I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si këshilltar të përkohshëm për sigurinë kombëtare, pas shkarkimit të Michael Waltz. Por shumë figura në galaktikën e Trump kanë frikë se ky veprim mund të çojë në një “tërmet” pozicionesh, përfshirë edhe postin e kreut të Pentagonit, ku aktualisht ndodhet Pete Hegseth.
Sipas Wall Street Journal, Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Mbrojtjes ka zgjeruar hetimin e saj mbi rrjedhjen e informacionit të klasifikuar, duke hapur një dosje për rastin e një bisede të krijuar nga Hegseth, ku ai kishte përfshirë gruan e tij, Jennifer Rauchet, vëllain e tij, Phil Hegseth, dhe avokatin Tim Parlatore, duke ndarë informacione mbi një plan ushtarak për të sulmuar Huthitët në Jemen.
Pentagoni tha se qëllimi i hetimit është të përcaktohet nëse Sekretari i Mbrojtjes dhe personeli tjetër kanë ndjekur procedurat për përdorimin qeveritar të aplikacioneve të mesazheve komerciale. Sip[as raportimeve nuk është e qartë se kur do të përfundojë hetimi, por kjo përfaqëson një shenjë shqetësuese për Hegseth, në dritën e ngjarjeve të fundit.
Vendimi për të larguar Waltz erdhi pas zbulimeve në mars, kur këshilltari kishte përfshirë gabimisht redaktorin e The Atlantic në një grup bisedash qeveritare në platformën Signal. Në javët e fundit, Waltz ishte i pranishëm në të gjitha programet televizive, në një përpjekje për të forcuar pozicionin e tij dhe për të reduktuar thashethemet për një rënie të besimit në rrethin e ngushtë të presidentit. Por kjo doli të ishte një përpjekje e kotë.
Precedenti i mandatit të parë
Shkarkimi është një sinjal për të gjithë stafin, nga të cilët Trump kërkon besnikëri maksimale. Por, siç u përmend, është e mundur që të ketë filluar një spastrim më i përgjithshëm një praktikë jo e re për stilin e manjatit, i cili gjatë mandatit të tij të parë largoi, brenda tetë muajve të parë të presidencës, një sërë këshilltarësh.
Nga strategu kryesor Steve Bannon, te shefi i stafit Reince Priebus, dhe sidomos një tjetër këshilltar për sigurinë kombëtare Michael Flynn i detyruar të jepte dorëheqjen pasi kishte gënjyer për kontaktet e tij me diplomatët rusë. Flynn qëndroi më pak se Waltz vetëm tre javë.
Sipas Washington Post, fillimisht Trump kishte ngurruar për të shkarkuar Waltz, i cili konsiderohej si një nga bashkëpunëtorët më besnikë të tij, por ishte vetë ekipi presidencial ai që e bindi për pasigurinë e tij në një rol kaq delikat. Shtysa përfundimtare erdhi nga zbulimet e reja se Waltz kishte përdorur llogarinë e tij personale në Gmail për të ndarë materiale të klasifikuara të qeverisë një rast që shkaktoi protesta nga demokratët në Kongres dhe heshtje të turpshme nga republikanët.
I konsideruar si një kundërshtar i administratës nga elementë kyç, ish-këshilltari nuk kishte arritur të bindte plotësisht stafin presidencial ai ishte akuzuar se kishte mbështetur ndihmat për Ukrainën dhe se ishte kundërshtuar ndaj tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.
Është e mundur që shtytja përfundimtare për largimin e Waltz-it të jetë ndikuar edhe nga qëndrimi i Laura Loomer, aktivistja dhe blogerja e njohur e së djathtës, shumë e dëgjuar nga vetë Trump, e cila ka kritikuar hapur një sërë bashkëpunëtorësh të presidentit, përfshirë edhe Waltz-in.
Loomer ka kritikuar edhe zëvendësin e Waltz, Alex Wong, i cili tashmë thuhet se është pranë largimit nga detyra. Por as Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk po kalon ditë të lehta, pasi është përfshirë nga një skandal në tjetrin. Hegseth jo vetëm që kishte shpërndarë informacione konfidenciale në bisedë me pjesëmarrjen e një gazetari, por kishte krijuar edhe një grup tjetër në Signal, ku ndante të dhëna të klasifikuara me gruan, vëllain dhe avokatin e tij personal.
Në mbledhjen e fundit të kabinetit, Trump i dha fjalën duke e prezantuar me ironi si personin më pak të diskutueshëm në qeveri, duke shkaktuar të qeshura në sallë. Më pas, e lavdëroi, duke thënë: “Njerëzit nuk e dinë sa i mirë është ai.”
Por kjo nuk mjafton për ta qetësuar Sekretarin e Mbrojtjes. Vetëm disa ditë më parë, Trump kishte thënë për Waltz-in se ai është një djalë i mirë. /La Repubblica/
foto ilustruese KIEV- Parlamenti ukrainas do të ratifikojë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për aksesin në burimet minera...
SHBA- Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajm...
QIPRO- Një aksident i rëndë ndodhi të enjten në mëngjes në vendin ku do të mbahet festivali i teknologjisë TEKNOF...
VATIKAN- Kardinali gjenovez, Mauro Piacenza sot 80 vjeç nuk është më mes atyre që do të zgjedhin Papën që do t&...
trump, waltz SHBA- Këshilltari në largim për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, tha se ndihet i nderuar që do të vazhdoj&eu...
trump, lacivita SHBA- Një nga arkitektët e fitores së Donald Trump në vitin 2024 pretendon se ka bërë një vizitë n&...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump bëri një tjetër njoftim të jashtëzakonshëm përmes llogarisë s&...
rubio, waltz SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të caktojë Mike Waltz për të shërbyer si ambasador në O...
tim walz SHBA- Guvernatori i Minesotës dhe ish-kandidati demokrat për zëvendëspresident, Tim Walz, ka reaguar mbi largimin nga detyra t...
IRANI- Irani akuzoi Shtetet e Bashkuara të martën për sjellje kontradiktore dhe deklarata provokuese pasi Uashingtoni e paralajmë...