BOTA

Të dhënat e pasagjerëve, gati projektligji për mbledhjen, përpunimin dhe përdorimin

r.ll Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2024, 08:54
Të dhënat e pasagjerëve, gati projektligji për mbledhjen,
foto ilustruese

TIRANË- Të dhënat e pasagjerëve, mënyrat sesi mblidhen ato, afatet për transmetimin që duhet të respektojnë operatorët që kanë në objekt të tyre transportin si dhe institucionet që mund të përdorin këto të dhëna janë përcaktuar ne një projektligj të nxjerrë së fundmi për konsultim.

Ministria e Brendshme publikoi projektligjin “Për mbledhjen, përpunimin, transmetimin, ruajtjen, fshirjen, mbrojtjen dhe garantimin e të dhënave të informacionit të pasagjerit në Republikën e Shqipërisë” që sipas relacionit që e shoqëron ka për qëllim të qartësojë kompetencat e autoriteteve kompetente dhe Sektorit të Inteligjencës së Pasagjerëve(SIP). Ky i fundit sipas draftit është autoriteti i vetëm në Republikën e Shqipërisë për përpunimin e të dhënave të pasagjerit.

Në nenin 3 të projektligjit nënvizohet se SIP-i administron bazën e të dhënave të pasagjerit dhe regjistron në mënyrë automatike apo manuale, të paktën, veprimet e përpunimit të të dhënave, që kanë të bëjnë me: a) mbledhjen; b) përpunimin; c) transmetimin; ç) shkëmbimin për përdorimin kombëtar dhe ndërkombëtar; d) ruajtjen; dh) fshirjen/ shkatërrimin; e) pseudonimizimin dhe/ose anonimizimin e të dhënave; ë) mbrojtjen dhe garantimin e të dhënave.

Të dhënat e pasagjerëve që transmetohen nga kompanitë e transportit tek ky sektor merren nga regjistrat e këtyre të fundit që përmbajnë specifikisht disa elementë identifikues.

Të dhënat e regjistrit të rezervimit të pasagjerit, grumbullohen dhe përpunohen nga SIP, si dhe shpërndahen apo shkëmbehen me autoritetet kompetente operative, me qëllimin e vetëm parandalimin, zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të veprave.

Drafti parashikon afatet e transmetimit të të dhënave ku të dhënat paraprake jepen 48 deri në 24 orë për rastet e kompanive të fluturimit dhe 180 minuta deri në 60 minuta para nisjes si dhe pas imbarkimit.

Për transportuesit detarë të dhënat paraprake janë po kështu 48 orë-24 orë ndërsa ato të imbarkimit jepen direkt pas përfundimit.

Drafti parashikon një sërë institucionesh që kontribuojnë në mbarëvajtjen e punës së SIP siç janë a) Strukturat operacionale të Policisë së Shtetit; b) Shërbimi Informativ i Shtetit; c) Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes; ç) Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; d) Agjencia e Inteligjencës Financiare; dh) Gjykatat dhe Prokuroritë e Republikës së Shqipërisë; e) Gjykatat e Posaçme në Republikën e Shqipërisë; ë) Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SIP në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale kryen transferim ndërkombëtar të të dhënave me vendet anëtare të BE-së, me Interpol dhe Europol, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit operacional dhe me vendet jo anëtare të BE-së, në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe dhe të nivelit të sigurisë së të dhënave personale.

Në nenin 12 nënvizohet se të dhënat e pasagjerit, në rastet e ndjekjes për qëllime penale, pas kalimit të një periudhe prej gjashtë muajsh nga transmetimi, pseudonimizohen, përmes bërjes së padukshme për një përdorues, të elementeve të mëposhtme të të dhënave, që mund të shërbejnë për të identifikuar drejtpërdrejt subjektin e të dhënave, si më poshtë:

a) emrin/emrat e tjerë, mbiemrin, përfshirë edhe të dhënat e pasagjerëve të tjerë që udhëtojnë bashkërisht dhe rezultojnë në regjistrin e rezervimit të pasagjerit;

b) adresën dhe të dhënat e kontaktit;

c) të gjitha informacionet për mënyrën e pagesës, përfshirë adresën e faturimit, në masën që mund të shërbejë për të identifikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë pasagjerin, të cilit i referohet e dhëna dhe/ose kujtdo që ka kryer pagesën;

ç) informacionin për pasagjerët e shpeshtë;

d) informacionet e përgjithshme, në masën që mund të shërbejnë për të identifikuar pasagjerin, të cilit i referohen të dhënat e regjistrimit të rezervimit të pasagjeri.

Në nenin 14 parashikohet mbledhja përpunimi dhe përdorimi i të dhënave personale.

Kështu SIP mund të mbledhë në mënyrë të drejtpërdrejtë të dhëna e pasagjerit që janë subjekt i kontrollit kufitar dhe:

a) të regjistrojë manualisht dhe/ose automatikisht të dhëna në sistemin e automatizuar të shënjestrimit;

b) të shënojë manualisht dhe/ose automatikisht të dhënat në një sistem kompjuterik të përpunimit të të dhënave;

c) të identifikojë dhe të regjistrojë të dhëna, për qëllim dhe në kohëzgjatje të verifikimeve kufitare të automatizuara, në rast të përdorimit të pajisjeve për verifikim kufitar të automatizuar;

ç) t’i përdorë ato për kërkime, në kuptimin e menaxhimit të sigurisë dhe të aktivitetit me autoritetet e sigurisë që i shërbejnë drejtësisë penale;

d) në raste dyshimi për një vepër penale, t’i vendosë në dispozicion të një autoriteti tjetër të sigurisë, për qëllime të zbatimit të ligjit, brenda kompetencës ligjore të atij autoriteti.

dh) të përpunojë të dhënat paraprake dhe ato të regjistrit të pasagjerit (të dhënat API dhe PNR).

2. Vendimet për hyrjet dhe daljet depozitohen në sistem kompjuterik të përpunimit të të dhënave.

3. SIP ka të drejtën e aksesimit në të gjithë sistemet në përdorim të Policisë së shtetit dhe të autoriteteve kompetente në përputhje me natyrën e punës së saj.

4. Rregulla më të hollësishme për mbledhjen, përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të pasagjerit, përcaktohen në rregulloren për përpunimin e të dhënave të pasagjerit./MONITOR

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan