Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara vendosën të martën sanksione të reja ndaj 50 entiteteve dhe individëve nën akuzat se kanë qarkulluar miliarda dollarë në favor të ushtrisë së Iranit. Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi përmes një deklarate se mori masa ndaj një “rrjeti bankar të fshehtë”, që përdorej nga Ministria e Mbrojtjes e Iranit, nga Forcat e Armatosura (MODAFL) dhe Roja Revolucionare Islamike, që janë nën sanksione amerikane.
Sipas Thesarit, ky rrjet i ndihmoi këto dy institucione iraniane – të cilat përfitojnë nga shitja e karburanteve – të kenë qasje në sistemin ndërkombëtar financiar dhe të qarkullojnë miliarda dollarë që nga viti 2020.
Departamenti i Thesarit tha se përfitimet e MODAFL-it dhe Rojës Revolucionare të Iranit përmes agjencive të këmbimit valutor dhe kompanive që kanë vepruar nën petkun e kompanive të huaja, mbështesnin furnizimin me armë dhe fonde të grupeve të lidhura me Iranin, përfshirë grupin Houthi të Jemenit si dhe për dërgimin e dronëve Rusisë për t’u përdorur në luftën në Ukrainë.
Uashingtoni ka vënë një mori sanksionesh ndaj dronëve iranianë dhe grupit Houthi, i cili po sulmon me raketa dhe dronë anijet dhe rrugët detare që nga nëntori i vitit të kaluar, në shenjë solidariteti me palestinezët në Gazë.
“Po vazhdojmë të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë, si dhe me industrinë financiare botërore, për të rritur vigjilencën ndaj qarkullimit të fondeve që mbështesin terrorizmin”, tha zëvendës-sekretari i Thesarit, Wally Adeyemo.
Misioni i Iranit në organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork nuk reagoi. Masat e të martës goditën dhjetëra kompani në Hong Kong, Emiratet t Bashkuara Arabe dhe Ishujt Marshall, si dhe disa kompani me seli në Iran dhe Turqi.
Departamenti i Thesarit tha se divizioni për furnizimin e ushtrisë iraniane përdorte zyrat e këmbimit valutor në Iran, që menaxhojnë një numër kompanish të regjistruar nën juridiksionin e Hong Kongut, apo Emirateve për të pastruar fitimet, përfshirë ato që nga shitja e naftës që bëhej nga kompania ‘Sahara Thunder’, ndaj të cilës Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione në muajin prill.
Departamenti i Thesarit e akuzoi këtë kompani se shërbente si kompani e rreme që vepronte për të menaxhuar aktivitetet tregtare të ushtrisë iraniane për të mbështetur Rojën Revolucionare Iraniane dhe luftën e Rusisë në Ukrainë, duke luajtur një rol thelbësor në prodhimin dhe shitjen e mijëra dronëve.
Përmes këtij veprimi, pronat që këto kompani apo individë kanë në Shtetet e Bashkuara ngrihen dhe shtetasve amerikanë nuk u lejohet të komunikojnë me ta. Ata që shkelin sanksionet rrezikojnë të goditen me sanksione gjithashtu./ VOA
Parlamenti spanjoll SPANJË- Deputeti katalunas Eduard Pujol Bonell ditwn e sotme ka marrë fjalën për të prezantuar në P...
Foto ilustruese RUSI- Kremlini ka njoftuar se po bllokon aksesin në territorin rus të 81 media evropiane në shenjë hakmarrjeje ndaj nj&...
Foto ilustruese SHBA- Hillary Clinton ka thënë se do të ishte një "humbje kohe" për Joe Biden të përpiqet të p...
Foto ilustruese SHBA- Mbrojtja e vetëm 1.2% e sipërfaqes së Tokës për natyrën do të mjaftonte për të parandalu...
ministria GREQI- Ministria e Jashme e Greqisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me dy ...
Kazino SINGAPOR- Një burrë pësoi arrest kardiak në një kazino në Singapor, pasi fitoi xhekpotin prej 3.5 milionë dollar&...
Foto ilustruese TIRANË- Shtatë persona, mes të cilëve edhe dy mjekë të spitalit të Onkologjisë dhe zëvendë...
Foto ilustruese KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të papranueshëm kërkesën e Vasilije Arsiqit, që gjykat...
Foto ilustruese KENIA- Policia ka hapur zjarr ndaj protestuesve jashtë parlamentit të Kenias, ndërsa ata tentuan të sulmonin ndërt...
Abraham Lincoln SHBA- Një statujë dylli e presidentit të 16-të amerikan, Abraham Lincoln u shkri dhe deformua për shkak t&eum...