Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KALIFORNI- Ndryshimi i klimës nuk është përgjegjës vetëm për rritjen e nivelit të detit dhe motin ekstrem, thonë ekspertët e klimës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, një studimi të ri thotë se ndryshimi i klimës mund të ndikojë edhe në matjen e kohës globale. Matja e saktë e kohës sot bëhet me përdorimin e rreth 400 orëve atomike në mbarë botën.
E ashtuquajtura Koha Universale e Koordinuar, ose UTC, është një llogaritje komplekse ((@TheBIPM/YouTube)) e bërë nga Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe Masave dhe bëhet në përputhje me shpejtësinë e rrotullimit të tokës, që ka një prirje të ndryshojë.
“Në vitet 1970 bota vendosi që ndryshimi midis kohës atomike dhe rrotullimit të tokës të mos jetë më i madh se një sekondë. Shtojmë një sekondë në orën tonë globale kur dallimi mes dy njësive matëse është rreth një sekondë”, thotë Patrizia Tavella, drejtore e Byrosë Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave.
Kohëmatësit kanë shtuar nga një sekondë në sistemin e matjes së kohës 27 herë që nga viti 1972.
Por prej disa vitesh ka patur spekulime se mund të jetë e nevojshme edhe zbritja e një sekonde.
Në një botë që mbështetet tek ora, këto ndryshime mund të shkaktojnë probleme.
“Në disa raste këto probleme kanë qenë të mëdha, të ngjashme me ato të uljes së avionëve, sepse kompjuterët pushuan së funksionuari. Dhe ne nuk e dimë nëse ky problem do të përkeqësohej nëse zbresim një sekondë në sistemin aktual të matjes së kohës”, thotë Demetrios Matsakis, ish punonjës i Observatorit Detar të Shteteve të Bashkuara.
Por një studim i ri në revistën "Nature" thotë se ndryshimi i klimës mund të ketë shtyrë nevojën për kthimin mbrapa me një sekondë të orës globale.
“Në Arktik është bërë më ngrohtë dhe kjo ka shkaktuar një shkrirje të madhe të akullit që rrjedh nëpër oqeanet në të gjithë botën. Ngrohja globale ka shkaktuar një ngadalësim në ritmin e rrotullimit të tokës”, thotë Duncan Agnew, studiues në Universitetin e Kalifornisë në San Diego.
Ky ngadalësim krijon nevojën për kthimin mbrapa me një sekondë të orës globale mes viteve 2026 dhe 2029. Megjithatë, ky efekt në dukje pozitiv, nuk mund të krahasohet me efektet negative të ndryshimeve klimatike, duke përfshirë rritjen e nivelit të detit, thotë studiuesi Duncan Agnew. Gjeofizikani i Universitetit Yale, Jeffrey Park është dakord me këtë vlerësim.
“Kjo është një dëshmi se në fakt proceset e ngrohjes globale përmes shkrirjes së shtresave të akullit polar po ndikojnë në këtë veçori shumë themelore të planetit tonë: rrotullimin e tij. Ndryshimet janë shumë të vogla, por ato mund të maten”, thotë ai.
Duke pasur parasysh problemet që mund të shkaktojë ndryshimi i orës me një sekondë, autoritetet globale të matjes së kohës votuan për shtyrjen e saj deri në vitin 2035. Diskutimet mbi përputhjen e Kohës së Koordinuar Universale me rrotullimin e Tokës pritet të bëhen në konferencën e ardhshme, që do të mbahet në vitin 2026./VOA
MBRETËRIA E BASHKUAR- Zgjedhjete europian që nisën të enjten dhe do të mbyllen mbrëmjen e sotme, janë të parat q...
IZRAEL- Izraeli ka zgjatur ndalimin e tij të diskutueshëm për Al Jazeera për 45 ditë pasi kabineti ra dakord që transmetimet e t...
foto ilustruese GREQI- Qindra miliona evropianë janë drejtuar sot në qendrat e votimit. Sipas ministrisë së Brendshme në...
foto ilustruese GREQI- Autoritet greke kanë arrestuar jashtë qendrës zgjedhore të zonës malore Myrtiski, në Rodhopi të G...
FLORIDA- Pushuesit në Bregun e Gjirit të Floridës u është thënë të jenë vigjilentë, pasi tre notarë u s...
narendra modi INDI- Narendra Modi u betua sot si kryeministër i Indisë për herë të tretë, duke u bërë politik...
PORTUGALI- Vetëm 28% e spanjollëve kanë nxituar drejt qendrave të votimit në zgjedhjet evropiane deri n...
ROMË- Papa Françesku gjatë fjalimit të tij javor të së dielës thotë se shpreson që Izraeli dhe Hamasi të p...
PISA- Dy persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan është rrëzuar gjatë uljes pranë aeroportit të Toscany Flight...
IZRAEL- Pamje nga momente mjaf emocionuese janë publikuar, kur katër pengjet izraelitë të mbajtur nga Hamasi në një kamp pë...