
KOSOVË- Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara po përpiqet ta ndihmojë Kosovën në fushën e energjisë së ripërtritshme në kohën kur Kosova ka filluar përpjekjet për të diversifikuar burimet e saj të energjisë elektrike, e cila kryesisht përftohet nga qymyri dhe ndërkohë që po kërkon forma alternative të ruajtjes dhe prodhimit të energjisë. Specialistja për Tregtinë Ndërkombëtare pranë Departamentit amerikan të Tregtisë i tha Zërit të Amerikës se ky institucion së fundmi të parë nëse ato janë të interesuara për ët investuar në Kosovë për prodhimin e energjisë së pastër.fto përfaqësues të sektorit publik dhe privat nga Kosova për të krijuar kontakte me kompanitë amerikane për
Zëri i Amerikës: Zonja Swica, Departamenti amerikan i Tregtisë priti në Shtetet e Bashkuara një delegacion zyrtarësh nga Kosova për një program që përqëndrohet në bashkëpunimin në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe për tranzicionin e Kosovës drejt prodhimit të energjisë së pastër. A mund të na tregoni më shumë për këtë program?
Justyna Swica: Programi SABIT është pjesë e Departamentit të Tregtisë të Shteteve të Bashkuara dhe ky program ka një traditë gati 35 vjeçare. Qëllimi kryesor i tij është të sjellë zyrtarë dhe profesionistë të nivelit të mesëm dhe të lartë në Shtetet e Bashkuara për dy javë. Gjatë kësaj kohe, ata kanë mundësinë të takohen me kolegët e tyre nga sektorët përkatës në qeveri, pastaj shoqata dhe me sektorin privat. Përmes këtyre takimeve, ata krijojnë lidhje të vlefshme dhe mësojnë për praktikat më të mira nga kjo industri. Së fundmi, ne pritëm një delegacion nga Kosova, të përqëndruar në fushën e energjisë së pastër.
Zëri i Amerikës: Njëri prej qëllimeve të programit është të krijohen lidhje ndërmjet investitorëve amerikanë dhe shteteve përkatëse. A ishte ky një prej synimeve dhe si përputhet kjo me strategjinë e përgjithshme të angazhimit të qeverisë amerikane në Kosovë?
Justyna Swica: Përputhet plotësisht. Financimi i programeve tona bëhet nga Departamenti i Shtetit, por zyra jonë është pjesë e Departamentit të Tregtisë, që do të thotë që fokusi ynë është tregtia. Departamenti i Tregtisë ka një angazhim të gjatë në Kosovë për çështjet e energjisë së ripërtritshme dhe ky program i forcon më tej këto synime. Kosova së fundmi ka miratuar disa ligje të cilat janë të favorshme për energjinë e ripërtëritshme. Ne shpresojmë që do t’iu mundësojë kompanive amerikane që të prezantojnë teknologjitë dhe shërbimet e tyre në tregun e Kosovës.
Zëri i Amerikës: A ka ndodhur një gjë e tillë gjatë vizitës së delegacionit?
Justyna Swica: Po, në fakt shumica e takimeve të pjesëmarrësve këtu u bënë me kompanitë në sektorin privat. Vizita e parë që bëmë ishte në Kaliforni, ku ata morën pjesë në RE+, aktivitetit më të madh për prodhimin e energjisë së pastër në Amerikën Veriore. Ata patën rastin të vizitojnë seancat teknike, të takohen me mbi 1,300 kompani të pranishme dhe të marrin pjesë në konferencën me mbi 40,000 pjesëmarrës. Ishte një mundësi shumë e madhe për të krijuar kontakte. Si pjesë të programit ata patën rastin të vizitojnë një fermë të prodhimit të energjisë elektrike përmes turbinave të erës. Pjesëmarrësit gjithashtu takuan autoritetet komunale për të mësuar se si qytetet i menaxhojnë programet e energjisë së ripërtritshme. Por një pjesë e madhe e kësaj vizite ishin takimet me kompani të energjisë dhe inxhinierisë, kompani konsulencash dhe kompani të energjisë nga sektori privat për të kuptuar se si funksionojnë këtu dhe për të takuar kompani dhe individë të cilët janë shumë, shumë të interesuar të krijojnë partneritete dhe të investojnë në Kosovë.
Zëri i Amerikës: A paraqet ky sektor dhe tregu i Kosovës interesim për investitorët amerikanë?
