Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Ndërkohë që disa shtete amerikane po konsiderojnë metoda të reja për të zbatuar dënimin me vdekje, opinioni publik amerikan po jep shenja se po ndryshon qëndrim dhe nuk po përkrah ekzekutimin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias i hedh një vështrim argumenteve pro dhe kundër dënimit me vdekje, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po përballen me thirrje të shtuara ndërkombëtare të heqin dorë nga kjo praktikë.
Zbatimi i dënimit me vdekje në Shtetet e Bashkuara po shqyrtohet sërish, pasi shteti i Alabamës përdori për herë të parë në janar gaz nitrogjeni për të ekzekutuar një të dënuar me vdekje.
Shtetet po kërkojnë metoda alternative të ekzekutimit ndërkohë që substancat për injeksionet vdekjeprurëse janë të pakta. Por ende nuk ka konsensus se cila formë e ekzekutimit konsiderohet më e njerëzishme.
“Disa shtete po shqyrtojnë mundësinë të kthehen te skuadra e pushkatimit, të tjerë po konsiderojnë vdekjen përmes rrymës elektrike. Metodat e ekzekutimit nuk duhet të shkaktojnë dhimbje dhe vuajtje dhe ky është standardi i përcaktuar për shtetet”, thotë Robin Maher, Qendra për Informim mbi Dënimin me Vdekje.
Dështimi i shtetit Ajdëho në muajin shkurt për të ekzekutuar një vrasës serial përmes injektimit vdekjeprurës, nxiti thirrjet e serishme të Bashkimit Evropian që Shtetet e Bashkuara të ndjekin shembullin e pjesës tjetër të botës dhe të shfuqizojnë dënimin me vdekje.
Në vitin 2022, ishin 55 shtete në mbarë botën që lejonin dënimin me vdekje.
“Dënimi me vdekje nuk parandalon krimin, përkundrazi. Ekziston mundësia që sistemi i drejtësisë të gabojë dhe ky gabim është i pakthyeshëm”, thotë Peter Stano, Zëdhënës i BE-së për Politikë të Jashtme.
Ka shenja që gjendja po ndryshon. Nga 50 shtete amerikane, 27 vazhdojnë ta mbajnë në fuqi dënimin me vdekje, por vetëm pesë prej tyre kanë kryer ekzekutime gjatë vitit të kaluar, duke e çuar numrin total të të ekzekutuarve në 24.
Në mesin e demokratëve, përkrahja publike për dënimin me vdekje është ulur gradualisht gjatë viteve të fundit, sipas anketave të agjencisë Gallup.
Vitin e kaluar vetëm 32 për qind e demokratëve ishin në favor të dënimit, krahasuar me 81 për qind të republikanëve.
“Mendoj se shqetësimet rreth korrektësisë, barazisë dhe drejtësisë po nxisin këtë ndryshim në diskutimin kombëtar”, thotë profesori Austin Sarat.
Ndonëse i ka parasysh shqetësimet e atyre që duan ta shfuqizojnë këtë praktikë, veçanërisht mundësinë që një person i pafajshëm të ekzekutohet, profesori i Fakultetit juridik të Nju Jorkut Robert Blecker nuk mendon se ka gjasa që dënimi me vdekje të shfuqizohet plotësisht.
“Justifikimi i vetëm moral për dënimin është hakmarrja. Për shkak se disa njerëz kryejnë krime që janë aq mizore, me një qasje aq të neveritshme sa që thjesht e meritojnë të vdesin”, thotë Robert Blecker ga Fakulteti Juridik i Nju Jorkut.
Si kandidat presidencial në vitin 2020, Joe Biden u zotua ta shfuqizonte dënimin me vdekje, por gjatë qeverisjes së tij ka patur disa mospërputhje, sipas analistëve.
Departamenti i Drejtësisë vendosi një moratorium mbi ekzekutimet në nivel federal në vitin 2021, por i lejoi prokurorët të kërkonin dënim me vdekje për autorët e vrasjeve në masë në qytetin Pitsburg të Pensilvanisë dhe qytetin Bufalo të Nju Jorkut.
Ish Presidenti republikan Donald Trump, i cili po rikandidon për president, ka sugjeruar që dënimi me vdekje të përdoret edhe për shitësit e drogave.
Megjithatë, historikisht, dënimi me vdekje nuk ka paraqitur shqetësim të madh për votuesit amerikanë gjatë vitit zgjedhor.,VOA
Josep Borrell BRUKSEL- Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, pranoi se jo çdo shtet anëtar pranon ta shohë Rusinë si kërc&e...
Emmanuel Macron PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron tha të dielën se dialogu me Rusinë duhet të mbahet. “Ne po bëjm&e...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe bashkëshortja e tij, Peng Liyuan, priten në aeroportin Orly të Parisit nga kryeministri francez, Gabri...
Bernard Hill Bernard Hill i cili luante për rolet në Titanikun dhe "Lord of the Rings", ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Ai ...
Ivica Daçiç KOSOVA- Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar sot se ka presion per&eum...
foto ilustruese BRAZIL- Numri i të vdekurve nga shirat e dendur që kanë përmbytur shtetin jugor të Brazilit të Rio Grande do ...
foto ilustruese KARJO- Udhëheqësit e Hamasit u takuan sot për të dytën ditë radhazi me ndërmjetësuesit egjiptian n&...
foto ilustruese SHBA- Një automjet që udhëtonte me shpejtësi të lartë u përplas me një portë në kompleksi...
Donald Trump dhe Joe Biden SHBA- Zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara po bëjnë histori në shumë ...
foto ilustruese KENIA- Ministria e Brendshme e Kenias njoftoi se numri i viktimave nga përmbytjet që goditën vendin ka shkuar në 2...