BOTA

Shtetet e BE-së, qëndrime të ndryshme për një shtet palestinez

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shtator 2025, 08:44
Shtetet e BE-së, qëndrime të ndryshme për një shtet

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në kuadrin e konferencës për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit në Lindjen e Mesme, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi njohjen e shtetit të Palestinës:

"Disa mund të thonë, që është shumë vonë. Të tjerë mund të thonë, që është shumë herët", tha Macron. "Por një gjë është e sigurtë: Ne nuk mund të presim më gjatë." Masakra e organizatës terroriste Hamas më 7 tetor 2023 është vërtetë një "plagë e hapur", vazhdoi Macron. Megjithatë qindra mijëra njerëz janë dëbuar, plagosur, uritur dhe traumatizuar, theksoi ai. Jeta e tyre po vazhdon të shkatërrohet, edhe pse Hamasi është dobësuar ndjeshëm. "Asgjë nuk e justifikon vazhdimin e luftës në Gazë. Asgjë", tha presidenti francez.

Edhe Britania e Madhe dhe Kanadaja deklaruan njohjen e Palestinës

Më parë edhe Kanadaja dhe Britania e madhe deklaruan njohjen zyrtare të një shteti palestinez – këto ishin dy shtetet e para nga grupi G7 i vendeve të fuqishme ekonomike perendimore, që njohën shtetin palestinez.

Nga pesë fuqitë me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tashmë katër – krahas Francës, edhe Rusia, Kina dhe Britania e Madhe njohin Palestinën, ndërsa SHBA-ja jo. Ashtu si Izraeli edhe SHBA e bojkoton konferencën për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit.

Kjo konferencë zhvillohet me nismën e Francës dhe të Arabisë Saudite me qëllim t'u japë një impuls të ri përpjekjeve për zgjidhjen me dy shtete dhe fundin e luftës duke i dhënë kësisoj edhe tonin Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Si pozicionohen vendet e BE-së?

Franca: Që me fillimin e luftës në Gazë në tetor 2023 presidenti francez Emmanuel Macron disa herë e ka shprehur në publik mendimin për njohjen e shtetit të Palestinës, por herë pas here edhe është tërhequr.

Macron është pozicionuar qartazi si mbështetës i zgjidhjes me dy shtete. Në një shtet të mëvetsishëm palestinez nuk duhet në asnjë mënyrë të jetë pjesë e qeverisë Hamasi radikal-islamik, që është klasifikuar si organizatë terroriste nga Gjermania, SHBA-ja, Bashkimi Europian dhe disa shtete arabe. Parisi kërkon armëpushim në Rripin e Gazës, lirimin e pengjeve, akses të lirë për ndihmat humanitare dhe një stabilizim të rajonit. Gjithashtu Parisi pret nga Izraeli që të ndalë shtrirjen e vendbanimeve në Jordanin Perendimor si dhe të gjitha planet për aneksim.

Britania e Madhe: Kryeministri Keir Starmer është shprehur ngjashëm si Macron. Edhe Britania e Madhe i përmbahet zgjidhjes me dy shtete. Britania e Madhe historikisht ka një përgjegjësi të veçantë për rajonin e Lindjes së Mesme: Ish-fuqia koloniale e ka administruar Palestinën per mandat nga Lidhja e Kombeve. Më 1917 britanikët shpallën deklaratën e ashtuquajtur Deklara-Balfour duke marrë përsipër, që të krijojnë "në Palestinë një atdhe për popullin hebre". Afati i këtij mandati përfundoi më 1948 me themelimin e shtetit të Izraelit dhe me luftën e parë arabo-izraelite. Kjo periudhë deri më sot karakterizon raportet historike dhe politike ndaj Izraelit dhe palestinezëve.

Britania e Madhe prej dekadash është e angazhuar me ndihmë zhvillimi në territoret palestineze, si në sektorin e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik.

