BOTA

Trump imazh të ri me një aureolë dhe i përqafuar nga Jezusi: Jam karta e fortë e Zotit!

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Prill 2026, 20:49
Trump imazh të ri me një aureolë dhe i përqafuar nga Jezusi:

Donald Trump ka vendosur të “ulë tonin” – dhe ndoshta edhe ambiciet e tij – pas kritikave të forta që mori për një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, ku paraqitej si një Krisht shërues në kohë lufte.

Në një nga postimet e fundit në rrjetin e tij social Truth Social, ai është “kënaqur” duke u paraqitur si lideri botëror i zgjedhur personalisht nga Jezusi si një “kartë fituese” në një moment historik veçanërisht të ndërlikuar. Në imazh, vetë Jezusi e përqafon Trump-in, i cili shfaqet pak centimetra më i shkurtër, por me një aureolë të ngjashme shenjtërie. Në sfond shfaqet flamuri amerikan.

Imazhi i ri: “Zoti luajti kartën Trump”

Këtë herë, presidenti nuk e publikoi vetë imazhin drejtpërdrejt, ndoshta për shkak të valës së kritikave që mori vetëm dy ditë më parë, por zgjodhi të ripostojë një publikim të një përdoruesi tjetër në rrjet.

“Unë nuk kam qenë kurrë një njeri veçanërisht fetar, por a nuk mund të jetë që në një periudhë kur figura satanike, demonike dhe të përfshira në sakrifica fëmijësh po ekspozohen… Zoti ka luajtur kartën Trump?”

Kjo është pyetja retorike që përdoruesi shoqëron me imazhin e përqafimit mes Jezusit dhe Donald Trump.

Duke e ripostuar, Trump shtoi edhe një koment politik: “Të çmendurve të së majtës radikale mund të mos u pëlqejë, por unë e mendoj shumë të këndshme.”

Shpjegimi i imazhit (dhe gabimi i Trump)

Dalja e fundit, ku Trump shfaqej si një Krisht që shëron një njeri, ishte “sqaruar” në mënyrë të çuditshme në një deklaratë për shtyp, ku ai tha: “Mendova se thjesht më paraqiste si mjek. Vetëm lajmet e rreme mund të shpiknin diçka të tillë.”

Ky shpjegim, në vetvete, ishte rezultat i një keqkuptimi tjetër, pasi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë kishte folur për një imazh të manipuluar (“doctored”), dhe jo për Trump si “doktor” në kuptimin mjek.

Sulmet e Trump ndaj Papës

Dueli simbolik Trump–Jezus, i nxitur nga presidenti, po zhvillohet në një moment tensionesh të larta mes Shtëpisë së Bardhë dhe Vatikanit. Në ditët e fundit, Donald Trump ka sulmuar disa herë Papën me deklarata dhe postime në rrjete sociale, duke e akuzuar si “të dobët në luftën kundër krimit”, “të paaftë në politikën e jashtme” dhe se nuk është i vetëdijshëm se “Teherani ka vrarë 42 mijë qytetarë të tij”.

Sipas raportimeve, Uashingtoni duket se nuk i pranon kritikat e vazhdueshme dhe të ashpra të Papa Leonit XIV ndaj administratës amerikane, të cilën ai e ka akuzuar se ka “duart e përgjakura” nga viktimat e konfliktit në Lindjen e Mesme. /PiranjatNews/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan