Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVA- Në mungesë të hapësirave në Hematologji, pacientët me kancer janë zhvendosur në katin përdhesë të ndërtesës, përkatësisht në sallë të destinuar për ushtrime dhe ligjërata të studentëve. Vetëm ata që duhet të marrin kimioterapi më gjatë se disa orë në ditë, shtrihen në repartin e klinikës. Aty ku jepet terapia ditore, janë 12 shtretër.
“Tash për tash jemi këtu. E dimë që ka mungesa të shumta, por këto janë kushtet tona”, thotë ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës së Hematologjisë, Suzana Krasniqi, për Radion Evropa e Lirë.
“Tash ka nisur ndërtimi i objektit të ri të klinikës dhe derisa të kryhet, do të jemi këtu”, shton ajo.
Në muajin maj, në oborrin e QKUK-së është vënë gurthemeli i Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë. Se kur do të përfundojë, nuk është e qartë. REL-i e kontaktoi Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për këtë temë, por udhëheqës të tij nuk ishin të qasshëm. Sipas një përshkrimi nga Klinika Mayo në SHBA, kimioterapia mund të shkaktojë edhe efekte të konsiderueshme anësore dhe jepet kryesisht në njësi kimioterapie ambulatore.
Situata në Hematologji në QKUK është kështu me muaj të tërë. Në pesë të fundit e përjetoi edhe Y.M. Kjo grua nga Prizreni është duke u trajtuar për një lloj të kancerit në gjak dhe gati çdo javë i duhet të udhëtojë afro 90 kilometra për të arritur në Prishtinë. Të gjithë pacientët që kanë nevojë për kimioterapi referohen në QKUK, pasi është i vetmi institucion shëndetësor në Kosovë që e ofron këtë shërbim.
“Të gjithë mbiemrat që janë më të këqij, mund t’i përdorësh për kushtet këtu [në Hematologji]. Është tmerr”, thotë Y.M.
“Nuk ka ajër të pastër, nuk ka kondicioner. Temperaturat janë të larta, e shpesh duhet të qëndroj pesë orë”, tregon ajo.
Në ditën kur ekipi i REL-it vizitoi këtë klinikë, javën e fundit të qershorit, pa se disa pacientë merrnin kimioterapi edhe ulur në karrige, për shkak të mungesës së shtretërve të lirë. Arsim Podrimja nga Drenasi, rreth 40 kilometra larg Prishtinës, kishte sjellë atë ditë në spital nënën tij, për të marrë dozën e gjashtë të kimioterapisë kundër kancerit. Tha se përveç kushteve të rënda, edhe pritjet janë shumë të gjata.
“Në orën 7:30 kemi ardhur këtu e deri në 9:30 nuk kanë nisur t’ia japin terapinë. Por, duhet ta zëmë vendin. Para orës 14:30 nuk do të mund të dalim nga këtu”, tha ai.
Pavarësisht vështirësive, shërbimet vazhdojnë.
“Jemi në shërbim të pacientëve aq sa kemi mundësi”, thotë ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Hematologjisë, Suzana Krasniqi.
Sipas të dhënave të kësaj klinike, vetëm në vitin e kaluar janë regjistruar 203 raste të reja me kancer. Mesatarisht në muaj, shërbime marrin mbi 270 pacientë. Në maj të këtij viti është përuruar rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, ku trajtohen vetëm pacientë me lloje të ndryshme të kancerit. Por, me vetëm 60 shtretër, edhe aty ka shpesh pritje të gjata. Me sfidat e pritjes përballen edhe pacientë të klinikave të tjera të QKUK-së, ashtu si edhe me kushte të rënda.
“Nuk kemi se çka të bëjmë ne si staf. Ne e japim maksimumin për t’i ndihmuar pacientët”, thotë një infermiere në Hematologji, e cila kujdeset për rreth dhjetë pacientë në ditë./ REL
Foto ilustruese GAZA- Forcat izraelite kanë kryer sulme në Qytetin e Gazës më 8 korrik, teksa tanket kanë avancuar në qend&eu...
Më shumë se 4.000 persona marrin pjesë në "Marshin e Paqes" këtë vit. SREBRENICA- Më 8 korrik, më shumë se 4.0...
Letrat ngjitëse që u gjetën në Mitrovicë të Veriut. KOSOVA- Një i mitur është arrestuar në Mitrovicë...
Marine Le Pen FRANCA- Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, partia e së cilës u rendit e treta pas rezultate...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe presidenti kinez, Xi Jingping. Pekin, 8 korrik 2024. KINA- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ësht&...
Statuja e Marianës me fishekzjarre në sfond ndërsa njerëzit mblidhen në Place de la Republique pas rezultateve të pjesshme, Pari...
Foto ilustruese SHBA- Në fjalimin e tij të vitit 1949, gjatë nënshkrimit të Traktatit të Atlantikut Verior, në Uashingto...
Takimi MOSKË- Kryeministri indian Narendra Modi do të shkojë në Rusi të hënën për një vizitë dyditore gja...
Jean-Luc Mélenchon FRANCË- Rally Kombëtare e ekstremit të djathtë të Francës pritej të fitonte këto zgjedhje...
France FRANCË- Një aleancë e majtë ishte në rrugën e duhur për t'u bërë forca më e madhe në...