Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
SHBA- Shtetet e Bashkuara të martën bënë thirrje për ndërprerjen e luftimeve ndërkufitare dhe uljen e tensioneve mes Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah, ndërsa rritet kërcënimi për një luftë në shkallë të gjerë.
Komentet e të dërguarit të posaçëm amerikan Amos Hochstein në Bejrut u bënë të martën ndërsa sulmet vazhduan të përshkallëzoheshin në të dy anët e kufirit. Izraeli dhe Hezbollahu filluan shkëmbimet me armë më 8 tetor, një ditë pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izraelin jugor.
Sulmet e fundit, duke përfshirë sulmin e Hezbollahut me dron të martën ndaj një tanku izraelit, pasuan një sulm izraelit në Libanin jugor, në të cilin u vra një komandant i lartë i Hezbollahut javën e kaluar. Hezbollahu i mbështetur nga Irani, i cili ishte aleat me grupin militant palestinez Hamas, ka thënë se do të ndalonte sulmet vetëm pas arritjes së një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka thënë se ai shpreson për një fund të konfliktit me Izraelin, por është i përgatitur të vazhdojë sulmet nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu "këmbëngul" për vazhdimin e luftës.
“Ne shpresojmë se lufta do të ndalet shumë shpejt, por nëse Netanyahu këmbëngul për luftë, ai do ta çojë entitetin zionist në katastrofë dhe do ta çojë frontin kundërshtar drejt një fitoreje historike të madhe dhe krenare”, tha ai.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se Hezbollahu po e vë në rrezik Libanin me përpjekjet e tij për të qenë "mburojë për Hamasin".
“Agresioni në rritje i Hezbollahut po na çon në prag të asaj që mund të jetë një përshkallëzim më i gjerë, që mund të ketë pasoja shkatërruese për Libanin dhe të gjithë rajonin”, tha zëdhënësi Hagari.
I dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Amos Hochstein i bëri thirrje Hamasit që të pranonte një marrëveshje armëpushimi të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ajo do të ndihmonte edhe në uljen e tensioneve në konfliktin përgjatë kufirit jugor të Libanit.
Zoti Hochstein tha se një armëpushim ose një zgjidhje diplomatike për të ndalur konfliktin Izrael-Hezbollah është "urgjente".
Sipas mediave, rreth 473 individë në Liban, duke përfshirë 94 civilë, janë vrarë që nga 8 tetori i vitit të kaluar. Zyrtarët izraelitë kanë raportuar të paktën 26 vdekje në Izrael për shkak të konfliktit, 11 prej të cilëve thuhet se janë civilë.
Marre nga VOA
Vladmir Putin dhe Kim Jong Un KOREA E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Korenë e Veriut herët të mërkurë...
GREQI- Qytetarët në Greqi janë paralajmëruar të jenë të kujdesshëm për shkak të rrezikut të lartë ...
Foto ilustruese SHBA- Më shumë se 70 milionë amerikanë rreth një në pesë banorë janë duke jetuar nën alar...
MAL I ZI- Presidenti bullgar Rumen Radev doli nga një takim i planifikuar me kryeministrin e Malit të Zi. Bëhet me dije se arsyeja që u la...
BRAZIL- Një ngjarje e pazakontë ka ndohur ku një kryebashkiak i Rio de Janeiro të Brazilit u kap duke iu bashkuar një takimi në ...
TURQI- David Thomas Blyth, me origjinë nga Edinburg në Skoci, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij këngëtaren e komedi...
SHBA- Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby në një konferencë tha ...
KROJEJA E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në kryeqytetin, Phenian, duke filluar zyrtarisht vizitën e tij të parë n...
ROMË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Romë. Bëhet me dije se një e moshuar ka humbur jetë nga uria. Gjithashtu viktima j...
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski SHKUP- Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të martën e ka dorëzuar në ...