Justyna Swica: Patjetër. E pamë këtë në veçanti kur dërguam delegacionin në Ajova për vizitë dhe sigurisht që e dini për marrëdhëniet shumë të veçantë që Ajova ka me Kosovën. Delegacioni u mirëprit dhe ne pamë interesim të madh nga shumë kompani amerikane atje për të punuar dhe për partneritet me pjesëmarrësit nga Kosova. Ata panë mundësi të mëdha bashkëpunimi të cilat nuk do të ndodhnin pa këtë vizitë të pjesëmarrësve nga Kosova.
Zëri i Amerikës: Njëri prej investimeve më të mëdha në sektorin e energjisë në Kosovë për kalimin drejt energjisë së pastër, janë sistemi i baterive akumuluese. A është diskutuar ky investim në takimet e zyrtarëve të Kosovës me kompanitë amerikane dhe Departamentin e Tregtisë?
Justyna Swica: Po, kjo ishte çështë shumë aktuale. Që kur i filluam programet e përqëndruara në energjinë e pastër në vitin 2022 – dhe deri tani, kemi realizuar shtatë të tilla në zona të ndryshme gjeografike, kjo çështje ka patur një rëndësi të madhe. Edhe me delegacionin nga Kosova u bë e njejta gjë. Të gjitha seancat teknike në Kaliforni që ishin të përqëndruara tek bateritë akumuluese dhe pjesëmarrësit e programit tonë u angazhuan për të kërkuar takime me ta./VOA
Artikuj te sugjeruar
BOTA
23 Nëntor18:03
Zv presidentja kërcënon me atentat presidentin filipinez: Nëse më ndodh diçka do eleminohet Marcos Jr
FILIPINË- Agjencitë e sigurisë në Filipine kanë ashpërsuar protokollet e tyre pasi zëvendës presidentja Sara Duterte k...
E.D
BOTA
23 Nëntor17:37
Analiza: Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika e jashtme
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar Senatorin republikan, Marco Rubio, për të drejtuar politikën e jashtme amerikane gjat&...
E.D
BOTA
23 Nëntor17:28
"Urdhër-arresti kundër Netanyahut dhe Gallantit'/ Erdogan: Vendim i guximshëm!
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e quajti një vendim të guximshëm lëshimin e urdhrave të arrestit nga Gjykata Pe...
E.D
BOTA
23 Nëntor17:17
Borrell: Qeveritë e BE-së duhet të ekzekutojnë urdhër-arrestet kundër Netanyahut dhe Gallantit
IZRAEL- Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha se qeveritë e Bashkimit Evropian janë të detyruara të zbatojnë urdh...
E.D
BOTA
23 Nëntor16:58
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, kreu i Listës Serbe: Do të marrim pjesë në votime
KOSOVË- Kryetari i Listës Serbe partisë më të madhe të serbëve në Kosovë Zllatan Ellek, i ka thënë Radi...
E.D
BOTA
23 Nëntor16:24
Ish-kryekomandanti i Ukainës: Lufta e Tretë Botërore ka filluar
UKRAINË- Ish-komandanti i përgjithshëm ushtarak i Ukrainës Valery Zaluzhny tha se përfshirja e drejtpërdrejtë e aleatë...
E.D
BOTA
23 Nëntor15:38
"Sjellje e çuditshme"/ Bild për daljen publike të presidentit rus: Shëndeti i Putin tani duhet të vihet në dyshim zyrtarisht!
RUSI- Një video e publikuar nga Kremlini e liderit rus Vladimir Putin i ulur me duart e tij në një pozicion pothuajse të pal&eum...
E.D
BOTA
23 Nëntor15:14
Stuhia ‘Bert’ godet Britaninë/ Stuhi ere, dëborë dhe shira të dendur, paralajmërime edhe për përmbytje
BRITANI E MADHE- Stuhia “Bert’ ka goditur Britaninë e Madhe, me borë, shi të dendur dhe erëra të forta. Gjithashtu autori...
M.B.
BOTA
23 Nëntor14:37
"Gjashtë burra veshur me të zeza na rrethuan!" Tragjedia në Novi Sad, arrestime pas protestave në Serbi
SERBIA- Një dorë e kuqe e stampuar me mbishkrimin "kriminelë" – kjo është logoja, që demonstruesit prej tri javë...
M.B.
BOTA
23 Nëntor14:10
"Po çon përpara ofensivën kundër Hezbollahut", Izraeli kryen sulme në Bejrut, të paktën 11 viktima
LINDJE E MESME- Një shpërthim i fuqishëm i ka vrarë 11 persona në qendër të Bejruit të shtunën, ka thënë...