Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur qëndrimin e tij të prerë ndaj Iranit, duke theksuar se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Ai ka përshkruar propozimin e Teheranit për një marrëveshje si “një hap të madh”, por që “nuk është i mjaftueshëm” për Shtetet e Bashkuara.
Trump ka shtuar se: “Do të shohim se çfarë ndodh. Lufta mund të përfundojë shpejt nëse ata bëjnë disa veprime të caktuara”, duke nënvizuar më tej se “afati i nesërm është përfundimtar”.
Duke folur për pasojat, Trump ka theksuar se leja për Iranin të zotërojë një armë bërthamore do të ishte një krim lufte, duke e konsideruar këtë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë globale.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se ka kërkuar nga mediat të tregojnë emrin e personit që i ka dhënë informacion shtypit rreth operacionit të shpëtimit të pilotit amerikan. Ai gjithashtu ka kërcënuar me burg gazetarët që nuk do të zbulojnë “burimin e fshehtë”.
Nga ana tjetër, Irani ka refuzuar një marrëveshje armëpushimi të propozuar nga Pakistani për një armëpushim 45 ditor të luftimeve me SHBA-të dhe Izraelin. Këtë vendim Irani e ka argumentuar se në rajon nevojitet paqe e përhershme, duke propozuar edhe një plan me 10 pika që do ta realizonte këtë. Diskutimet vijnë pas një momenti të tensionuar, sepse një ditë më parë, presidenti Donald Trump i vuri afat Teheranit që të hapë Hormuzin deri të martën, përndryshe vendi do të kthehej në 'ferr'.
Por pavarësisht bisedimeve për arritjen e paqes, luftimet në rajon vijojnë. Irani ka konfirmuar gjithashtu se shefi i inteligjencës i Gardës Revolucionare Islamike është vrarë, një akt për të cilin Izraeli ka konfirmuar autorësinë.
Sipas Iranit, SHBA nuk është e gatshme për një armëpushim, ndërsa zëvendëspresidenti i vendit e ka akuzuar Donald Trump për “çmenduri” lidhur me raportimet për sulme të reja që goditën një universitet në Teheran.
Nga ana tjetër, ditën e sotme raportohet se Izraeli dhe SHBA-të kanë sulmuar 2 uzina petrokimike të Iranit.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
6 Prill22:02
Çfarë ndodh nëse mbaron karburanti i avionëve? Katër skenarët e krizës
Industria ajrore europiane nuk po e konsideron më mungesën e karburantit si një hipotezë të largët laboratorike, por si një r...
BOTA
6 Prill21:51
Masakra e bukëpjekësve/ Vrau familjen e tij, autori arratiset dy herë brenda 6 muajsh
Ai nuk është kthyer nga leja e Pashkëve. Elia Del Grande është ende në arrati. 50-vjeçari nga Cadrezzate (Varese), i njohur...
BOTA
6 Prill21:35
Kush ishte Majid Khademi, zyrtari i lartë iranian që u vra sot nga një sulm amerikano-izraelit?
Majid Khademi, shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare, i cili kishte akuzuar Donald Trump për nxitje të protestave antiqeverit...
BOTA
6 Prill20:50
Trump sulmon NATO-n dhe aleatët: Jam shumë i zhgënjyer, Koreja me Japoninë më lanë në baltë
Gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar t...
BOTA
6 Prill20:33
“Urat dhe centralet do të shkatërrohen totalisht”, Trump kërcënon sërish Iranin: Nëse mbaron afati, sulmojmë!
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se konflikti me Iranin ka lënë një “gjurmë në NATO që nuk do të zhduket k...
BOTA
6 Prill20:30
Drejtori i CIA-s konferencë me Trump: Nxjerrja e pilotit nga Irani ishte garë kundër kohës
Drejtori i CIA, John Ratcliffe, ka deklaruar se operacioni për shpëtimin e personelit ushtarak amerikan në Iran ka qenë një “misi...
BOTA
6 Prill20:23
"Iranianën duan t'i bombardojmë", Trump: Kam një plan, por nuk do ta zbuloj ende
Presidenti amerikan, Donald Trump, në konferencën për mediat nga Shtëpia e Bardhë, pretendoi se iranianët duan që SHBA të...
BOTA
6 Prill20:09
Artemis II thyen rekordin historik të distancës, arrin në anën e errët të Hënës!
Katër astronautët e misionit Artemis II kanë hyrë në fushën gravitacionale të Hënës, duke vijuar udhëtimin dre...
BOTA
6 Prill19:48
Khamenei del nga izolimi? Lideri Suprem: Vrasësit nuk do ta ndalojnë ushtrinë iraniane
Lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka reaguar pas refuzimit nga Teherani të propozimit për një armëpushim 45-ditor me SHBA-në dh...
BOTA
6 Prill19:35
Trump zbulon prapaskenën e misionit në Iran: Dikush na tradhëtoi! Ja çfarë fati e pret
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka mbajtur një konferencë për mediat ku ka komentuar situatën e tensionuar me Iran, duke zbuluar se një...