Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
BRUSKEL- Takimi në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, zhvillohet pas përpjekjeve të dështuara të ndërmjetësve të BE-së që të ulin në një tryezë Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiçin. Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel në përpjekje për të zhbllokuar zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviç nga Serbia, takojnë edhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, sipas të cilit "deri më tani nuk është parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit”.
Lajçak në një postim në X, iu referua zhvillimeve të javës së shkuar kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi të takohet në Bruksel, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pa i plotësuar disa kushte.
"Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën për normalizim. Diskutimet ishin sfiduese si kurrë më parë. Megjithatë, puna jonë vazhdon kur do të takohen kryenegociatorët për t'i përgatitur hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes”, shkroi Lajçak.
Nuk parashikohet, por nuk përjashtohet njohja
Zyrtarë të Bashkimit Evropian, kanë thënë se ndonëse njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, nuk është qëllimi i dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve, nuk përjashtohet që njohja të vjen si rezultat i përmbylljes së procesit të bisedimeve. "Qëllimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është normalizimi i marrëdhënieve.
Pra, kjo është detyra që iu dha BE-së si lehtësues për të punuar dhe për të ndihmuar të dyja palët për të arritur normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Pra, nuk ka njohje atje. Por sigurisht një pasojë logjike e normalizimit do të ishte njohja”, tha në Bruksel, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano. Sipas tij, "pesë mosnjohëset mes vendeve anëtare të BE-së do të marrin vendimet e tyre bazuar në atë që ata e shohin si të nevojshme dhe të rëndësishme”.
Njohja nga pesë vendet nuk përfshihet në dialog
"Por kjo nuk është një çështje që trajtohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE. Detyra është edhe një herë normalizimi i marrëdhënieve, ndërsa përcaktimi i normalizimit në fund kur të arrijmë, kur të vendoset nga palët me ndihmën tonë, do të përcaktohen vet”, tha Stano.
Javën e kaluar, nuk ndodhi takimi i shumëpritur dhe i paralajmëruar nga BE-ja, ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuҫiç. Por dy liderët takuan ndaras shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrel dhe ndërmjetësin në dialog Mirosllav Lajcak. Këta të fundit thanë se "Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh”. Kryeministri Albin Kurti, paraqiti tre kushte për angazhimin e mëtejshëm në procesin e dialogut dhe në një proces më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve.
Kushtet e Kurtit që të takojë presidentin serb ishin formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç më 13 dhjetor 2023 dhe dorëzimi i Millan Radoiçiçit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës, tha Borrell. Sipas tij, "Serbia nuk ishte e gatshme që plotësisht të pranojë kushtet e vendosura nga Kurti”.
Përfaqësuesit e Kosovës janë ankuar së fundi disa herë se palët nuk po trajtohen si duhet. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, nga ana e saj deklaroi se "heqja e masave nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës do të krijonte një situatë të barabartë në tryezën e dialogut”. Heqjen e masave ndëshkuese kanë kërkuar edhe politikanë të tjerë të Kosovës, por deri tani nuk ka ndonjë propozim konkret në këtë drejtim. / DW
Aeroport KOSOVË- Mediat në Kosovë kanë raportuar ditën e sotme se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë...
2 korrik 1990 KOSOVË- Sot mbushen 34 vite që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklarat&e...
Viktimat MEKSIKË- 19 persona janë gjetur të vrarë në Meksikë në një konflikt midis dy karteleve të drog&e...
Sulmi KANADA- Videoja e sulmit ndaj një çifti femrash homoseksuale në Kanada është postuar në...
Foto ilustruese GJERMANI- Në një intervistë ekskluzive me DW, përkthyesi i Ismail Kadaresë në gjermanisht, Joachim R&ou...
Foto ilustruese BRUSKEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, takohen sot në ...
Foto ilustruese ARABIA SAUDITE- Pista skijimi në shkretëtirë dhe qytete me gradaçela me xhama pasqyrues. Ky ka qenë Vizioni 2030...
foto ilustruese KIEV- Ukraina ka shkatërruar një komplot të supozuar për të përmbysur qeverinë, thanë zyrtarët...
emmanuel macron FRANCË- Rezultati është katastrofal për aleancën e Presidentit Emmanuel Macron në Francë. Shumë...
foto nga greqia GREQI- Një betejë është zhvilluar gjatë natës në tre fronte zjarri nga forcat e Zjarrfikësve dhe Mb...