Spanja: Madridi mbështet qartazi palën palestineze, që në maj 2024 Madridi e njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës. Spanja e konsideron zgjdihjen me dy shtete si të vetmen mundësi realiste për t'i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Spanja ndërkohë po zgjeron ndihmën për territoret palestineze si në aspektin financiar ashtu edhe në atë institucional.

Çështja palestineze në Spanjë është konsideruar shumë herët si pjesë e luftës globale kundër kolonializmit dhe shtypjes. Në fund të viteve 1970, kur Spanja vet e troshitur prej diktaturës së Frankos sapo kishte filluar me konsolidimin e vlerave demokratike, nisën të forcohen partitë dhe lëvizjet e majta, që solidarizoheshin me luftrat çlirimtare antikoloniale në mbarë botën – e po ashtu edhe me palestinezët nën pushtimin izraelit.

Qeveria spanjolle thekson, se njohja e Palestinës nuk është kundër Izraelit. Edhe Izraeli njihet si shtet nga Madridi, megjithatë qeveria në Madrid kritikon vazhdimisht shkeljet e së drejtës ndërkombëtare të pandehura si gjenocid të Izraelit si dhe shtrirjen e territoreve në Jordanin Perëndimor.

Europa e përçarë në qëndrime

Krahas tre vendeve edhe shtete të tjera europiane e kanë njohur shtetin e Palestinës: Irlanda, Polonia, Norvegjia. Në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme (22.09.2025) deklarojnë njohjen edhe Portugalia, Belgjika dhe Finlanda.

Shtete të tjera, në radhë të parë Gjermania, janë të rezervuara ndaj njohjes së shtetit të Palestinës. Pozicioni gjerman është, që njohja nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme në këtë moment pa arritur në një zgjidhje përmes bisedimeve.

Gjermania: Kushte ende jo realiste për zgjidhjen me dy shtete

Qeveria gjermane në Berlin, sikurse deklarohet zyrtarisht, "së shpejti" nuk do të ndërmarrë nonjë hap për njohje. "Ne nuk do t'i bashkohemi kësaj nisme", tha kancelari kristiandemokrat Friedrich Merz në gusht në kuadrin e takimit me kryeministrin e Kanadasë Mark Carney. Argumenti i Merz: "Ne konsiderojmë se aktualisht kurrësesi nuk janë përmbushur kushtet për njohjen e shtetit." Një njohje duhet të jetë hapi i fundit i një procesi paqeje, prej nga të dilet me një zgjidhje për dy shtete.

Republika Çeke

Republika Çeke është një ndër mbështetëset më të hapura të Izraelit në BE. Ky vend mban marrëdhënie të ngushta diplomatike, ekonomike dhe në aspektin e politikës së sigurisë me Izraelin. Praga është shumë e rezervuar në kritika gjatë debatit ndërkombëtar. Republika Çeke – që me themelimin e Izraelit – ka mbajtur raporte të ngushta dhe në vitet 1940 dhe 1950 Praga ka furnizuar me armë shtetin e ri të Izraelit. Për mbështetjen e Izraelit janë në konsensus të gjitha partitë në Çeki. Edhe popullsia është tradicionalisht pozitive në qendrimin ndaj Izraelit. Deri tani Praga e refuzon njohjen e shtetit të Palestinës.

Hungaria

Edhe Hungaria në shumë drejtime është qartazi pro Izraelit. Në mënyrë të përsëritur kryeministri hungarez Viktor Orban thekson të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto vazhdimisht ka deklaruar, se Hungaria e dënon sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, gjatë të cilit u vranë 1200 vetë dhe rreth 250 të tjerë u morën peng, dhe njeh të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Hungaria rregullisht i bllokon masat e përbashkëta të BE-së, që kritikojnë Izraelin. Budapesti disa herë i ka refuzuar deklaratat e BE-së që mbështesin armëpushimin në Gazë dhe kërkojnë masa sanksionuese ndaj Izraelit./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan