BOTA

"Shpërqëndrim dhe rrugë pa krye"/ Analiza e DW: Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

b.z Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2025, 13:55
"Shpërqëndrim dhe rrugë pa krye"/ Analiza e DW: Sa
Trump

SHBA - Lideri i parë i huaj që vizitoi zyrtarisht Shtëpinë e Bardhë në mandatin e dytë të presidentit Donald Trump është shumë i diskutueshëm. Por vetë vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu – i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ato që ajo i quan "krime kundër njerëzimit” – nuk është më e diskutueshmja gjatë këtij takimi.

Ishte deklarata e Trumpit për marrjen e Gazësnga SHBA nën kontroll ajo që shkaktoi më së shumti reagime. Trump tha se Amerika duhet të marrë Rripin e Gazës nën kontroll. "Të gjithë me të cilët kam folur e pëlqejnë idenë që Shtetet e Bashkuara të marrin nën kontroll këtë pjesë toke, duke krijuar mijëra vende pune", tha ai në paraqitjen e përbashkët me kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë.

Trumpi tha se dëshiron të transformojë Gazën në "Rivierën e Lindjes së Mesme" ku "do të jetojnë njerëzit nga mbarë bota"

'Një shpërqendrim dhe rrugë pa krye'

"Këto deklarata se ne do të marrim këtë vend nën kontroll mund të përmbysin konsensusin dypartiak në SHBA. Kjo ide nuk është as praktike," thotë Brian Katulis, nga Instituti për Lindjen e Mesme. Kjo rrugë, sipas tij, nuk të çon askund. Pra, është një shpërqendrim i vëmendjes dhe nuk ka gjasa të prodhojë ndonjë rezultat domethënës."

Bisedat për marrjen e Gazës nga SHBA-të pasuan deklaratat e Trumpit se banorët e Gazës "nuk kanë alternativë" veçse të largohen nga territori i tyre dhe të shkojnë në Egjipt dhe Jordani. Kjo ide është refuzuar me vendosmëri nga presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah II.

Nga ana e tij, Netanyahu u duk sikur e pranoi këtë ide të Trumpit, duke thënë se ia vlen t'i kushtohet vëmendje dhe se është "diçka që mund të ndryshojë historinë". Pranimi në dukje i Netanyahut që SHBA të marrë nën kontroll Rripin e Gazës është një lehtësim për te, në krahasim me presionin e vazhdueshëm që vinin ndaj tij prej dministratës Biden, i cili kërkonte një plan më real.

"Deri më sot, edhe pse është në fuqi armëpushimi, nuk ka asnjë plan real për qeverisjen në Rripin e Gazës. Ai [Netanyahu] kundërshtoi hyrjen e autoriteteve palestineze atje," tha Katulis, duke shtuar se kryeministri izraelit mund të jetë shumë i kënaqur me idenë që SHBA të marrë kontrollin, por askush tjetër nuk mendon se ajo është vërtret reale.

A do të qëndrojë marrëveshja e armëpushimit?

Është e paqartë nëse idetë e Trumpit për marrjen e Gazës janë reale apo thjesht një zhvendosje e vëmendjes. Por është e qartë se vizita e Netanyahut vjen në kohën e sfidave të mëdha për paqen në Lindjen e Mesme – duke filluar nga hapat e ardhshëm për armëpushimin në Gazë e deri tek mundësia e normalizimit të marrëdhënieve Izrael-Saudi dhe stabiliteti në rajon.

Armëpushimi do të skadojë në mars, nëse Izraeli dhe Hamasi nuk arrijnë marrëveshje për vazhdimin e tij. Hamasinuk dëshiron të lirojë më shumë pengje nëse Izraeli nuk e ndalon luftën dhe nuk tërhiqet nga Gaza. Ndërkohë që Izraeli përsërit vazhdimisht se do të shkatërrojë Hamasin.

"Çmimi që Hamasi do të kërkojë për lirimin e ushtarëve izraelitë do të jetë shumë i lartë," thotë Jon Alterman, Drejtor i Programit për Lindjen e Mesme në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). Ndërsa Izraeli kërkon largimin përgjithmonë nga skena të Hamasit. E kjo mund të rëndojë negociatat. Propozimet e deritanishme për shkëmbime nuk janë pranuar. Negociatat kanë ngelur në vendnumro dhe nuk dihet nëse do të kenë sukses.

Pas vizitës gati njëjavore të Netanyahut në SHBA, Izraeli do të dërgojë në Katar një delegacion në negociata rreth marrëveshjes për vazhdimin e armëpushimit me Hamasin. Por Alterman nuk është i sigurt për perspektivën e paqes atje. "Unë nuk jam i sigurt se lufta ka përfunduar atje", tha ai.

Normalizim marrëdhëniesh Izrael Arabi-Saudite?

Në fazën e dytë të negociatave duhet të bisedohet edhe për projektin e madh të normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Por kjo duket tani shumë larg. Mes tyre ka mosmarrëveshje shumë të mëdha për të ardhmen dhe statusin e Rripit të Gazës.

"Pa një plan të besueshëm drejt një zgjidhjeje me dy shtete, që përfshin Gazën për palestinezët, asnjë nga këto plane nuk do të rezultojë me sukses," thotë Katulis nga Instituti i Lindjes së Mesme. "Sauditët nuk do ta pranojnë ndonjë zgjidhje që nuk përfshin krijimin e dy shteteve”.

Dëshirat e Trumpit për të marrë kontrollin në Gazë dhe për të qenë njeriu që arrin normalizimin e raporteve Izrael-Saudi nuk do të realizohen, vetëm pse ai e dëshiron këtë. "Ekziston një bindje e thellë se Trumpi dëshiron ta bëjë këtë vetëm për të thënë se ai është i vetmi që ka mundur ta bëjë një gjë të tillë. Jam skeptik se këto ide mund të realizohen pa u plotësuar kushtet e nevojshme", tha Alterman.

Dallgët pas deklaratave të Trumpit e bëjnë të paqartë se çfarë është arritur në fakt gjtë vizitës së kryeministrit izraelit në SHBA. Për 47.000 palestinezët e vrarë (sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës) çdo marrëveshje vjen tepër vonë. Për 76 pengjet izraelite, për të cilat akoma nuk dihet asgjë, ende ka shanse. Trump mund t'i shtyjë palët drejt paqes dhe marrëveshjeve. Por idetë për marrjen e Gazës nga SHBA-ja vetëm mund të dëmtojnë proceset e tanishme./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan