Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...

Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar në Lapland të Finlandës, pasi një valë e pazakontë të ftohti ekstrem ka çuar në pezullimin e fluturimeve nga aeroporti i Kittilës.
Temperaturat kanë zbritur deri në -35 gradë Celsius, duke detyruar autoritetet të anulojnë të gjitha nisjet e planifikuara ditën e diel.
Fluturimet nga Kittila, që do të transportonin turistët drejt destinacioneve si Londra, Mançesteri, Bristoli, Parisi dhe Amsterdami, u anuluan për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Situata pritet të vijojë edhe të hënën, pasi agjencia meteorologjike finlandeze parashikon temperatura deri në -39 gradë Celsius, ndërsa fluturimi i parë i ditës është anuluar tashmë.
Sipas operatorit të aeroporteve Finavia, i ftohti ekstrem po e bën të pamundur shkrirjen e akullit nga avionët, ndërsa pajisjet e furnizimit me karburant dhe mirëmbajtjes në tokë rrezikojnë të ngrijnë. Lagështia e lartë në ajër po e përkeqëson më tej situatën, duke krijuar ngrica të rrëshqitshme.
Edhe pse Laplanda njihet për dimra të ashpër, temperaturat aktuale janë shumë më të ulëta se mesatarja sezonale, e cila zakonisht është rreth -14 gradë Celsius, me rënie sporadike deri në -30 gradë. Aeroporti i Kittilës shërben kryesisht turistët që vizitojnë vendpushimet e skive dhe Dritat Veriore, ndërsa aeroporti i Rovaniemit, më në jug, është një tjetër pikë e rëndësishme turistike. Edhe aty është raportuar anulimi i të paktën një fluturimi.
Fluturimet nga dhe drejt Kittilës janë anuluar edhe të premten dhe të shtunën, ndërsa moti i acartë ka rritur ndjeshëm rrezikun në rrugë. Autoritetet paralajmërojnë për kushte të rrezikshme akulli në rajon.
Ndërkohë, i ftohti ekstrem në Lapland vjen në një kohë kur një stuhi e fuqishme ka përfshirë Evropën Veriore, duke shkaktuar ndërprerje udhëtimesh dhe probleme serioze edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani. Në Angli raportohet për një viktimë nga rrëzimi i një peme, ndërsa rreth 100 mijë banesa mbetën pa energji elektrike në Francë.
Suedia do të shpenzojë 15 miliardë korona suedeze (1.6 miliardë dollarë) për mbrojtjen ajrore, që synon kryesisht mbrojtjen...
Irani ka hyrë në ditën e katërt të ndërprerjes së internetit, ndërsa lidhja me botën e jashtme mbetet në niv...
Kriza politike në Iran po thellohet, ndërsa protestat antiqeveritare vijojnë me intensitet të lartë për javën e tretë ...
Zhvillimet e shpejta në Iran u komentuan nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në fillim të një mbledhjeje të k...
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare po dërgon qindra oficerë policie shtesë në Minesota, një ditë...
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, deklaroi sot se shqetësimet për sigurinë në Atlantikun e Veriut duhet të ...
Qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë në kryeqytetet evropiane këtë fundjavë në solidaritet me pro...
Mediat shtetërore në Iran raportojnë se dhjetëra anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë gjatë pro...
Europa po përjeton një valë të fortë acari, reshje të mëdha dëbore e stuhi erë, duke regjistruar 13 viktima si pa...
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka deklaruar se Kaja Kallas duhet të japë dorëheqjen nga posti i Përfaqësueses së L...