Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Ndërsa kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, kandidatët rivalë Donald Trump dhe Kamala Harris po përpiqen të fitojnë mbështetjen e komunitetit LGBTQ+. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Genia Dulot njofton nga qyteti Los Anxhelos në Kaliforni se votat e këtij grupi mund të bëjnë një ndryshim në shtatë shtetet fushëbetejë që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve të 5 nëntorit.
Rreth 15 vjet më parë, Candis Cayne ndihmoi në normalizimin e personazheve transgjinorë në televizionin amerikan me rolin e saj në filmin serial “Dirty Sexy Money”.
Ajo thotë se të drejtat e grupit LGBTQ+ do të rrezikohen nëse kandidati republikan, Donald Trump, e fiton Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk mund të bëjmë hapa prapa. Partia Republikane po përpiqet të na rikthejë në një kohë ku vetëm një pjesë e caktuar e njerëzve kishin të drejta, kjo është vërtet e rëndësishme dhe e frikshme. Shpresojmë se populli do të bëjë gjënë e duhur”, thotë aktorja Candis Cayne.
Arthur Liu e mbështet zotin Trump për shkak të arritjeve kur ishte president. Ai thotë se demokratët e kanë përkeqësuar situatën.
“Më pëlqejnë rezultatet që pati, sepse ekonomia ishte shume mirë. Kishte probleme në kufi por nuk ishte kaq keq”.
Një sondazh nga organizata “Pew Research”, i publikuar në muajin qershor, tregon se rreth gjysma e mbështetësve të kandidatit Trump thonë se legalizimi i martesës së të njëjtës gjini ka patur ndikim negativ në shoqëri.
David Keen thotë se zoti Trump nuk përbën kërcënim për martesat e homoseksualëve.
“Ai është pro martesës së të njëjtës gjini, sepse e kupton martesën, përveçse një rituali fetar që ka të bëjë me kishën. Ai nuk ka probleme me dokumentin ligjor që mbron një çift. Ai është nga Nju Jorku dhe ishte tejet liberal. Ndoshta, ai është republikani më liberal që kemi patur ndonjëherë”.
Shkencëtarja Arielle Johnson druhet se zoti Trump përbën rrezik për martesat mes të njëjtës gjini dhe mund të rrezikojë çështjen e emigracionit për bashkëshortin e saj.
Në një bisedë me Zërin e Amerikës, ajo thotë se shqetësimi i saj kryesor janë kufizimet e republikanëve për të drejtat riprodhuese, përfshirë fekondimin invitro.
“Jam e diagnostikuar me endometriozë. Nëse unë dhe partneri im vendosim të kemi fëmijë, ka të ngjarë që të ndodhë përmes fekondimit invitro, çka është një çështje e diskutueshme”.
Organizata më e madhe e republikanëve LGBTQ+ zhvilloi tubime në mbështetje të kandidatit Trump në shtetet fushëbetejë Miçigan, Xhorxhia, Uiskonsin, Karolinën e Veriut, Pensilvani, Arizonë dhe Nevada.
Komiteti Kombëtar Demokrat financoi këtë muaj një fushatë mediatike në mbështetje të kandidates Harris me temën “Unë do të votoj” si dhe reklama në 16 publikime të komunitetit LGBTQ+.
Sondazhi i muajit të kaluar nga grupi për të drejtat e komunitetit LGBTQ+, “Fushata për të Drejtat e Njeriut” gjeti se më shumë se 90% e këtij komuniteti janë regjistruar dhe të motivuar të votojnë. Sipas sondazhit, rreth 67% e këtij komuniteti e mbështesin demokraten Kamala Harris./VOA
SPANJË- Përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Spanjë po vazhdojnë pasi një stuhi e paprecedentë mori jetën e të...
RUSI- Rusia po kërkon një shumë të paimagjinueshme parash nga një prej kompanive më të mëdha teknologjike në bot&...
ANGLI- Një 14-vjeçar ka pësuar plagë të rënda pasi u sulmua nga një qen pitbull. Pamjet shqetësuese tregojnë se...
SHBA-Presidenti amerikan Joe Biden kafshoi me shaka katër foshnja gjatë një feste të Hallowe’en-it të organizuar në S...
SHBA- Shumica e amerikanëve po ndjejnë shumë emocione në prag të zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, por entuziazmi nuk...
SERBIA- Departamenti amerikan i Shtetit tha se bie dakort me Bashkimin Evropian se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar projek...
Andriy Kostin UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, e ka shkarkuar edhe zyrtarisht prokurorin e Përgjithshëm, Andriy...
Përmbytjet në Valencia SPANJA- Spanja lëshoi një tjetër paralajmërim për stuhi të enjten për një pjes&e...
SPANJA- Përmbytjet e mëdha në Spanjë i kthyen rrugët e fshatrave në lumenj, shkatërruan shtëpitë, ndërpren&e...
SHBA- Njoftimet se miliarderi Elon Musk ka biseduar në mënyrë të vazhdueshme me Presidentin rus Vladimir Putin po bëjnë ende jeh...