BOTA

Takimet në Tinder që u bënë ferr për dhjetëra gra, si shpëtoi pa u ndëshkuar një përdhunues për vite me radhë

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2025, 22:36

Takimet në Tinder që u bënë ferr për dhjetëra gra,

E gjitha filloi si çdo histori në Tinder, një çift, që prej disa javësh shkëmbenin mesazhe dhe pastaj takohen për një darkë. Por kur Nadia, atëherë 27 vjeç, shkoi në apartamentin e Christopher për të shkuar së bashku në restorant, gjërat morën një kthesë që ende i shkakton të dridhura, shtatë vjet më vonë.

Ajo nuk është e vetme. Gjashtë gra kanë ndarë përvojat e tyre në një podcast të BBC- së rreth Christopher Harkins, një mashtrues serial i cili jo vetëm që zhvatte para, por gjithashtu përdorte dhunë fizike dhe ekstreme psikologjike, sulme seksuale, kërcënime dhe madje edhe përdhunim. Pavarësisht ankesave të bëra në policinë e Skocisë që në vitin 2012, autoritetet filluan hetimin e Harkins, tani 38 vjeç, vetëm në vitin 2019.

Policia u përqendrua në aspektin financiar dhe, për shkak se nuk kishte ankesa për kërcënime ose dhunë, ata i trajtuan rastet si civile (mashtrim) dhe jo si penale. Për më tepër, ankesat iu bënë departamenteve të ndryshme të policisë në Skoci dhe sulmet u hetuan veçmas nga njëra-tjetra. Ajo që më në fund i bëri autoritetet ta merrnin çështjen më seriozisht ishte iniciativa e një gruaje për t’iu drejtuar medias në tetor 2019 për të denoncuar Harkins. Policia e kishte refuzuar atë pavarësisht ankesës së saj se Harkins i kishte zhvatur 3,247 paund për një paketë pushimesh që nuk ekzistonte.

Sot, Nadia thotë se shenjat paralajmëruese filluan kur ajo i ra ziles së derës së apartamentit të tij në vitin 2018. Harkins hapi derën me tuta sportive dhe i tha se ishte shumë i lodhur për të dalë. Ai i tha se mund të merrnin ushqim për të ngrënë në shtëpinë e tij. Nadia hyri brenda dhe gjeti një apartament bosh – madje edhe televizori ishte në kuti. Ai i ofroi vodka, por ajo preferoi të hidhte një pije të gazuar për vete. Kjo e zemëroi atë, madje edhe më shumë kur ajo aksidentalisht derdhi pak pije të gazuara në dysheme. “Sa e ngathët je, nuk po e respekton pronën time,” do t’i thoshte ai me inat. Por Nadia e cila kishte qëndruar vetëm 20 minuta me të doli menjëherë nga apartamenti me makinën e saj.

Harkins menjëherë filloi ta bombardonte me mesazhe: “Si guxon dikush si ty të ketë guximin të dalë në një takim me mua,” shkroi ai, përpara se ta kërcënonte pak kohë më vonë se do të hidhte një koktej Molotov në makinën e saj, do ta vriste dhe pastaj do ti sulmonte të atin. Shënjestra tjetër e ofendimeve të Harkins ishte pamja e saj: “Lopë e shëndoshë, dukesh si derr, ke shumë grim.” Ai i shkruante deri në agim, duke shkatërruar vetëvlerësimin e Nadias, të cilin ajo kishte luftuar aq shumë për ta rifituar pas një periudhe të vështirë që kishte kaluar.

“Nëse nuk do kisha pasur vajzën time, do t’i kisha dhënë fund jetës sime”, thotë ajo sot. Edhe pse menjëherë i raportoi kërcënimet e Harkins në polici, asaj iu tha se “nuk kishte asgjë që mund të bënim”. Nuk kishte kërcënime të drejtpërdrejta kundër saj, kishte thënë policia.

E paaftë për të bërë shumë, Nadia bllokoi numrin e tij, por Harkins vazhdoi ta ngacmonte në rrjetet sociale përmes njerëzve që e njihnin. Më vonë, Nadia lexoi dëshminë e një gruaje që u përdhunua nga Harkins dhe kuptoi se kjo mund të ishte parandaluar nëse policia do të kishte ndërmarrë veprime kundër tij . Harkins e përdhunoi atë dy muaj pas takimit me të, “vajza mund të ishte shpëtuar”, thotë ajo.

Harkins u burgos më në fund në vitin 2024, pas pothuajse një dekade “veprimi”. Dënimi është 12 vjet për 19 vepra penale të dhunës fizike dhe seksuale kundër 10 grave. Midis tyre ishin kërcënime dhe frikësime kundër Nadias dhe familjes së saj.

Përveç këtyre, Harkins pranoi akuzat për mashtrim. Ai kishte nxjerrë një total prej 214,000 paundësh (rreth 240,000 euro) nga gratë, përfshirë edhe skema investimi të rreme, por edhe duke përdorur identitete grash për të marrë kredi bankare. Hetimi i BBC zbuloi se ai kishte zhvatur edhe 70,000 paund të tjera nga gratë. Në total, viktimat e tij ishin të paktën 30 gra.

Megjithatë, autoritetet nuk duken veçanërisht të gatshme t’u kërkojnë falje viktimave që nuk u kanë dhënë vëmendjen që meritonin. Shtatë vjet më vonë, Nadia thotë se është rikthyer. “Jam shumë mirë, krejtësisht ndryshe dhe me shumë më tepër vetëbesim. Nuk kam frikë të flas hapur dhe nuk do t’i injoroj më kurrë sinjalet e forta.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan