Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

John Devaney, roje burgu në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, i ka keqtrajtuar dhe kërcënuar fizikisht 4 ish-drejtuesit e UÇK-së. Këtë e tha ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në seancën e 27 marsit të këtij viti, kur kërkoi fjalën nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.
Devaney, sot prokuror, fillimisht ishte roje i thjeshtë në Sheveningen të Hagës, por u gradua në disa pozita brenda një periudhe të shkurtër. Ish-drejtuesit e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit prej vitit 2020. Ata po përballen me një proces të tejzgjatur gjyqësor nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Më poshtë janë disa nga deklarimet e Thaçit të bëra në seancën e 27 marsit: “Kjo Gjykatë është e Kosovës. E ka themelu Kuvendi i Kosovës me punu sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe besoj që kështu dhe do të përmbyllet ky proces. Por në të njëjtën kohë shqetësimet që i kemi kaluar në këto katër vite e gjysmë këtu, me të njëjtën periudhë kohore, në të cilën sot ballafaqohemi me Prokurorin përballë nesh, dëshiroj të shpreh shqetësime dhe të jeni të informuar dhe ju si Kryegjyqtar dhe në të njëjtën kohë si Panel. U çuditëm sot shumë kur dhe u befasova kur sot përballë nesh u shfaq zotëria në fjalë. Emri nuk ia di as mbiemrin dhe s’është me rëndësi, që në qendrën e paraburgimit kur kemi ardhur fillimisht dhe për disa vite, është paraqitur si roje burgu, pastaj si hetues pranë qendrës së paraburgimit, pastaj si shef, si zëvendësshef i qendrës së paraburgimit dhe nganjëherë dhe shef i qendrës së paraburgimit. Për të gjitha këto që flas ekzistojnë faktet dhe dëshmitarë”, ka deklaruar Thaçi.
“I nderuar Gjykatës, zotëria në fjalë – z. Prokuror sot, dje roje burgu – [REDAKTUAR] 19 [REDAKTUAR] 20 [REDAKTUAR] E ne, të katër që jemi të akuzuar në procesin numër, as cigaret s’përdorim. Okej. Personalisht ka kryer kontrolle, Prokurori aktual [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] [REDAKTUAR]”.
“Në raste të caktuara, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar Panel Gjykatës, ka kryer fyerje dhe kërcënime dhe fizike ndaj ne të akuzuarve. Na ka fyer dhe ka kryer dhe kërcënime fizike Prokurori që është sot përballë nesh. Nga praktikat e zotërisë, [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] dhe të tjerëve edhe ma gjatë [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] Edhe kjo praktikë mu më shqetëson kur sot e shoh këtë zotëri dje paraqitej si roje burgu dhe sot Prokuror, një praktikë e tillë as ndaj disidentit rus Navalny nuk është praktiku ku mbas 20 ditësh iu kanë ndalu, kanë reagu të gjithë. Dhe, krejt në fund, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar Panel, zotëriu [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] me avokatët”, ka vijuar ish-Presidenti Thaçi.
Në po atë seancë, prokurori kishte pohuar angazhimin e tij në qendrën e paraburgimit.
Biseda në mes tij dhe kryetarit të trupit gjykues:
Devaney: I nderuar Gjykatës, është e saktë që unë kam punuar në njësinë e menaxhimit të objektit të paraburgimit para disa vjetësh. Nuk më kujtohet që t’i kem [REDAKTUAR]
Gjykatësi Smth: Sa vjet ka?
Devaney: E kam shkëputur marrëdhënien e punës prej aty në fund të vitit 2022. Dhe kam dhe një [REDAKTUAR] e cila është e nënshkruar lidhur me këtë.
Gjykatësi Smth: Problemi është që nuk duan që të vijojnë me procesin. Kështu që do t’ju kërkoj që t’i përgjigjeni kësaj.
Devaney: Një çast, i nderuar Gjykatës.
[Përfaqësuesit e Prokurorisë këshillohen]
Devaney: I nderuar Gjykatës, nuk kam argumente materiale për të bërë. Do të them vetëm që… mund të them vetëm që znj.Iodice është e gatshme që të marrë rolin tim për të trajtuar ndonjë shqetësim të Mbrojtjes./ kosovapress
Demokratët dhe republikanët të enjten i bënë presion Sekretarit të Shëndetësisë të SHBA-së, Robert F. Ken...
Autoritetet hungareze e kanë nisur një hetim lidhur me zhdukjen e disa përbërësve kyç nga tetë avionë luftarakë t...
Pas gati dy dekadash në arrati, një tatuazh e çoi në pranga një shqiptar të dënuar me 10 vite burg. Durim Lusha, 52 vje&c...
Midis dosjeve të publikuara nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së të martën në...
Izraeli kontrollon 40% të Qytetit të Gazës, tha një zëdhënës ushtarak të enjten, ndërsa bombardimet e tij detyruan ...
Një ngjarje tronditëse është zbuluar në lagjen Neos Kosmos të Athinës, ku policia ka hasur një skenë makabre bren...
Procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën e mbrojtjes, më 15 shtator paraqitet dëshmi...
Rreth 8,000 oficerë nga 14 vende anëtare të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjen shumëjavore “Quadriga 2025”, e...
Një aksident tragjik ka ndodhur të mërkurën pasdite në funikularin Gloria në Lisabonë, ku një vagon u rrëzua nga ...
Një zyrtar i paidentifikuar i aleancës ushtarake perëndimore i tha agjencisë Fena se NATO mbështet fuqimisht zgjatjen e mandatit t&eu...