E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi të shtunën kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico për hapjen e një "fronti të dytë energjetik" kundër Ukrainës me urdhër të Rusisë, duke sinjalizuar thellimin e një mosmarrëveshjeje për tranzitin e gazit midis dy vendeve.
Ukraina lejon kalimin e gazit natyror rus përmes territorit të saj për në disa vende evropiane, përfshirë Sllovakinë, por pritet ta ndalë rrjedhën kur marrëveshja ekzistuese e tranzitit - e nënshkruar para fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës – të skadojë në fund të vitit.
Kryeministri Fico, i cili vizitoi Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në fillim të kësaj jave, tha të premten se Sllovakia do të konsideronte masa reciproke kundër Ukrainës, si ndalimi i furnizimeve rezervë me energji elektrike nëse Kievi ndalon tranzitin e gazit nga 1 janari.
“Duket se Putini i dha Ficos urdhrin për të hapur një front të dytë të energjisë kundër Ukrainës në kurriz të interesave të popullit sllovak”, shkruan zoti Zelenskiy në platformën e mediave sociale X.
Sllovakia do që furnizimet me gaz rus nëpërmjet Ukrainës të vazhdojnë, duke thënë se rrugët alternative do të rrisin kostot dhe do të dëmtojnë operacionet e saj të tranzitit, duke bërë që ajo të humbasë 500 milionë euro në tarifa.
Ukraina ka thënë se nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje të re për tranzitin e gazit me Moskën për shkak të luftës së nisur nga Rusia në shkurt 2022. Ukraina është detyruar të importojë energji elektrike nga disa nga fqinjët e saj që kur Rusia filloi të vinte në shënjestër rrjetin e saj të energjisë në fund të vitit 2022, duke dëmtuar ose shkatërruar pjesën më të madhe të kapacitetit të prodhimit jo-bërthamor të vendit.
Zelenskyy tha se energjia elektrike nga Sllovakia aktualisht përbën 19% të importeve të kësaj energjie për Ukrainën dhe se Ukraina po punon me fqinjët e saj të Bashkimit Evropian për të rritur furnizimin.
"Sllovakia është pjesë e tregut të unifikuar evropian të energjisë dhe Fico duhet të respektojë rregullat e përbashkëta evropiane," u shpreh ai, duke shtuar se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike për Ukrainën do ta privonte Sllovakinë nga 200 milionë dollarë në vit.
Ministria e Jashtme e Ukrainës tha në një deklaratë se zoti Fico po reshtohej në anën e Putinit me "kërcënime të pakuptimta" për të ndërprerë importet e energjisë për Ukrainën.
Që nga marrja e detyrës në vitin 2023, Kryeministri Fico ka qenë një nga kundërshtarët më të hapur të BE-së për ndihmën ushtarake për Ukrainën. Pas bisedimeve të tij në Moskë, zoti Fico tha se Presidenti rus Putin kishte konfirmuar gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar furnizimin me gaz të Sllovakisë, megjithëse kjo do të bëhej "praktikisht e pamundur" pasi të skadojë marrëveshja e tranzitit./VOA
Foto ilustruese KOSOVË- Prej vitesh flitet se si mjekët largohen nga Kosova, por askush nuk e thotë se si të ndalen ata. Në Sh&eum...
Foto IZRAEL- Ushtria izraelite ka arrestuar një drejtor të një prej spitaleve të pakta funksionale në veri të Gazës, tek...
Foto ilustruese SHBA- Përhapja e virusit H5N1 po shkakton shqetësim në Shtetet e Bashkuara, pas zbulimit të rastit të pa...
Foto ilustruese STRUGË- Gjykata Themelore në Strugë, me kërkesë të Prokurorisë Publike, ka konfiskuar pasaportën e ...
ukraine SHBA- Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë se do të dërgojnë 1.25 miliardë dollarë (1.2 miliardë eu...
Salomé Zourabichvili GJEORGJI- Presidentja e Gjeorgjisë, Salomé Zourabichvili, iu bashkua mijëra protestuesve në rrug&eum...
RUSIA- Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha udhëheqësit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se mbrojtja ajrore ruse ishte e aktivizuar pë...
ukrainasit UKRAINË- Ukrainasit shpresojnë akoma për shkëmbime të të burgosurve me Rusinë, sidomos në ditët e m...
aktivistja-policia ITALIA- Një aktiviste nga grupi Femen, gra që zakonisht protestojnë topless për shkaqe të ndryshme, u arre...
Foto ilustruese MEKSIKË- Një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në bregun e Gjirit të Meksikës të...