Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GJERMANI- Policia ka kryer bastisje në disa qytete në Gjermani dhe Francë në një operacion të koordinuar ndërkombëtarisht për të goditur një rrjet që dyshohet për kontrabandimin e emigrantëve drejt Britanisë së Madhe me varka të vogla. Të koordinuar me Europolin, shërbimet franceze të sigurisë dhe policia britanike pas muajsh kanë mbledhur të dhëna, ndërsa operacioni u zhvillua të mërkurën në qytetet e Gjermanisë perëndimore, ku besohet se bandat kanë blerë varka të vogla dhe kanë gjetur emigrantë që dëshironin të iknin drejt Britanisë nga Franca përmes Kanalit.
Një rrjet i kurdëve të Irakut, disa prej të cilëve besohet se jetojnë në strehimore azilkërkuesish në shtetin perëndimor të Rhein-Westfalisë (NRW) akuzohet për kontrabandë migrantësh të parregullt nga Lindja e Mesme dhe Afrika Lindore në Francë dhe MB, duke përdorur varka të vogla. Më shumë se 500 oficerë morën pjesë në operacion, i cili lidhej me 10 urdhër-arreste ndërkombëtare, në lokacione që varionin nga strehimoret e azilkërkuesve deri te shtëpitë dhe magazinat private në qytetet Essen, Bochum, Gelsenkirchen në NRW dhe shtetin jugor të Baden-Württemberg, si dhe të tjera qytete në Francë.
Policia gjermane tha gjithashtu se urdhrat e arrestit ishin lëshuar nga një gjykatë në qytetin francez të Lille. Një fokus i veçantë ishte një strehë e azilkërkuesve në Essen, e cila u rrethua nga policia mëngjesin e së mërkurës, sipas tabloidit Bild. Forcat speciale gjermane si dhe njësitë anti-terroriste GSG 9 udhëhoqën operacionin, të ndihmuar nga më shumë se 20 hetues francezë dhe britanikë, si dhe zyrtarë të agjencisë së zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian, Europol.
Policia britanike dhe franceze thuhet se ishin në terren gjatë operacionit në Gjermani. Në shkurt, 19 persona u arrestuan pas bastisjeve që kishin në shënjestër një rrjet tjetër irakiano-kurd pas një hetimi nga autoritetet belge, franceze dhe gjermane. Sipas hetuesve, bandat e reja të kontrabandës po shfaqen vazhdimisht. Një hetues tha për mediat gjermane se kontrabanda me njerëz ishte shpesh më fitimprurëse sesa tregtia e drogës.
“Ndonjëherë është e mundur të fitosh më shumë para me kontrabandën e njerëzve sesa me tregtinë ndërkombëtare të drogës. Sirianët paguajnë deri në 10,000 euro për person për t’u kontrabanduar. Një gomone e mbushur shpejt mund të arrijë në disa qindra mijëra euro. Jetët e emigrantëve nuk kanë asnjë rëndësi për kriminelët”, tha ai.
Të dyshuarit në bastisjen e shkurtit ishin të gjithë me bazë në Gjermani. Banda përdorte gomone me ajër për kontrabandimin e emigrantëve drejt Britanisë nga plazhet pranë qytetit port francez të Calais. Kontrabanda e emigrantëve me varka të vogla nëpërmjet Francës në Britani është rritur që nga viti 2019. Vitin e kaluar, rreth 30,000 migrantë në 600 varka arritën në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Europol. Kjo shënoi një rritje prej më shumë se 60% krahasuar me vitin 2022, dhe niveli më i lartë i kontrabandës që nga kulmi i krizës së refugjatëve të vitit 2016. Policia federale gjermane tha se kishte nisur hetimet për 4400 të dyshuar për kontrabandë me qenie njerëzore.
Po ashtu politikanët gjermanë janë nën presion të madh për të ulur nivelin e të ashtuquajturit emigracion ilegal në Gjermani, i cili është një nga çështjet kryesore përpara zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në shkurt dhe është një çështje e nxehtë për të majtën dhe atë të largët. Intensifikimi i fundit i konfliktit në Siri ka ngritur shqetësimet se kontrabandistët e qenieve njerëzore do të përpiqen të shfrytëzojnë më tej sirianët të cilët edhe një herë po detyrohen të ikin në vende më të sigurta, dhe kështu të rrisin nivelet e migrimit akoma më tej.
Marine Le Pen FRANCË- Votimi i mosbesimit me të cilin përballet kryeministri francez Michel Barnier është një moment i mir&eu...
SHBA- Shtëpia e Bardhë është e zbukuruar për festat e fundviti. Dy ditë më parë, Zonja e Parë Jill Bide...
presidenti-kaos KORE E JUGUT- Korea e Jugut përjetoi disa orë tensionesh mbrëmjen e së martës duke përfshirë të gji...
SHBA- Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken duke folur për situatën në Korenë e Jugut ka mbështetur vendimin e Yoon Suk Ye...
Foto ilustruese GJERMANI- Ekuipazhi i një anijeje ruse përdori municione kundër një helikopteri ushtarak gjerman në Detin Baltik. ...
21-vjeçari GREQI- 21-vjeçari, Gerasimos Georgiadis është i vetmi i mbijetuar i vagonit të parë të trenit që...
Protesta KOSOVË- Ditën e sotme mësuesit në Kosovë kanë dalë në protestë ndërsa janë mbledhur para qe...
Takimi KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor ësh...
nargi mohammadi IRAN- Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Nargis Mohammadi, e cila është në burg që nga nëntori 202...
presidenti SEUL- Një nga pyetjet më të mëdha në mendjet e njerëzve në Seul ditën e sotme është: Ç...