Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë neutralizuar një dron që fluturonte mbi ndërtesat qeveritare në qendër të Varshavës, ndërsa dy shtetas të Bjellorusisë janë arrestuar, njoftoi të hënën kryeministri polak, Donald Tusk.
“Pak më parë, shërbimi i sigurisë neutralizoi një dron që po fluturonte mbi ndërtesën qeveritare në rrugën Parkowa dhe mbi Pallatin Belweder”, shkroi Tusk në platformën X. Belweder është një nga rezidencat zyrtare të presidentit të Polonisë.
“Dy shtetas bjellorusë janë arrestuar”, shtoi ai, duke theksuar se policia po zhvillon hetimet.
Rruga Parkowa, ku ndodhi incidenti, ndodhet në një zonë të Varshavës ku janë të përqendruara ndërtesa qeveritare, Pallati Belweder dhe disa ambasada të huaja. Në afërsi ndodhet edhe ambasada ruse, raportoi televizioni publik polak TVP.
Zona është e shpallur ndalim-fluturim për dronët, përveç nëse operatorët marrin leje të posaçme. Sipas autoriteteve lokale të Varshavës, shkelja e këtij rregulli konsiderohet vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim.
Incidenti ndodhi në një kohë kur Polonia gjendet në gjendje të shtuar gatishmërie, pasi disa dronë rusë hynë në hapësirën e saj ajrore të mërkurën e kaluar, duke shtyrë NATO-n të dërgojë avionë luftarakë për t’i rrëzuar.
Atëherë, për herë të parë që nga fillimi i luftës, avionë luftarakë perëndimorë rrëzuan dronë rusë, duke rritur frikën në një rajon që është në prag tensioni që nga viti 2022, kur Moska nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.
Tusk paralajmëroi se kjo ishte “më e afërta që kemi qenë ndonjëherë me një përplasje të hapur që nga Lufta e Dytë Botërore".
Rusia ka deklaruar se Polonia nuk ishte shënjestër e sulmeve, ndërsa aleati i saj, Bjellorusia, ka pretenduar se dronët kishin devijuar nga kursi për shkak të ndërhyrjeve elektronike. Megjithatë, liderët evropianë janë të bindur se bëhej fjalë për një provokim të qëllimshëm nga Moska.
Në muajt e fundit, avionët polakë janë ngritur disa herë për të patrulluar hapësirën ajrore përballë sulmeve ajrore ruse ndaj Ukrainës, por shumica e këtyre ndërhyrjeve kanë ndodhur gjatë natës ose në orët e hershme të mëngjesit./REL
Artikuj te sugjeruar
BOTA
15 Shtator23:43
Një përparim i rrallë në bisedime, SHBA-ja dhe Kina arrijnë një marrëveshje kornizë për TikTok-un
Zyrtarët amerikanë dhe kinezë thanë të hënën (15 shtator) se kanë arritur një marrëveshje kornizë pë...
BOTA
15 Shtator23:37
Vendet e NATO-s tregojnë forcën në Arktik
Stërvitja ushtarake e NATO-s “Arctic Light 2025” është duke u zhvilluar aktualisht në brigjet e Groenlandës, me mbi 550 ush...
BOTA
15 Shtator23:02
Ushtria amerikane sulmon anijen që dyshohet se transportonte narkotikë nga Venezuela, 3 viktima
Ushtria amerikane vrau tre persona në një tjetër sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje në ujërat ndërkombëtare rreth...
BOTA
15 Shtator22:35
Trump nuk e përjashton mundësinë e sulmit ushtarak ndaj Venezuelës: Po na dërgojnë bandat dhe drogën e tyre
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një sulmi ushtarak ndaj Venezuelës. Trump e akuzon Venezuel...
BOTA
15 Shtator22:06
Elon Musk deklaratë të fortë kundër George Soros: Ka kryer krime të shumta kundër njerëzimit
Miliarderi George Soros ka kryer krime të shumta kundër njerëzimit. Deklarata bëhet nga një tjetër miliarder, një nga njer&eu...
BOTA
15 Shtator21:56
Greqia në alarm! Luftë dhjetëditore për të ndaluar përhapjen e lisë te delet dhe dhitë
Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit po e vë vendin në gatishmëri operacionale, pas takimit të mbajtur nën drejtimin e Mini...
BOTA
15 Shtator20:55
“Rusia do t’i ndjekë shtetet e BE-së deri në fund të shekullit”/ Ish-presidenti plas b*mbën, paralajmëron për konflikt të ri
NATO është zyrtarisht në luftë me Rusinë. Kështu është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. N...
BOTA
15 Shtator20:57
Mesazhet me “pullë të kuqe” për deputeten, Këshilltari i lartë i kryeministrit britanik jep dorëheqjen. Qeveria: E tmerrshme të lexosh se...
Një këshilltar i lartë i Keir Starmer ka dhënë dorëheqjen pasi u zbulua se i kishte dërguar mesazhe të papërshtatsh...
BOTA
15 Shtator20:29
Çmonton argumentin kryesor të Prokurorisë/ Si u prit në Kosovë dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan
Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të hënë...