“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

KAZAKISTAN- Pas rrëzimit të një avioni pasagjerësh në Kazakistan me disa të vdekur, shkaku i aksidentit mbetet i panjohur. Shoqëria e fluturimit, Azerbajxhani Airlines dhe Autoriteti Rus i Aviacionit Civil thanë se informacionet paraprake sugjeronin se piloti vendosi të bënte një ulje emergjente pasi avioni u godit nga një zog. Nga ana tjetër, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se sipas informacioneve të tij, avioni ka ndërruar itinerar për shkak të motit të keq.
Avioni Embraer 190 u ngrit nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku në mëngjes dhe ishte planifikuar të fluturonte rreth një orë për në Grozny në republikën ruse të Çeçenisë. Megjithatë, avioni me numër fluturimi J2-8243 nuk mundi të ulej në Grozny dhe për këtë arsye u nis për në një aeroport alternativ, tha Aliyev. Megjithatë, mbetet e paqartë pse makina devijoi qindra kilometra nga kursi. Aktau ndodhet në anën tjetër të Detit Kaspik - përballë Azerbajxhanit dhe Rusisë.
"Ndikimi i jashtëm skenari më realist"
Sipas ekspertit të aviacionit, Heinrich Großbongardt, mjegulla ose një tufë zogjsh nuk ka gjasa të jenë shkaku i rrëzimit. "Skenari realist është një ndikim nga jashtë," tha ai për Tagesschau. "Avioni u dëmtua jashtëzakonisht shumë dhe nuk mund të kontrollohej. Kjo nuk është diçka që shkaktohet nga një tufë zogjsh, për shembull, ku motorët dalin nga funksioni, por avioni mbetet i kontrollueshëm."
Blogerët ushtarakë rusë nuk përjashtuan që avioni mund të kishte hyrë në zonat mbi Kaukazin e Veriut ku luftoheshin dronët ukrainas në mëngjes.
Platforma e gjurmimit të lëvizjes të avionëve, "Flightradar24" bëri të ditur, se avioni kishte pasur probleme të mëdha me sinjalet GPS, pasi "nuk dërgonte të dhëna të mira të ADS-B". Ky është një sistem kontrolli për sigurinë e fluturimit që shërben për të treguar lëvizjet e avionit në hapësirën ajrore dhe transmentimin e të dhënave të pozicionit të avionëve, Rusia është akuzuar vazhdimisht për bllokimin e qëllimshëm të sinjaleve GPS në rajon.
Qeveria e Kazakistanit bëri të ditur, se do të bashkëpunonte me Azerbajxhanin në hetimin e rrëzimit të aeroplanit. Hetimet ndër të tjera kanë të bëjnë me pretendimet për "shkelje të rregullave të sigurisë” në trafikun ajror. Në mbrëmje, ekipet e shpëtimit zbuluan regjistruesin e fluturimit të makinës, e njohur edhe si kutia e zezë./ DW
protesta GJEORGJI- Protestat në Gjeorgji po i afrohen harkut të tyre njëmujor, teksa qytetarët nga i gjithë vendi vazhdojnë t...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli dhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për ndërlikimin e përpjekjeve për armëpushim, nd&e...
stuhi debore BOSNJE- Stuhitë e forta të borës vazhdojnë të bëjnë kërdi në rajonin e Ballkanit. Dhjetëra m...
UKRAINA- Nëse trupat elite të Koresë së Veriut prisnin një fushatë të lehtë kundër forcave ukrainase në rajo...
makina ne flake GAZA- Pesë gazetarë janë vrarë në një sulm izraelit gjatë natës që goditi automjetin e tyre n&...
FINLANDË- Kryeministri i Finlandës Petteri Orpo tha të mërkurën se autoritetet në vendin e tij po hetojnë rreth dëmit ...
Asma al-Assad BRITANI E MADHE- Gazeta britanike “The Telegraph“ dhkruan se Asma al-Assad është e sëmurë rëndë me...
TJLANDË- Një grua britanike është arrestuar në ditën e Krishtlindjes pasi është futur fshehurazi së bashku m...
foto ilustruese SIRI- Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar protesta të paprecedenta nga pakica alavite n&...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia sulmoi sistemin energjetik të Ukrainës dhe disa ...