Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
KOSOVA- Ambasadat e Shteteve të QUINT-it [SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë], Zyra e Bashkimit Evropian dhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë më 6 qershor kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj që të finalizojë shpronësimin e mbi 100 parcelave në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.
Një ditë më herët, Radio Evropa e Lirë raportoi për vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokave në Leposaviç dhe Zubin Potok, i cili përjashton disa parcela private, por vetëm të atyre qytetarëve që e kanë fituar procesin në gjykatë.
Në deklaratën e QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së thuhet se “Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit. Vërejmë se sistemi gjyqësor i Kosovës ka identifikuar shqetësime të ngjashme ligjore me vendimin preliminar të shpronësimit, të cilin Qeveria ende nuk e ka adresuar”.
Qeveria e Kosovës ka filluar procesin e shpronësimit në komunën e Leposaviqit dhe atë të Zubin Potokut në mes të janarit të vitit 2023, kur disa toka atje i ka shpallur “pasuri të paluajtshme me interes të veçantë publik - të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”.
Bazuar në vendimin paraprak të Qeverisë, sipërfaqja e përgjithshme e shpronësimit të planifikuar atëkohë ka qenë rreth 104 hektarë në Leposaviq dhe rreth 33 hektarë në Zubin Potok. Por, në vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës të datës 30 maj, thuhet se në Leposaviq do të shpronësohen 96 hektarë, që do të thotë tetë hektarë më pak.
“Përderisa disa nga pronat e paraqitësve të kërkesës u hoqën nga vendimi përfundimtar i shpronësimit, na vjen keq që Qeveria e Kosovës nuk priti që të gjitha procedurat e hapura gjyqësore të gjykoheshin plotësisht përpara se të merrte këtë vendim”, thuhet në deklaratë.
Ndër tjerash theksohet se është “thelbësore që Qeveria të bëjë përpjekje për të siguruar që aktivitetet e shpronësimit të jenë në përputhje me ligjin”.
Aty shtohet se duhet të ndiqet procesi i duhur dhe që të drejtat pronësore të pronarëve të respektohen plotësisht. Gjykata e Apelit e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë më 5 qershor se shqyrtimi i një vendimi të Gjykatës Themelore lidhur me këtë çështje është ende në vazhdim. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokave në Leposaviq dhe Zubin Potok, është marrë në përputhje me aktgjykimet e formës së prerë të gjykatave të Kosovës, të cilat kanë kërkuar përjashtimin e disa parcelave nga shpronësimi.
“Gjykata ka qenë e qartë kur ka konstatuar se shumica e paditësve nuk kanë pasur legjitimitet për të nisur procedura ligjore, sepse nuk kanë mundur të dëshmojnë pronësinë e tyre mbi tokën që është subjekt i shpronësimit. Në vazhdën e kësaj, Qeveria ka vepruar në bazë të vendimeve gjyqësore dhe ligjeve në fuqi”, thotë Kryeziu.
Shtetet e QUINT-it, në deklaratën e tyre, theksojnë se ndaras ia kanë shprehur më herët shqetësimin Qeverisë se “projektligji i shpronësimit nuk është në përputhje me zotimet e Kosovës të marra sipas Planit të Ahtisaarit”, duke shtuar se e kanë inkurajuar atë që ta modifikojë ligjin në përputhje me rrethanat para se ta miratojë atë.
Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte refuzuar shumicën e padive të qytetarëve serbë, të cilët paditën Qeverinë e Kosovës dhe kërkuan të “vërtetohet se nuk ekziston interes i veçantë publik për pasuritë e paluajtshme të paditësve”./REL
Foto ilustruese SPANJË- Partia katalonase Junts, e drejtuar nga Carles Puigdemont, i është drejtuar Parlamentit të Spanjës me nj&e...
Vladimir Putin RUSIA- Presidenti rus Vladimir Putin, tha të mërkurën se Rusia mund të përdorë armët bërthamore n&eu...
Aksidenti SIBERI- Një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën mëngjesin e sotëm kur dy tramvaje u p&eum...
Foto ilustruese MEKSIKË- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar vdekjen e një burri në Meksik&e...
Foto ilustruese GJERMANI- Financimi i dëmeve klimatike është një temë e rëndësishme në Samitin e ardhshëm t&eu...
Cereminia nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar gjatë një procesioni nga Katedralja Bayeux deri në Vigjiljen e Madhe në Varr...
Fico SLLOVAKI- Kryeministri sllovak, Robert Fico ka reaguar për herë të parë pas atentatit që iu bë tre javë më par...
Veshja RUSI- Një gjykatë në Moskë gjobiti një turist iranian me 50,000 rubla sipas protokollit ...
Aksidenti ÇEKI- Katër persona vdiqën dhe 26 të tjerë u plagosën kur një tren pasagjerësh dhe mallrash&n...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, mbërriti në Katar më 5 qershor për një vizitë zyrtare, ku do t&eu...