
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në varrezat e Halkidës në Greqi, teksa një i ri grek është plagosur rëndë në kokë, pasi është goditur me lopatë nga një shqiptar pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas mediave greke, dyshohet se shqiptari plagosi të riun grek me lopatë në kokë, pasi ky i fundit raportohet se i ka ofenduar të motrën. Ndërsa ngjarja u agravua në momentin kur babai i të plagosurit pa të birin të gjakosur. Ai sulmoi automjetin e shqiptarit dhe i shkaktoi disa dëme. Po ashtu bëhet me dije se i riu grek ka kaluar natën në spitalin e Halkidës.
Gjithashtu sipas ‘Protothema.gr’, në konflikt u përfshinë 7 persona, mes tyre edhe edhe vajza e mitur e familjes së parë. Ata përfunduan në rajonin e Policisë dhe më pas u liruan me urdhër të prokurorit. Të përfshirët në konflikt do të akuzohen për dëmtim të rrezikshëm trupor, dëmtim të thjeshtë trupor, fyerje dhe dëmtim të pronës së tjetrit.
“Dyshohet se viktima i bëri një vërejtje motrës së mitur të personit tjetër dhe filloi gjakderdhja”, thanë dëshmitarët për policinë.
Më pas, babai i viktimës, i cili është punonjës i varrezave të Halkidit, sapo pa të birin të plagosur, sulmoi familjen tjetër, duke shkaktuar dëme në automjetet e tyre. I riu u dërgua vetë në Spitalin e Halkidës, ku qëndroi gjatë natës për trajtim.
Në fund, policia mori denoncim nga të dyja familjet për sulm dhe plagosje dhe shoqëroi në Komisariat 7 persona, përfshirë vajzën e mitur të familjes shqiptare. Ata u liruan me urdhër verbal të Prokurorit, megjithatë dosja është nën hetim.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
12 Shtator12:42
Kryeministri polak: Sulmi me dronë nuk u krye gabimisht!
Kryeministri polak Donald Tusk hodhi sot poshtë vlerësimin e presidentit amerikan Donald Trump se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dron...
BOTA
12 Shtator12:21
Dy të rinj shqiptarë vjedhin një “Audi” dhe aksidentohen, njëri vdes në vend
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Bologn&eum...
BOTA
12 Shtator11:47
E zhveshën, dhunuan brutalisht dhe e hodhën në lumë, ministri grek kërcënohet se do të ketë fatin e homologut të tij
Ministri i Shëndetësisë në Greqi kërcënohet me mesazhe se do të ketë fatin e homologut të tij në Nepal q&eum...
BOTA
12 Shtator11:11
Dogana e Kosovës sekuestron 50 fishekë në Pikën Kufitare Hani i Elezit
Zyrtarët e Njësitit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë sekuestruar 50 fishekë të kalibrit 9 mm (lloj...
BOTA
12 Shtator10:46
E rëndë/ Kërcënohen vajzat e presidentes Vjosa Osmani, arrestohet kameramani që i filmoi në shkollë
Kameramani Jetmir Muji është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor Qendër në Prishtinë, pasi pretendohet se kishte xhi...
BOTA
12 Shtator10:14
VIDEO/ Vrasja e Charlie Kirk, FBI publikon pamjet, atentatori zbret nga çatia dhe zhduket drejt pyllit
FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i armatosur duke k&eum...
BOTA
12 Shtator10:09
NATO nis lëvizjen e gurëve, forcohet mbrojtja pas incidentit në Poloni! Thirret Këshilli i Sigurimit
NATO ka nisur vendosjen e trupave, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe artilerisë në krahun lindor, pasi Polonia akuzoi Rusinë për nj&e...
BOTA
12 Shtator09:14
Grusht shteti në Gjermani, padi kundër “separatistëve saksonë”
Dhjetë muaj pas shpërbërjes së grupit neonazist “Separatistët saksonë”, Zyra e Prokurorit Federal ka ngritur akuza kun...
BOTA
12 Shtator09:09
Plagosi me thikë mësuesen në Gjermani, zbardhet motivi i sulmit të 17-vjeçarit shqiptar
Plagosja e rëndë me thikë e mësueses nga nxënësi 17-vjeçar kosovar në Essen ka motive fetare. Autori i dyshuar i kri...
BOTA
12 Shtator08:53
27 vite burg për Bolsonaron, Trump: Kështu u munduan të ma bënin edhe mua!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se ishte “shumë e habitshme” që ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, u d&...