Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ushtrojnë trysni për arritjen e një armëpushimi në luftën 10-mujore Izrael-Hamas. Marrëveshja, veç ndalimit të luftimeve do të përfshijë edhe lirimin e pengjeve të marrë gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Laurel Bowman negociatorët pritet të kthehen në bisedime, që po zhvillohen në Kajro, deri në fund të javës, pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken vizitoi rajonin.
Luftimet kanë vazhduar në Rripin e Gazës mëngjesin e të premtes, ndërsa Uashingtoni, Katari dhe Egjipti po vazhdojnë përpjekjet për ndalimin e luftës. Ushtria izraelite njoftoi të premten se ka vrarë ‘dhjetëra’ militantë gjatë luftimeve të një dite më parë.
Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se sulmet izraelite vranë të paktën 22 persona, ndërsa vazhdojnë luftimet Izrael - Hamas. Banori i Gazës, Majid al Dabak thotë se ai humbi të afërmit në këto sulme.
“Shtëpia u godit dhe të gjithë brenda, fëmijë, burra, gra u hodhën në erë, sikur shtëpia të mos ishte ndërtuar kurrë…”, thotë zoti Dabak.
Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thonë se përgjatë sulmeve 10 mujore izraelite janë vrarë më shumë se 40,000 palestinezë. Izraeli thotë se sulmet e tij kanë në shënjestër grupin të përcaktuar si terrorist nga Uashingtoni, Hamas, i cili vrau 1200 njerëz dhe mori qindra pengje gjatë sulmit të 7 tetorit.
Të enjten u njoftua se një tjetër luftanije amerikane hyri në ujërat e Lindjes së Mesme, ndërsa vazhdojnë tensionet në pritje të sulmi të mundshëm iranian ndaj Izraelit. Teherani është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e udhëheqësve të Hamasit dhe Hezbollahut, dy prej aleatëve të tij në rajon.
“Ne kemi shtuar praninë ushtarake në rajon. Besoj se është e drejtë të thuhet se kemi hyrë në zona që do të ndikojnë në llogaritjet e Iranit për mënyrën dhe, nëse vendos, të veprojë// Ky veprim gjithashtu dërgon një mesazh që ne jemi përkrah Izraelit”, tha Sabrina Singh, zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u kthye nga Lindja e Mesme këtë javë. Ai tha se negociatorët paraqitën një propozim që trajtonte çështjet e pazgjidhura midis Izraelit dhe Hamasit.
“Me partnerët tanë në Egjipt dhe Katar, mesazhi ynë është i thjeshtë, i qartë dhe urgjent. Ne kemi nevojë të arrijmë marrëveshjen për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve”, thotë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Ekspertët e lidhjeve arabo-izraelite thonë se puna e negociatorëve arabë është me rendësi kyçe për të ulur tensionet në rajon.
“Nëse ndërmjetësit arabë janë të bindur se Izraeli e ka pranuar propozimin e Blinkenit, mesazhi që do t'i përcillet Iranit dhe të tjerëve është se: “ne e kemi pajtimin e Izraelit, ende jo të Hamasit, por do të vazhdojmë të përpiqemi’”, thotë David Makovsky nga Instituti i Uashingtonit.
Izraeli thotë se i duhet dhënë fund kërcënimit të sigurisë nga Hamasi. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Rripi i Gazës. Kombet e Bashkuara thonë se 90% e 2.1 milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur që nga fillimi i luftës vitin e kaluar./ VOA
shba aarmepushim lindje e mesme
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
23 Gusht14:45
Holanda ndalon celularët në mbledhjet e kabinetit
HOLANDË- Ministrave holandezë u është kërkuar të dorëzojnë celularët e tyre përpara mbledhjeve të kabin...
E.D
BOTA
23 Gusht14:34
Përfshihet nga flakët hoteli në Korenë e Jugut, shtatë persona humbin jetën, dy prej tyre u hodhën nga kati i tretë
KOREJA E JUGUT- Shtatë persona u vranë dhe shumë të tjerë u lënduan pasi një zjarr shpërtheu në një hotel n&...
E.D
BOTA
23 Gusht14:11
Macron refuzon kandidaten e koalicionit të majtë për Kryeministre të Francës
Emmanuel Macron
FRANCË- Udhëheqësit e koalicionit të majtë të Francës kërkojnë që Emmanuel Macron të...
E.D
BOTA
23 Gusht14:08
Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 22-vjeçari
DURRËS- Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka aksidentuar dy ditë më parë një të ...
E.D
BOTA
23 Gusht13:52
Panik në Britaninë e Madhe, dy nga terroristët më të rrezikshëm mund të fitojnë lirimin nga burgu
BRITANI E MADHE- Dy nga terroristët më të rrezikshëm të burgosur në Britaninë e Madhe mund të lirohen nga burgu. Rangz...
E.D
BOTA
23 Gusht13:45
Takimi me shefin e CIA-s/ Kurti: Vizitë historike, mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ditën e sotme Drejtorin e CIA-s, William Burns. Sipas njoftimit zyrtar nga Qeveria e Kos...
E.D
BOTA
23 Gusht13:04
Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 7-vjeçarja, pesë persona mbetin të plagosur, mes tyre prindërit dhe vëllai i viktimës
ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 7-vjeçare dhe pesë persona t...
E.D
BOTA
23 Gusht12:46
Fundosja e jahtit luksoz në Itali/ Përfundojnë kërkimet, gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçares
ITALI- Trupi i pajetë i Hannah Lynch, vajzës 18-vjeçare të manjatit anglez Michael Lynch, e cila u zhduk pas fundosjes së jahtit lu...
M.B.
BOTA
23 Gusht12:07
Pas takimit me Kurtin, shefi i CIA-s përmbyll vizitën në Kosovë
Shefi i CIA-s, William Burns, shihet duke u larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin...
E.D
BOTA
23 Gusht11:57
“Janë zhvendosur 90 përqind e banorëve të Gazës”/ Zyrtari i OKB-së: Duhen mbrojtur civilët
GAZA- Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se urdhrat e evakuimit të lëshuara me qëllim mbrojtjen e c...