10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...

Një person është plagosur pasditen e 7 tetorit në një rrugë prapa ndërtesës së Komunës së Kumanovës, pasi u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ishte në lëvizje. I plagosuri është kandidat dhe bartës i listës së këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
I plagosuri është identifikuar si Z.Sh., 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, bëri të ditur Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut. Televizioni Telma raportoi se personi i plagosur është punonjës në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup. Zyra e Prokurorisë Publike tha se sipas indikacioneve të para ngjarja nuk duket se ka motive politike, por shtoi se po hetohen të gjitha rrethanat.
“Dy prokurorë nga Zyra e Prokurorisë Themelore të Kumanovës kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet. Gjurmët dhe të provat materiale po grumbullohen dhe më pas do të ekzaminohen. Një person është ndaluar lidhur me të shtënat, ndërkaq në kërkim është sulmuesi”, tha Zyra e Prokurorisë Publike.
BDI-ja njoftoi se, në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për shkak të seriozitetit të kësaj ngjarjeje, partia ka pezulluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për sot. Kjo parti shqiptare kërkoi që institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për të rikthyer besimin e publikut dhe sigurisë në terren.
“Jemi të shqetësuar nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, i cili u qëllua nga persona me maska dhe u plagos. Fatmirësisht, jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ne dënojmë ashpër këtë akt barbar dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë, me transparencë të plotë dhe me vendosmëri, për të identifikuar, arrestuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij atentati”, tha BE-ja përmes një njoftimi.
Ky subjekt politik u bëri thirrje mbështetësve dhe qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe të tregojnë maturinë që gjithmonë e ka karakterizuar lëvizjen tonë. Ministria e Brendshme tha se incidenti ndodhi në orën 13:54, kur autoritetet morën informatën se në kryqëzimin e rrugës Dimitrije Tuçoviq dhe Oktomvri 11 në Kumanovë, dy persona që po lëviznin me një makinë qëlluan me armë zjarri drejt Z.Sh.
“Ai është plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin në Kumanovë”, tha ministria.
Autoritetet thanë se policia ka dalë në vendin ku ndodhi ngjarja, që përveç ndërtesës së komunës, gjenden edhe zyra të gjykatës, postës dhe policisë. Ndërkaq, drejtori i spitalit të Kumanovës, Sasho Stoshevski, konfirmoi për agjencinë MIA se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
“Personi është pranuar me katër plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në parakrahun e majtë dhe gjurin e djathtë. I kemi kryer të gjitha ekzaminimet. Pacienti është jashtë rrezikut për jetë. Ai është transportuar në spitalin e Shkupit”, tha Stoshevski.
Ngjarja ndodhi dy javë para se Maqedonia e Veriut të mbajë zgjedhjet lokale. Për zgjedhjet e 19 tetorit, partitë janë duke zhvilluar fushatë 20-ditore./REL
Shkencëtarët me seli në Shtetet e Bashkuara, John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis kanë fituar Çmimin Nobel për Fizik&...
Iris Stalzer, kryebashkiakja e sapozgjedhur e Herdecke në North Rhine-Westfalen, Gjermani, është sulmuar me thikë dhe ndodhet në gjendj...
Një tragjedi ndodhi në qendrën e Madridit, ku një ndërtesë gjashtëkatëshe u shemb papritur, duke lënë pas disa...
Një bos i njohur i mafies italiane, i shpallur në kërkim nga autoritetet, është arrestuar mëngjesin e kësaj të marte. Ai...
Një i burgosur 34-vjeçar nga burgu i Domokos u soll në Zyrën e Oficerit Hetues të Lamias dje në mesditë, me akuzën e n...
7 tetori i vitit 2023 e zuri Izraelin në befasi. Atë ditë, luftëtarët e Hamasit dhe grupe të tjera terroriste çanë kuf...
Në mëngjesin e hershëm të 10 shtatorit, derisa tufa dronësh rusë po hynin në hapësirën ajrore bjelloruse duke shkua...
Bisedimet indirekte midis negociatorëve izraelitë dhe palestinezë filluan rreth një orë më parë, ndërsa delegacionet pun...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, e akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, se po zhvillon një “luftë hibride” ndaj Gjermanis&e...
Aktivistja suedeze Greta Thunberg mbërriti në Greqi të hënën (6 tetor) para një turme pro-palestineze që brohoriste, pasi ajo...