I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
SHBA- Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shkeli urdhrin e gjykatës që e ndalon të sulmojë dëshmitarët e mundshëm. Gjykatësi e gjobiti zotin Trump me 9 mijë dollarë për shkelje të përsëritura të urdhrit që e ndalon atë të bëjë deklarata publike për dëshmitarët, anëtarët e jurisë dhe të tjerë të lidhur me çështjen.
Nëse përsëritet shkelja e urdhrit, paralajmëroi gjykatësi, ai mund të burgoset. Prokurorët kishin pretenduar për dhjetë shkelje, por gjykatësi gjeti se ishin nëntë. Zoti Trump i kishte ngulur sytë në tryezë ndërsa gjykatësi e lexoi vendimin. Kandidati republikan për president ka pohuar se ai po ushtron të drejtën e lirisë së fjalës, por vendimi i gjykatësit nxjerr në pah se zoti Trump është i pandehur në një çështje kriminale që duhet t’i nënshtrohet realitetit të ashpër të procedurës gjyqësore.
Kërcënimi jashtëzakonshëm nga gjykatësi për të burgosur një ish president sinjalizon rritjen e pasigurisë ligjore të zotit Trump në varësi të sjelljes së tij gjatë pjesës së mbetur të gjyqit. Gjykatësi Merchan shkroi se ai është "shumë i vetëdijshëm dhe mbrojtës" për të drejtat që gëzon zoti Trump në bazë të Amendamentit të Parë , "veçanërisht duke patur parasysh kandidaturën e tij për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara".
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të drejtat legjitime të pandehurit për lirinë e fjalës të mos kufizohen, që ai të jetë në gjendje të bëjë fushatë të plotë për postin që kandidon dhe që të jetë në gjendje të përgjigjet dhe të mbrohet kundër sulmeve politike”, shkroi gjykatësi Merchan.
Megjithatë, ai paralajmëroi se gjykata nuk do të tolerojë "shkeljet me dashje të urdhrave të saj të ligjshëm dhe se, nëse është e nevojshme dhe e përshtatshme sipas rrethanave, ajo do të vendosë një dënim me burg". Deklarata e gjykatësit tregon për mundësinë që zoti Trumë të bëhet ish presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që mund të shkojë në qeli.
“Ky urdhër i gjykatësit është krejtësisht jokushtetues”, tha zoti Trump pas përfundimit të seancës të martën, ku dëshmoi një avokat i Hollivudit i cili ndërmjetësoi dy marrëveshje pagesash për të blerë heshtjen. "Unë jam kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara ... dhe jam në gjykatë gjatë gjithë ditës duke i dëgjuar këto gjëra”.
Trump është mësuar të ketë qasje të vazhdueshëm në mediat e tij sociale për të goditur kundërshtarët dhe për të shprehur mendimin e tij. Pas bllokimit të llogarisë së tij në rrjetin Twitter pas trazirave të 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan nga mbështetësit e tij, zoti Trump krijoi platformën e tij sociale, ku postimet e tij nuk do të kufizoheshin apo bllokoheshin.
Prej kohësh ai është përpjekur të distancohet nga mesazhet e debatueshme që ka ndarë për miliona ndjekës të tij, duke këmbëngulur se ai vetëm i ka shpërndarë postimet e të tjerëve. Vendimi i së martës në Nju Jork vjen në javën e dytë të gjyqit ndaj zotit Trump nën akuzat se ka paguar para për të blerë heshtjen. Zoti Trump akuzohet se ai dhe bashkëpunëtorët e tij morën pjesë në një skemë të paligjshme për të ndikuar në fushatën presidenciale të vitit 2016, duke blerë dhe varrosur histori negative për të.
Akuza pretendon se pagesat u bënë për modelen e revistës Playboy Karen McDougal, e cila shiti historinë e saj për lidhje intime me zotin Trump, aktoren e filmave pornografik Stormy Daniels, e cila pretendon për një natë intime me ish presidentin. Zoti Trump i ka hedhur poshtë akuzat dhe thotë se të gjitha pretendimet janë gënjeshtra.
Sipas urdhrit të gjykatësit, zoti Trump i fshiu postimet fyese nga llogaria e tij në rrjetin Truth Social dhe faqja në internet e fushatës së tij për president. Ai ka afat deri të premten që të paguajë gjobën. Gjykatësi do të dëgjojë të enjten argumente lidhur me shkelje të tjera të supozuara të urdhrit të gjykatës. Zoti Merchan njoftoi se do të ndalojë seancën gjyqësore më 17 maj për të lejuar që zoti Trump të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të djalit të tij Barron i cili përfundon shkollën e mesme./ VOA
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar “mot jashtëzakonisht të nxehtë” në qytetet verilindore të vendi...
Shpyllëzimi në Amazonën e Brazilit ra me 33.6% në gjashtë muajt e parë të mandatit të Presidentit Luiz Inácio L...
Të gjitha aktivitetet eksploruese të Ocean Gate janë pezulluar. Kjo masë u mor pas fundosjes së Titanit muajin e kaluar, që...
Walt Nauta, ndihmës i ish-Presidentit Donald Trump deklaroi se ishte i pafajshëm për akuzat se kishte ndihmuar ish-shefin e tij t’u fsheh...
Kompania “Meta” në pronësi të Mark Zuckerberg ka lancuar zyrtarisht të mërkurën një aplikacion të ri t&eum...
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka ndërprerë përkohësisht bashkë...
Ai shtoi se Partia Popullore Evropiane (EPP) është e përqendruar në kthimin në pushtet në Itali dhe Francë, ish-bastionet e...
“Të dashur Marina, Pier Silvio, Barbara dhe Eleonora, po shkoj në San Raffaele, nëse nuk kthehem, kini parasysh sa vijon” Me kë...
Këngëtarja dhe ylli i Disney, Coco Lee është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare . Sipas nj&eum...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis konfirmoi se shumë shpejt Greqia do të çelë dritën jeshile për martesat e së nj&eum...