Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Jo të gjithë pajtohen se investimet në Termocentralin Kosova A, që i parashikon Qeveria e Kosovës, janë të nevojshme. Mbështetësit argumentojnë se ato duhen për të garantuar sigurinë energjetike, por kritikët nxjerrin në pah ndikimin në ndotjen e ajrit dhe infrastrukturën e vjetruar të termocentralit.
Termocentrali Kosova A - i cili gjeneron rrymë me thëngjill, është i vjetër me dekada dhe i ka dy blloqe jashtë funksionit - ka qenë e paraparë të mbyllej deri në vitin 2017 me Marrëveshjen e Komunitetit të Energjisë së Evropës Juglindore. Kjo nuk ka ndodhur dhe Qeveria e tashme e Kosovës e ka përfshirë atë në Strategjinë për Energji 2022-2031, e cila parasheh investime.
Korporata Energjetike e Kosovës, e cila ka nën menaxhim Termocentralin Kosova A dhe Termocentralin tjetër Kosova B, nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse kanë filluar investimet dhe sa do të jetë vlera e tyre. Ngjashëm as Ministria e Ekonomisë e Kosovës, e cila ka hartuar Strategjinë për Energji.
Në vitin 2020, Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar Deklaratën për Agjendën e Gjelbër, përmes së cilës janë zotuar se, deri në vitin 2050, do t’i japin fund prodhimit të energjisë nga thëngjilli dhe do të kalojnë në burime të ripërtërishme.
Strategjia për Energji 2022-2031 e Kosovës përqendrohet tek investimet në këto burime, por një pjesë përfshin edhe Termocentralin Kosova A, përkatësisht investimet në së paku një njësi apo bllok të tij. Në dokument thuhet se njëra njësi do të rinovohet deri në fund të vitit 2024, ndërsa vendimi për rinovimin ose mbylljen e njësisë së dytë do të merret më së voni më 2024.
“Njësia e riparuar do të punojë si rezervë strategjike nga viti 2028 deri në vitin 2030 dhe do të jetë në dispozicion në sezonin e ngrohjes, kur kërkesa për energji elektrike është më e lartë, ose në raste të krizave energjetike”, thuhet në dokument.
Për Dardan Abazin, ekspert i politikave të energjisë në Institutin për Politika Zhvillimore në Kosovë, INDEP, investimi në blloqe të vjetruara, që do të shfrytëzoheshin në kohë krizash, është “argument i dobët”.
Ai thotë se prioritet duhet të kenë investimet në burimet e ripërtërishme, ndërsa në raste krizash alternativë mund të jenë vendet e rajonit.
“...sepse, Kosova e ka bashkuar tashmë tregun energjetik me Shqipërinë përmes bursës ALPEX”, thotë ai, duke iu referuar një marrëveshjeje të vitit 2020.
Me këtë marrëveshje, dy vendet, përmes Bursës Shqiptare të Energjisë (ALPEX), mund të sigurojnë energji për konsumatorët e njëra-tjetrës, me planifikim një ditë përpara.
Zeqir Veselaj, profesor i lëndës “Edukimi mjedisor për zhvillim të qëndrueshëm” në Universitetin e Prishtinës, problemin e investimit në termocentrale me thëngjill e sheh te ndotja e ajrit. Këto termocentrale të Kosovës janë ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë, ka vlerësuar në vitin 2019 grupi i OJQ-ve mjedisore në Evropën Qendrore dhe Lindore, “Bankwatch Network”.
“Kam rezerva se a mund të jenë produktive ato investime, me parametra të pranueshëm mjedisorë, në një termocentral që i ka mbushur më shumë se 50 vjet”, thotë Veselaj.
“Në kushte normale, [Termocentrali Kosova A] është dashur të hiqej nga përdorimi, ashtu siç është planifikuar vite më parë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Por, ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, konsideron se investimet në Kosovën A janë të nevojshme, meqë ajo mbulon rreth 35 për qind të nevojave për rrymë.
“Kosova ka burime të kufizuara alternative”, thotë Gjukaj.
“Vonesat në ndërtimin e njësive të reja do të kishin pasoja afatgjate për sektorin e energjisë, edhe ashtu të rënduar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë vlerësojnë, po ashtu, se Kosova nuk ka as mundësi financiare e as resurse të tjera për të bërë një tranzicion të shpejtë në energjinë e ripërtërishme.
Andaj, thuhet në një deklaratë të këtij instituti për REL-in, është e rëndësishme që të investohet përkohësisht në termocentralet ekzistuese, por duke u vendosur elektrofiltra, që do të minimizonin ndotjen e ajrit.
Aktualisht, mbi 20 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga burimet alternative, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet me diell. Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka thënë më herët se synim i vendit është që pas vitit 2031, 35 për qind e energjisë elektrike të gjenerohet nga burimet e ripërtërishme.
Në vitin 2017, kur është thënë se do të mbyllej Kosova A, ka qenë e paraparë të hynte në funksion termocentrali i ri Kosova e Re. Ky projekt është rishikuar dhe shtyrë disa herë dhe në fund nuk është realizuar.
Banka Botërore, fillimisht, i ka dhënë mbështetje, por më pas është tërhequr, duke deklaruar se nuk do ta mbështesë më ndërtimin e një termocentrali me thëngjill. Më pas është tërhequr edhe kompania fituese e tenderit për ndërtimin e tij, Contour Global.
Nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit. Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë. Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë.
Marre nga REL
Foto ilustruese KOSOVË- Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi dyshoeht se është përfshirë n&...
Mark Rutte HOLANDË- Mark Rutte do të jetë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s pasi të 32 anëtarët e a...
BRUKEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen në Bruksel më 26...
Foto ilustruese SHBA- Në fillim të luftës ruse kundër Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës donin që të le...
Foto ilustruese KOSOVË- Në Bashkimin Evropian nuk ka pajtim të plotë për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Ko...
Foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka bllokuar paraditen e sotme rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. M&eu...
Takimi VIETMAN- Presidenti rus Vladimir Putin, po synon të forcojë lidhjet me partnerin e vjetër, Vietnamin, në një vizitë sh...
Foto ilustruese IRAN- Irani ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e marrë nga Kanadaja për të shpallur grup terrorist Gar...
Sulmi MAL I ZI- Dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur mëngjesin e sotëm në Cetinje, pas aktivizimit të nj&e...
Jorn Rohde KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde së fundmi është shprehur se masat e Bashkimit Evropian ...