Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të enjten se administrata e tij do ta apelojë vendimin e një gjykatësi federal për bllokimin e përkohshëm të urdhrit ekzekutiv që i jep fund të drejtës kushtetuese për marrjen e shtetësisë për fëmijët e lindur në tokën amerikane pa marrë në konsideratë statusin ligjor të prindërve të tyre.
"Padyshim do ta apelojmë. Ata e çuan çështjen para një gjyqtari të caktuar në Siatëll. Vendimi i tij ishte i pritshëm”, tha zoti Trump.
Gjykatësi i Qarkut, John C. Coughenour vendosi për ankesën e paraqitur nga shtetet e Uashingtonit, Arizonës, Illinoit dhe Oregonit, të cilat argumentojnë se Amendamenti i 14-të dhe Gjykata e Lartë e kanë çimentuar të drejtën për shtetësi përmes lindjes.
Kjo çështje është një nga pesë paditë e ngritura nga 22 shtete dhe një numër grupesh për drejtat e emigrantëve në të gjithë vendin.
Urdhri i Presidentit Trump thotë se një fëmijë i lindur në Shtetet e Bashkuara nuk mund të marrë automatikisht shtetësinë, nëse nëna nuk ka status të ligjshëm emigracioni, ose nëse ndodhet në Amerikë me vizë, por vetëm përkohësisht, si dhe në rast se babai nuk është shtetas amerikan, ose banor i përhershëm.
Urdhri ndalon agjencitë amerikane të lëshojnë dokumente, që njohin si shtetas fëmijët e lindur nga prindër që nuk kanë statusin e duhur ligjor, apo të pranojnë dokumente nga shtete të veçanta amerikane që u njeh këtyre fëmijëve shtetësinë.
“Shumë studiues ligjorë dhe grupe për të drejtat civile thonë se do të duhej një ndryshim në Kushtetutë për të ndryshuar të drejtën e shtetësisë në lindje. Kjo kërkon që tre të katërtat e shteteve të pajtohen si dhe dy të tretat e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit amerikan”, thotë Julia Gelatt, Drejtore e Programit të Politikave të Emigracionit në SHBA në Institutin e Politikave të Emigrantëve.
E drejta për shtetësi në lindje nënkupton që të lindurit në Shtetet e Bashkuara bëhen automatikisht shtetas amerikanë, pavarësisht statusit ligjor të prindërve.
Për dekada të tëra rregulli është zbatuar edhe për fëmijët e lindur nga prindër që ndodhen në Shtetet e Bashkuara pa dukumente, ose nga prindër me viza turistike, apo studentore, që planifikojnë të kthehen në vendin e tyre të origjinës.
Kjo praktikë nuk zbatohet në asnjë vend tjetër. Presidenti Trump dhe mbështetësit e tij argumentojnë se sistemi po abuzohet dhe se duhet të ketë standarde më të ashpra për t’u bërë shtetas amerikan.
Por të tjerë thonë se kjo është një e drejtë e garantuar nga Amendamenti i 14-të i Kushtetutës, rrëzimi i së cilës është jashtëzakonisht i vështirë dhe se, edhe nëse është e mundur, është një ide e keqe.
Presidenti Trump dhe kundërshtarët e së drejtës për shtetësi përmes lindje argumentojnë se ky rregull i nxit njerzit që të vijnë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, ose të marrin pjesë në atë që njihet si “turizëm i lindjes” ku gratë shtatzëna vijnë në SHBA enkas për të lindur, në mënyrë që fëmijët e tyre të marrin shtetësinë.
Në vendet ku nuk ekziston kjo e drejtë, thotë ekspertja Gelatt, shumë fëmijë lindin “pa shtetësi”.
“Kjo do të thotë se ata nuk mund të kenë qasje në pasaporta. Ata nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit. Ata nuk mund të votojnë dhe nuk kanë zë në qeveri. Ata rriten pa ndjenjën se i përkasin një vendi”, thotë zonja Gelatt për agjencinë e lajmeve Associated Press.
Sipas Institutit të Politikave të Emigracionit, në vitin 2019, 5.5 milionë fëmijë nën moshën 18 vjeçare, kishin të paktën një prej prindërve pa dokumente të ligjshme. Këta fëmijë përbënin 7 për qind të numrit të përgjishtëm të fëmijve amerikanë dhe shumica e tyre ishin shtetas amerikanë.
Organizata jopartiake tha gjatë fushatës së zotit Trump për president më 2015 se numri i njerëzve në vend me status të paligjshëm do të rritej nëse shfuqizohej e drejta për shtetësi përmes lindjes, duke krijuar një “klasë që do të përjashtohej nga integrimi shoqëror për breza”.
Pas Luftës Civile, Kongresi ratifikoi Amendamentin e 14-të në korrik të vitit 1868. Amendamenti garantonte shtetësi për të gjithë, përfshirë zezakët.
“Të gjithë personat e lindur, ose të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara dhe që i nënshtrohen juridiksionit të tyre, janë shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe shtetit ku ata banojnë”, thotë Amendamenti i 14-të.
“Asnjë shtet nuk dë të bëjë, ose zbatojë asnjë ligj që do të shkurtojë privilegjet, ose imunitetin e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara”, shkruan më tej në të.
Por Amendamenti i 14-të nuk përkthehej gjithmonë si një e drejtë për shtetësi në lindje. Për shembull, vetëm në vitin 1924 Kongresi vendosi për t’u dhënë shtetësinë të gjithë indianëve autoktonë amerikanë të lindur në Shtetet e Bashkuara./VOA
SHBA- Një person nga Indiana është arrestuar pasi postoi një video në llogarinë e tij TikTok duke nxitur dhunë ku...
Protesta SLLOVAKI- Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën të premten në sheshin kryesor të Bratislavës në Sllovaki. ...
Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy pretendoi sot se presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të man...
donald trump, mette frederiksen SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një telefonatë me tensione dhe diskutime me kryeministre...
AFRIKË- Dhjetëra delfinë të ngordhur janë gjetur në breg të plazhit Mareek, njoftuan sot banorët dhe autorit...
Obama SHBA- Ish-presidenti amerikan, Barack Obama u pa duke mbërritur i vetëm në një restorant të ri të Uashingtonit p&e...
Foto ilustruese GUATEMALË- Dy avionë ushtarakë amerikanë me njerëz të dëbuar nga SHBA u ulën në Guatemal&...
TURQI- Katërmbëdhjetë të dyshuar u arrestuan dhe tetë prej tyre iu referuan prokurorit publik sot si pjesë e hetimit për&nb...
LONDËR- Deveca Rose, 30 vjeç, është dënuar me 10 vite burg në Londër, pasi katër djemtë e saj të...
IRLANDË- Një burrë ka vdekur pasi një pemë ra në makinën e tij në Co Donegal gjatë stuhisë Eowyn. Rreth...