“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se në ditën e tij të parë në detyrë do të vendoste një tarifë 25% për të gjitha produktet nga Meksika dhe Kanadaja, dhe një tarifë shtesë prej 10% për mallrat nga Kina, duke përmendur rolin e tyre në emigracionin e paligjshëm dhe tregtinë e drogave të paligjshme.
“Më 20 janar, në mesin e shumë Urdhrave të parë Ekzekutiv, unë do të nënshkruaj të gjitha dokumentet e nevojshme për të vendosur 25 për qind tarifë ndaj të gjitha produkteve nga Meksika dhe Kanadaja që hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në një postim të zotit Trump në rrjetin “Truth Social”.
Trump tha se tarifat do të mbeten në fuqi derisa të dyja vendet të ndalin kalimin në Amerikë të drogës, veçanërisht të fentanilit dhe emigrantëve të paligjshëm.
Presidenti i zgjedhur gjithashtu akuzoi Kinën se nuk ka ndërmarrë veprime mjaft të forta për të ndalur rrjedhën e drogave të paligjshme që mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit meksikan.
"Ne do të vendosim një tarifë prej 10 për qind ndaj të gjitha produkteve të Kinës që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila nuk do të hiqet derisa ata të ndalin rrjedhën e drogës", thuhet në postimin e zotit Trump.
Presidenti i zgjedhur është zotuar më parë t'i japë fund statusit tregtar të vendit më të favorizuar që gëzon Kina dhe të vendosë mbi 60 për qind tarifa ndaj importeve kineze, shumë më të larta se ato të vendosura gjatë mandatit të tij të parë.
Ekonomia kineze është në një pozitë shumë më të vështirë, duke patur parasysh rënien e tregut të shtëpive dhe pasurive të patundshme, rreziqet nga borxhi publik dhe dobësimi i kërkesave të konsumit të brendshëm.
Dollari u rrit me më shumë se 2% kundrejt pesos meksikane, pas publikimit të komenteve të zotit Trump në platformën e tij të mediave sociale./ VOA
Rutte dhe Erdogan TURQI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë zyrtare në Tur...
SHBA- Një gjykatëse amerikane pushoi të hënën çështjen gjyqësore lidhur me akuzat ndaj Donald Trumpit për p&eum...
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite nisi një fushatë sulmesh ajrore në të gjithë Libanin të hënën, duke shkaktuar vrasje...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump në janar, tha Sht&eu...
PAKISTAN- Mijëra mbështetës të ish-kryeministrit të burgosur të Pakistanit, Imran Khan, depërtuan nëpër barrikadat ...
permbytjet BRITANI- Një pastrim i madh është duke u zhvilluar pas përmbytjeve "shkatërruese" të shkaktuara nga stuhia Bert, p...
Turqi TURQI- Një tërmet me magnitudë 4.6 është regjistruar në lagjen Dogansehir të Malatyas. Sipas informacioneve në...
Foto ilustruese LITUANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se rrëzimi i një avioni mallrash në Li...
Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç së fundmi ka zhvilluar një intervistë me Stephen Sackur n&eu...
Shperthimi TURQI- Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 20:10 në rafineritë e kompanisë Tupras, në zonën Aliaga t&eum...