
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur në detaje për zhvillimet me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si dhe për përdorimin e gjuhës shqipe në një intervistë televizive. Ahmeti kritikoi ashpër partinë VMRO-DPMNE për qëndrimet nacionaliste dhe përpjekjet për të rishikuar disa nga arritjet e rëndësishme për shqiptarët.
Ai theksoi se platforma e VMRO-së është një përpjekje për të kthyer Maqedoninë vetëm për maqedonasit dhe për të përjashtuar shqiptarët dhe komunitetet e tjera. Sipas Ahmetit, ky është një goditje direkte ndaj Marrëveshjes së Ohrit, e cila garanton të drejtat e shqiptarëve dhe të tjera të komuniteteve në Maqedoni. “VMRO-ja ka dalë me kërkesa që të hapet një plagë e mbyllur, duke përfshirë edhe kërkesën për të rishikuar proceset lidhur me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe të akuzuarit, duke përfshirë dhe mua", u shpreh ai.
Ahmeti theksoi se ky është një kërcënim serioz për Marrëveshjen e Ohrit, që e konsideron themelore për bashkëjetesën dhe stabilitetin në Maqedoni. Ai paralajmëroi se këtë marrëveshje po e rrezikojnë forca që duan ta minojnë integrimin dhe të drejtat e shqiptarëve. "Marrëveshja është seriozisht e rrezikuar, ata po përpiqen ta vënë gozhdën në arkivolin e saj", tha Ahmeti.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga Ahmeti ishte tentativat për të hequr Ligjin për Përdorimin e Gjuhës Shqipe. Ai zbuloi se në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese mori iniciativën për të hequr këtë ligj nga përdorimi, duke e lënë shqipen vetëm në nivel lokal, një hap që për Ahmetin do të dëmtonte të drejtat e shqiptarëve.
Në përgjigje të këtyre përpjekjeve, Ahmeti rrëfeu se qytetarët shqiptarë u ngritën në protestë, duke demonstruar për të mbrojtur të drejtat e tyre. “Protestuam me tenda përpara Gjykatës Kushtetuese, dhe për shkak të mobilizimit, tre gjyqtarë të Gjykatës u tërhoqën dhe seanca u shty”, theksoi ai. Ai paralajmëroi se ky rrezik është ende i pranishëm dhe kërkoi vigjilencë dhe unitet për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Ahmetit, veprimet e fundit të VMRO-së dhe tentativat për të minuar marrëveshjet e rëndësishme për shqiptarët janë një kërcënim për stabilitetin dhe paqen në vend, dhe kërkoi që forcat politike të reflektojnë dhe të mos shkatërrojnë arritjet e arritur deri tani.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
5 Tetor09:21
"Shqiptarët në Maqedoni të Veriut nuk janë minoritet"/ Ali Ahmeti: Një pjesë e pandashme e shtetit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të konsiderohen si...
BOTA
5 Tetor08:59
“Përjetuam gjithçka”/ 25 vjet nga 5 tetori i Serbisë, protestat që rrëzuan regjimin e Millosheviçit (video)
Njëzetepesë vjet pas protestave kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit, autorja dhe skenaristja Anja Mijoviq është s&eu...
BOTA
5 Tetor08:46
Ish-kryetari i Bashkisë së Bukureshtit arrestohet në Greqi, Rumania kërkon ekstradimin e tij
Ish-kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Sorin Oprescu është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar “Maqedonia” t&eu...
BOTA
5 Tetor08:43
Britania e Madhe goditet nga stuhia “Amy”/ Shënohet një viktimë, kaos në transport dhe energji
Një burrë ka humbur jetën, si dhe një paralajmërim i ri për mot të keq është shpallur në të gjithë M...
BOTA
5 Tetor08:26
Shembet një shkollë në Indonezi/ Vdesin 37 persona, 26 të tjerë janë ende nën rrënoja
Rreth 37 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një shkolle në ishullin Java të Indonezisë, njoftuan autoritetet vendase t...
BOTA
5 Tetor08:16
Protesta në Izrael, kërkohet marrëveshje për kthimin e pengjeve nga Gaza
Dhjetëra mijëra izraelitë janë mbledhur në një protestë masive në qendër të Tel Avivit, në përvjetor...
BOTA
5 Tetor08:06
Çfarë po ndodh? Trump vendos 300 trupa të Gardës Kombëtare në Çikago
Presidenti Donald Trump ka autorizuar vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago, duke përmendur “krimin jasht&...
BOTA
4 Tetor22:58
Trump, i prerë: Hamasi të bjerë dakord me propozimin për tërheqje!
Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një deklaratë në Truth Social, duke sugjeruar se një armëpushim dhe lirimi i pengjeve &eu...
BOTA
4 Tetor21:54
Netanyahu: Hamasi do të çarmatoset, shpresoj të njoftoj lirimin e pengjeve në ditët në vijim
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shpreson të njoftojë së shpejti lirimin e pengjeve izraelite që mbahen në Gaza
Duke folur p&...
BOTA
4 Tetor21:41
“Bibi ky është shansi yt për fitore”, Trump zbulon bisedën me Netanyahun për luftën në Gaza
Presidenti amerikan Donald Trump i tha Axios të shtunën se “jemi afër” një marrëveshjeje paqeje në Gaza dhe tha se do ...