Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
ITALIA- Në takimin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës këtë javë, G-7, presidenti amerikan Joe Biden do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje për përdorimin e interesit nga pasuritë e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën. Ai gjithashtu do të kërkojë unitet në trajtimin e sfidave globale si financimi i infrastrukturës, inteligjenca artificiale dhe mbiprodhimi kinez i artikujve të teknologjisë së gjelbër. Megjithatë, rritja e partive të djathta në zgjedhjet e fundit evropiane mund t’i ndërlikojë planet e tij.
Ndërsa forcat ruse përparojnë në fushën e betejës në Ukrainë, dhe shtohet lodhja e taksapaguesve amerikanë dhe evropianë lidhur me financimin e luftës, Shtetet e Bashkuara duan që grupi i shtatë vendeve më të industrializuara t'i japë Kievit një hua prej 50 miliardë dollarësh, që do të paguhej me interesin e fituar nga pasuritë e ngrira ruse me vlerë rreth 280 miliardë dollarë në institucionet financiare perëndimore. Presidenti Joe Biden bisedoi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Paris javën e kaluar.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen për vendin tuaj. Ju jeni një mburojë kundër agresionit rus”, tha Presidenti Biden.
Pas katërfishimit të tarifave për automjetet elektrike kineze dhe sektorët e tjerë kyç muajin e kaluar, Presidentit Biden tani dëshiron që G7 të përballet me praktikën e Pekinit për të përmbytur tregjet globale me eksporte të lira të këtyre industrive.
"Është kritike që ne dhe numri në rritje i vendeve që e kanë identifikuar këtë si një shqetësim të paraqesim një front të qartë dhe të bashkuar", tha Janet Yellen, Sekretare e Departamentit amerikan të Thesarit.
Megjithatë, fitorja e partive të ekstremit të djathtë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian gjatë fundjavës, ka dobësuar Presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, duke shtuar pasigurinë në qëndrimin e G7-ës ndaj Rusisë dhe Kinës. Ursula von der Leyen po lufton për të siguruar një mandat tjetër në postin e Presidentes së Komisionit Evropian. Nëse ajo fiton një mandat të dytë, Evropa pritet të vazhdojë qëndrimin e saj të fortë ndaj Rusisë dhe Kinës.
“Por gjendja është e pasigurt me zgjedhjet e parakohshme në Francë, që Emmanuel Macron i shpalli pas humbjes në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Nëse e djathta ekstreme hyn në qeveri në Francë, atëherë do të kemi probleme jo vetëm me mbështetjen për Ukrainën, por edhe në frontin e Kinës”, thotë Liana Fix nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila do të jëtë mikpritëse e takimit të G7-ës, ka ftuar Papa Françeskun për të nxjerrë në pah kërkesën e Romës për zbatim të parimeve etike nga qeveritë dhe kompanitë për përdorimin e inteligjencës artificiale. Frenimi i emigracionit në Evropë përmes investimeve në Afrikë është një tjetër çështje rëndësishme për kryeministren Meloni.
Nisma përputhet me Partneritetin e G7-ës për Infrastrukturën dhe Investimet Globale, që ka për qëllim të sigurojë 600 miliardë dollarë në fonde private për financimin e projekteve të infrastrukturës deri në vitin 2027 si një alternativë ndaj nismës kineze “Një Brez, një Rrugë”.
Fitorja e partisë së ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian e ka konsoliduar pushtetin e kryeministres Meloni.
“Jam krenare që ky vend prezantohet në G7 në Evropë me qeverinë më të fortë”, tha ajo.
Presidenti Biden niset për në Itali të mërkurën, një ditë pasi djali i tij Hunter Biden u shpall fajtor për tre vepra penale që lidhen me blerjen e një arme në vitin 2018, kur ai ishte përdorues droge./ VOA
Foto ilustruese SHBA- Luftërat në Lindjen e Mesme dhe në Evropë, si dhe rivaliteti i Shteteve të Bashkuara me Kinën, mbeten &...
Ivelin Mihailov (majtas) dhe Nikolay Markov, e udhëheqin partinë e ekstremit të djathtë Madhështia, e cila i fitoi 5 për qind n&...
Foto ilustruese EKUADOR- Një tabelë në hyrje të derës shkruante "Me qira" dhe dritat e shtëpisë ishin fikur. Por ek...
Votim SHBA- Një në 10 votues me të drejtë vote nuk ka akses të lehtë në dokumente për të vërtetuar s...
Trump SHBA- Donald Trump shënoi një fitore të vogël në çështjen e tij federale të dokumenteve të klasif...
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, përqafoi të birin, Hunter Biden, pasi u shpall fajtorë për tre akuza dhe më pas e la në do...
Presidenti francez Emmanuel Macron PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron u kërkoi sot partive rivale në të dyja anët e qendrës...
foto ilustruese RUSI- Rusia njoftoi pjesëmarrjen e ushtarëve dhe marinarëve nga sektori ushtarak verior i Leningradit, i cili kufizohet me N...
Akropoli GREQIA- Greqia mbylli zonën e lashtë turistike të Akropolit, pezulloi shkollat dhe vendosi mjekë në të gjithë...
PRIZREN- Me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës ditën e sotme është përuruar obelisku gjigant me shkronjat "...