Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
WASHINGTON – Presidenti Joe Biden përdori fuqitë e tij ekzekutive për të bllokuar publikimin e audio-regjistrimit të intervistës së tij me Prokurorin e posaçëm Robert Hur, e cila është në qendër të përpjekjeve të ligjvënësve republikanë për të mbajtur përgjegjës Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland për moszbatim të një kërkese të Dhomës së Përfaqësuesve ndaj tij. Departamenti amerikan i Drejtësisë i njoftoi të enjten ligjvënësit për këtë hap të Presidentit Biden.
Veprimi i Presidentit Biden vjen ndërkohë që Komisioni për Mbikëqyrjen dhe Përgjegjësinë dhe Komisioni për Çështjet Ligjore në Dhomën e Përfaqësuesve pritet të mbajnë seanca dëgjimore. Ata pritet të rekomandojnë që ligjvënësit ta referojnë zotin Garland tek Departamenti i Drejtësisë për moszbatim të kërkesave të Kongresit, për shkak të refuzimit të departamentit që t’ua dorëzojë ligjvënësve audio-regjistrimin.
Përmes një letre të enjten, Prokurori Garland e këshilloi Presidentin Biden se çështja e audio-regjistrimit bie brenda fuqive të tij ekzekutive. Zoti Garland i tha Presidentit Biden se “nevojat e komisioneve të Kongresit janë thjesht të pamjaftueshme për të justifikuar pasojat e dëmshme që publikimi i regjistrimeve do t’i ketë mbi integritetin dhe efektshmërinë e hetimeve të ngjashme në të ardhmen.”
Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Carlos Felipe Uriarte u bëri thirrje ligjvënësve të mos vazhdojnë më tej me akuzat ndaj zotit Garland, në mënyrë që të shmangin “një konflikt të panevojshëm dhe të pajustifikueshëm”.
“Është një qëndrim i hershëm i pushtetit ekzekutiv, që e kanë respektuar si administratat demokrate edhe ato republikane, që nëse një zyrtar zbaton kërkesën e presidentit për të ushtruar kompetencat ekzekutive, ai nuk mund të akuzohet për moszbatim të kërkesave të Kongresit,” shkroi zoti Uriarte.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Ed Siskel i drejtoi një letër të ashpër Kongresit të enjten duke vënë në dukje se përpjekjet e ligjvënësve për ta marrë audio-regjistrimin nuk kanë asnjë qëllim legjitim dhe se qëllimi i tyre është më se i qartë – “ta redaktojnë, shtrembërojnë dhe ta përdorin (audio-regjistrimin) për qëllime partiake.”
Kjo letër e Shtëpisë së Bardhë është një konfirmim i tërthortë i njoftimeve që intervista e zotit Biden me prokurorin Hur përmban momente për të cilat ka shqetësime që mund ta portretizojnë negativisht presidentin amerikan gjatë një viti zgjedhor – situatë që mund të përkeqësohet nga publikimi, apo publikimi i pjesshëm, i audio-regjistrimit.
Teksti i zbardhur i intervistës me Prokurorin e Posaçëm Hur tregon se Presidenti Biden kishte vështirësi të kujtonte disa data dhe se nganjëherë ngatërronte disa detaje – një gjë që, sipas këshilltarëve të tij, ai e ka bërë me vite publikisht dhe privatisht – por që për shumë çështje të tjera ai ka një kujtesë të thellë. Zoti Biden dhe këshilltarët e tij janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me moshën e presidentit. Si 81 vjeçar, Presidenti Biden është presidenti më i moshuar në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe tani po kandidon edhe për një mandat katër vjeçar.
Prokurori i Posaçëm Hur gjeti prova se Presidenti Biden me qëllim kishte vazhduar të mbante dosje të klasifikuara dhe se këto dosje ai ia tregoi një bashkëpunëtori me synimin për të shkruar një libër. Por, zoti Hur arrin në përfundim se gjetjet e tij janë të pamjaftueshme për të ngritur aktpadi penale ndaj Biden./VOA
SHBA- Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, e ka etiketuar Donald Trumpin si një racist, seksist dhe homofob. “Un&e...
foto ilustruese GJEORGJI- Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, kundër vendimit t&eu...
foto ilustruese KOSOVË- Gjermania, Italia dhe Franca i janë përgjigjur letrës së dërguar nga Qeveria e Kosovës drejtuar ...
foto ilustruese LETONI- Shërbimet letoneze të sigurisë kanë bërë dy arrestime të personave të dyshuar p&e...
foto ilustruese JEMEN- Të gjitha anijet e destinuara për portet izraelite do të jenë në shënjestër të Houthis ...
Kate Middleton MBRETËRI E BASHKUAR- Fotografitë e papublikuara më parë të familjes mbretërore do të paraqiten n&eum...
pamje nga ngjarja ITALI- Pas Milanos, një valë e rëndë e motit të keq goditi edhe rajonin e Veneto-s, në veril...
Omar Bin Omran ALGJERI- Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit i përkasin një burri i cili u “rrëmbye” si adole...
baobab AFRIKË- Shkencëtarët kanë zgjidhur misterin e origjinës së pemëve të lashta baobab. Sipas studimeve t&e...
PALESTINË- Qeveria palestineze nuk ka marrë mbështetjen financiare që priste nga partnerët ndërkombëtarë dhe rajonal&e...