Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
RUSI- Në Telangana të Indisë, një person po bën përpjekje të dëshpëruara për të kthyer vëllanë e tij nga fronti i forcave ruse në Ukrainë, pasi ai u mashtrua të punojë për Rusinë gjatë sulmit në këtë vend fqinj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Wilkins, ekspertët thonë se hile të tilla përdoren vërtet nga Rusia, ndërsa shpjegojnë se përse ajo i mashtron shtetasit e huaj që të marrin pjesë në këtë luftë.
Salman Zahur Sayyed thotë se vëllanë e tij e mashtruan që të punojë në vijën e frontit për Rusinë gjatë sulmit në Ukrainë.
Ai shkoi në Rusi pasi iu premtua se do të punojë për qeverinë, me një pagë rreth dy mijë dollarë në muaj dhe mundësinë për të marrë shtetësinë ruse. Kur mbërriti, ai nënshkroi një kontratë. Pastaj, gjërat filluan të përkeqësohen.
“Kur vëllai im dhe të tjerë kuptuan se çfarë po ndodhte, u thanë se do t’u duhet të luftojnë sa herë që i nevojiten ushtrisë, pasi tashmë i kishin firmosur dokumentet”, tregon zoti Sayyed.
Ai thotë se kontrata ishte në rusisht dhe se vëllai i tij nuk kishte se si ta kuptonte.
Megjithëse vëllai i tij është pjesë e forcave mbështetëse dhe jo pjesë e njësive luftarake, ai ka qenë në front pranë Khersonit dhe vetëm dy muaj më parë pa se si njëzetë indianë, nepalezë dhe rusë u vranë nga një sulm me dronë ukrainas.
Sipas analistëve, qindra njerëz nga vende si India, Nepali dhe Kuba janë mashtruar për t’u bërë pjesë e forcave ruse në Ukrainë. Ata thonë se evidenca tregon se Rusia po e shton këtë praktikë.
“Ndonjëherë këto metoda i ngjasojnë trafikimit të qenieve njerëzore, pasi rusët përqëndrohen tek personat që duan të largohen nga vendi i tyre. Indianët dëshirojnë të gjejnë mundësi për t’u larguar nga India dhe ata në thelb i joshën. I mashtruan”, thotë Milosz Bartosiewicz, nga Qendra për Studime Lindore.
Një tjetër eksperte i tha Zërit të Amerikës se është e zakonshme që vendet ndërluftuese të rekrutojnë shtetas të huaj, por se sipas analizës së saj historike të dy shekujve të fundit, mashtrimi i rekrutëve që të punojnë në zona lufte është përdorur shumë rrallë në të kaluarën.
“Arsyeja përse nuk bëhet kjo është sepse ka kosto të thella politike. Merr kështu ushtarë aspak të mirë, që nuk kanë asnjë dëshirë për të luftuar, pasi nuk kanë ardhur aty për të luftuar. Pra nuk ka ndonjë përfitim domethënës. Ky është një fenomen i rrallë dhe na tregon se sa beson Putini se mund të përballojë ushtria ruse në Ukrainë dhe se çfarë i nevojitet për të fituar – pra se sa i madh është ky hendek”, thotë Elizabeth M.F. Grasmeder, nga Universiteti Duke.
Zoti Sayyed thotë se vëllai i tij as nuk e di nëse po paguhet.
“Nuk kanë patur mundësi të kontrollojnë nëse kanë marrë ndonjë pagesë në bankë, pasi gjenden larg civilizimit nëpër pyje. Agjentët mund t’i kenë mashtruar duke u dhënë edhe të dhëna jo të sakta bankare”, thotë ai. Zoti Sayyed thotë se mënyra e vetme për t’u lidhur me të vëllanë është kur ndonjë ushtar rus i lë telefonin e tij për të folur. /VOA
donald trump SHBA- Të shtëna me armë zjarri pranë klubit të tij të golfit në kanë ngritur sërish alarmin p&eum...
donald trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump është "i sigurt" pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij, ka...
foto nga permbytjet POLONI- Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka thënë se qeveria e tij do të shpallë një gjendje fatkeq&...
nendetesja SHBA-Vitin e kaluar, një zhytje nga nëndetësja Titan e kompanisë "Oceangate" përfundoi "xhiron" e saj në mëny...
aleksandar vucic SERBI- Masat e autoriteteve në Prishtinë, të cilat shkaktuan tensione të reja Serbi-Kosovë ishin arsyeja e n...
pamje nga permbytjet EVROPË- Disa shtete evropiane po përballen me vërshime vdekjeprurëse. Rumania ka raportuar për pesë t&eu...
foto ilustruese KOSOVË- Prej se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022, Pr...
Admiral Rob Bauer SHBA- Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer thotë se ligji për konfliktin e armatosur i jep Ukrainë...
SERBI- Eksperti austriak Gunther Fehlinger ka komentuar kërkesat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç në lidhje me Kosovën. D...
TURQI- Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë makaronash në lagjen Hendek të Sakarya në Turqi, duke l&eu...