Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...

SHBA- Ndërsa administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump ka nisur të marrë formë, pikëpyetjet që po ngrihen janë se si do t’i zbatojë ai premtimet e fushatës, apo nëse do të synojë të ndëshkojë kundërshtarët e tij politikë. Nga ana tjetër, demokratët po reflektojnë lidhur me humbjen e tyre në garën për Shtëpinë e Bardhë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, njofton.
Pas fitores në zgjedhje e gjithë vëmendja tashmë është përqendruar tek Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump dhe tek mënyra se si ai do të qeverisë. Mbështetësit e tij thonë se edhe amerikanët që nuk votuan për ish-presidentin do të shohin përmirësim të jetës së tyre.
“Mendoj se shumë njerëz, edhe ata që kanë besuar disa pretendime të rreme për Donald Trumpin do të befasohen për të mirë kur të shohin se do të paguajnë më pak taksa. Çmimet do të ulen dhe kufiri do të jetë i sigurt”, thotë ish-kandidati republikan për President, Vivek Ramaswamy.
Me zgjedhjen e Susie Wiles si shefe të kabinetit të zotit Trump, administrata e presidentit të zgjedhur tashmë po merr formë.
Në fundjavë zoti Trump sqaroi në platformën e tij të mediave sociale “Truth”, se ish-ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley dhe ish-sekretari i Shtetit Mike Pompeo, nuk do të marrin pozitë në kabinetin e ri të tij.
Ndërkohë janë ngritur pikëpyetje nëse zoti Trump do t’u qëndrojë disa deklaratave që bëri gjatë fushatës për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve të tij politikë dhe atyre që kanë ngritur padi kundër tij.
“Do t'u tregoj atë që Donald Trumpi e ka thënë shpesh; hakmarrja jonë do të jetë suksesi, e suksesi do të jetë hakmarrja jonë”, thotë zoti Ramaswamy.
Për ata që mbështetën kandidaten demokrate Kamala Harris, kjo është një kohë reflektimi.
“Klasa punëtore e këtij vendi është e zemëruar dhe jo pa arsye. Falë ekonomisë sot, ata që janë të pasur po jetojnë jashtëzakonisht mirë, ndërsa 60% e popullatës mezi ia dalin të mbyllin muajin”, tha për rrjetin CNN senatori i pavarur Bernie Sanders.
Ndërsa vlerësoi arritjet e administratës së Presidentit Biden, senatori Sanders tha se ka ende shumë punë për të bërë.
“Ne kemi nevojë për një plan që i thotë klasës punëtore se do të krijojmë një ekonomi dhe një qeveri që punon për ju. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse nuk hiqni donatorët e mëdhenj, ata me shumë para nga politika”, tha senatori Sanders.
Presidenti Joe Biden ka premtuar se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit më 20 janar. Zoti Biden i telefonoi Presidentit të zgjedhur Trump për ta uruar pas fitores së tij në zgjedhje. Të dy do të takohen të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë./VOA
Mjekët në grevë ZAGREB- Rreth 4,000 punonjës mjekësorë iu bashkuan një greve të nisur të hënën n&eum...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë dy emërime të tjera kyçe përpara kthimit të tij n&...
Shigeru Ishiba TOKIO- Parlamenti japonez rizgjodhi kryeministrin Shigeru Ishiba të hënën, pasi koalicioni i tij qeverisës pësoi hu...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu IZRAEL- Gjykata e Qarkut të Jerusalemit thotë se do të mbajë një seancë dëgjimo...
Albin Kurti PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Kuvend ka shpalosur projektbuxhetin për vitin 2025. Kryeministr...
Trump dhe Putin RUSI- Kremlini mohoi të hënën raportet se presidenti Vladimir Putin dhe presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ...
Foto ilustruese BAKU- Viti 2024 është në rrugën e duhur për të qenë viti më i ngrohtë i regjistruar pas nj&eum...
foto ilustruese MOLDAVI- Ministria e Jashtme e Moldavisë i ka dënuar veprimet agresive të Rusisë, pasi dy dronë kanë hyrë...
BAKU- Liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë tjerë prej gati 200 shteteve të botës mblidhen të hënën në Azerbajxha...
SHBA- "Kjo ditë do të mbahet mend përgjithmonë si dita kur populli amerikan rimori kontrollin” - kështu u shpreh Dona...