BOTA

SHBA, shqetësime për një rritje të numrit të imigrantëve në kufi

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Maj 2023, 19:22
SHBA, shqetësime për një rritje të numrit të

Sot skandon urdhri ekzekutiv i miratuar gjatë pandemisë së koronavirusit, i cili u dha mundësi, për rreth 3 vjet autoriteteve amerikane, që të refuzonin kërkesat për azil, e të dëbonin menjëherë imigrantët, që mbërrin në kufirin jugor të vendit. Urdhri, që bazohej në një ligj për shëndetin publik të vitit 1944, mundësonte frenimin e imigrimit, në emër të mbrojtjes së shëndetit publik. Skadimi i urdhrit ekzekutiv, ka rritur shqetësimet për një rritje të shpejtë të immigrantëve që mbërrijnë në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Por administra Biden ka paralajmëruar masa të forta, për të shmanguar kalimin e paligjshëm të kufirit.

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas tha të mërkurën se pas datës 11 maj, pjesa dërrmuese e mijëra imigrantëve që do të synojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, përgjatë kufirit jugperëndimor me Meksikën, do të dëbohen menjëherë.

"Dua të jem i qartë, se skadimi i kufizimeve, nuk do të thotë se kufiri ynë do të jetë i hapur. Në fakt do të ndodhë e kundërta. Përdorimi i autoritetit tonë sipas një ligji ekzistues, me rregulla të forcuara mbi imigracionin, nënkupton pasoja më të rënda për personat që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Në ndryshim nga ajo që parashikonte urdhri që skadon, personave që dëbohen, bazuar mbi ligjin ekzistues të imigracionit, do t’u ndalohet hyrja për pesë vjet në Shtetet e Bashkuara dhe mund të përballen me ndjekje penale, nëse përpiqen të hyjnë sërish", tha zoti Mayorkas.

Disa ekspertë mbi çështje të kufirit thonë se aktualisht rreth 150,000 persona ndodhen në pjesën veriore të Meksikës, në pritje për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Në qytetin Matamoros të Meksikës, përballë qytetit Braunsvill të Teksasit, të mërkurën u vunë re ritme të qëndrueshme të mbërritjes së imigrantëve.

"Pse nuk prita për një takim?! Sepse pas datës 11 thonë se nuk do të hyjmë dot më. Ndaj njerëzit e kanë me kaq nxitim. Askush nuk mund ta thotë me siguri, por ne duhet t'u dalim problemeve përpara", thotë Wiljen Díaz, një emigrant nga Venezuela.

Zoti Mayorkas tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë urgjente për reformë në ligjet që lidhen me imigracionit, por prej vitesh Kongresi ka qenë i mbërthyer nga një ngërç lidhur me këtë çështje.

Ligjvënësit demokratë thonë se ata janë pro ndryshimeve për të mbrojtur imigracionin, ndërsa republikanët kanë një qëndrim më të ashpër, që synon reduktimin e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara.

Me skadimin e kufizimeve të pandeminë, agjentët e kufirit do të mbështeten tek një urdhër i ri mbi imigracionin, që do t’u mundësonte atyre kthimin e menjëhershëm mbrapsht, të atyre immigrantëve që nuk kanë kërkuar azil, në një nga vendet që kanë kaluar, përpara se të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara.

Përjashtim do të ketë vetëm për rrethana jashtëzakonisht imponuese, si urgjencat mjekësore akute, apo kur bëhet fjalë për persona viktima të një formë të rëndë trafikimi të qënieve njerëzore, apo që përballen me një kërcënim të menjëhershëm dhe ekstrem në Meksikë. Po kështu rregullat e reja mbi azilin nuk do të zbatohet për fëmijët, që udhëtojnë vetëm, të pashoqëruar nga prindërit, apo të afërmit e tyre.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?