BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

IZRAEL- Të paktën 30 palestinezë u vranë pasi Izraeli sulmoi një shkollë në Deir al-Balah në Gazën qendrore, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë. Ndërkaq, ushtria izraelite tha se ka goditur një qendër komanduese të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe zyra për media e qeverisë së udhëhequr nga Hamasi bënë publik numrin e viktimave të sulmit në shkollën në Deir al-Balah, që është një prej zonave më të populluara me palestinezët që janë të zhvendosur. Autoritetet shëndetësore thanë po ashtu se më shumë se 100 persona të tjerë janë plagosur.
Përmes një deklarate, ushtria izraelite tha se ka shënjestuar një “qendër komanduese të Hamasit dhe një qendre kontrolli brenda ndërtesës së shkollës Hadixha në Gazën qendrore”.
Përmes njoftimit, Izraeli pretendoi se shkolla është përdorur për të nisur sulme kundër trupave të tij, duke shtuar se ka paralajmëruar civilët para se të kryente sulmin.
Në sulme të ngjashme që ka kryer në të kaluarën ndaj infrastrukturave civile, ushtria izraelite ka akuzuar Hamasin se po i vë në rrezik civilët, duke e akuzuar grupin radikal se operon brenda lagjeve të banuara, shkollave dhe spitaleve. Hamasi mohon këto akuza.
Më herët gjatë së shtunës, autoritetet palestineze në Gazë raportuan për të paktën 12 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në qytetin jugor të Han Junisit.
Ushtria izraelite urdhëroi një evakuim të përkohshëm nga disa lagje të Han Junisit, pasi tha se do të kryejë një operacion ushtarak.
Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 39.100 palestinezë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e udhëhequr nga Hamasi./REL
KOSOVË- Miroslav Lajçak do të mbetet emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi deri në janar të vitit 2025, ka njof...
PARIS- Organizatorët olimpikë kërkuar një falje të thellë pasi atletët e Koresë së Jugut u prezantuan gabimisht s...
SHBA- Donald Trump sulmoi rivalët e tij demokratë gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Florida, duke para...
PARIS- Presidenti francez, Emmanuel Macron priti të premten në Paris homologun argjentinas Javier Miley, pavarësisht tensioneve të fundit ...
KALIFORNI- Rreth 4,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Kaliforni nga një zjarr i madh që vazhdoi t&...
SHBA- Një alarm shëndetësor është lëshuar në shtetin e Arizonës, në Shtetet e Bashkuara, pasi një hantavirus...
SHBA- Në një moment turbulence të paprecedentë në historinë moderne politike amerikane, Kamala Harris po kalon një udhë...
UKRAINË- Me syzet e mëdha që ia zmadhojnë sytë, “Raketa” qëndronte drejt së bashku me rreth 40 fëmijë...
Benjamin Netanyahu dhe Kamala Harris IZRAEL- Ligjvënësit e vijës së ashpër izraelitë kritikojnë kritikuan ashpër t&...
TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan dënoi Kongresin e Shteteve të Bashkuara për duartrokitjen e fjalimit të kryeministrit izrael...