“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

SHBA- Kompani të ndryshme të inteligjencës artificiale janë në konkurrencë për të krijuar teknologjinë e së ardhmes. Ndërsa përhapet popullariteti i programeve si ChatGPT, agjencitë rregullatore amerikane nuk kanë mbajtur të njëjtin ritëm me zhvillimin e teknologjisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, administrata e ardhshme amerikane kërkon që Shtetet e Bashkuara të dominojnë industrinë e inteligjencës artificiale pavarësisht rreziqeve që mund të paraqesë kjo teknologji.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe shefi i kompanisë Softbank, Masayoshi Son, bënë një njoftim të rëndësishëm.
“Jam i emocionuar të njoftoj se Softbank do të investojë 100 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara duke krijuar të paktën 100,000 vende pune për amerikanët. Kjo do të ndihmojë që inteligjenca artificiale, teknologjitë në zhvillim dhe industritë e së ardhmes të krijohen, ndërtohen dhe zhvillohen në Shtetet e Bashkuara”, tha Presidenti i zgjedhur Donald Trump.
Novacionet në fushën e inteligjencës artificiale po ecin me një ritëm të shpejtë, të nxitura pjesërisht nga popullariteti i programeve të tilla si ChatGPT, të cilat janë trajnuar duke përdorur sasitë e mëdha të të dhënave me tekst për të prodhuar një përmbajtje të re.
Por aftësitë e kësaj teknologjie, në dukje të pakufizuara, shtrojnë pikëpyetje për normat rregullatore dhe sigurinë.
Zëri i Amerikës bisedoi me profesorin e së drejtës dhe etikës në Fakultetin e Biznesit Wharton të Universitetit të Pensilvanisë,
“Administrata e Presidentit Trump ka qenë shumë e qartë se dëshiron të eliminojë shumë nga rregulloret e vëna nga administrata e Presidentit Biden për inteligjencën artificiale. Duke thënë se do t’i heqin prangat kësaj teknologjie për të fituar lutën kundër Kinës në këtë fushë dhe për të udhëhequr botën”.
Gjatë një takimi për inteligjencën artificiale në Nju Jork, të pranishmit shprehën entuziazëm për të ardhmen e teknologjisë, por edhe dëshirën për politika dhe standarde që do të ndihmojnë në zbutjen e dëmeve të mundshme nga ajo.
“Kompanitë duan të kuptojnë se si të shmangin problemet në rastet kur teknologjia është e njëanshme dhe nuk funksionin siç është parashikuar”, thotë profesori Werbach.
Sipërmarrësja Jaye Watts vë në dukje thirrjet për transparencë si nga krijuesit ashtu edhe nga kompanitë si Valve, që njihet për zhvillimin dhe shpërndarjen e lojërave elektronike.
“Kompanitë po detyrohen të thonë se si po e përdorin inteligjencën artificiale, ndryshe nga sa e përdornin më parë, duke i marrë burimet diku dhe në disa raste duke shkelur të drejtat e dikujt”.
Sigurimi i trajnimit të modeleve të inteligjencës artificiale me të dhëna cilësore është ideal, por zhvilluesit nuk kanë gjithmonë qasje tek të dhëna të tilla. Oshin Anand është me firmën “Sahaj”.
“Kur përdor një variant të trajnuar paraprakisht të një modeli me kapacitet të lartë, madje edhe nëse bën përmirësime, nuk ke kontroll mbi sasinë masive të të dhënave nga të cilat është trajnuar. Mund të ketë përmirësime, por nuk ka koncept për ta zhbërë atë proces”.
Ekspertët sugjerojnë përfshirjen e matjeve dhe standardeve për të vlerësuar produktivitetin e një programi të inteligjencës artificiale, çka shpresojnë të nxisë biznesin.
“Kështu mund të përparohet dhe të krijohet besimi”, thotë Oshin Anand me firmën Sahaj.
Të tjerët druhen se një qasje e ashpër rregullatore mund të dëmtojë novacionet dhe konkurrencën.
Jiajun Lu është themeluesi i firmës Akool, e cila prodhon video dhe audio duke përdorur inteligjencën artificiale.
“Nëse disa vende janë më agresive për rregullat dhe disa jo, atëherë kompanitë do zhvendosen në ato vende. Inteligjenca artificiale është një fushë ku çdo vend kërkon të korr fitore, ndaj vendet do t’i harmonizojnë rregulloret e tyre”.
Ndërsa inteligjenca artificiale shënon përparime, inteligjenca njerëzore duhet të përcaktojë ekuilibrin e duhur mes novacioneve dhe rendit./VOA
dhoma e qendres BRITANI- Dhoma e parë e konsumit të drogës është hapur zyrtarisht sot në Britani me qendër në ...
SHBA- Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të s...
Trump SHBA- Pas një beteje ligjore të minutës së fundit, raporti përfundimtar i Jack Smith mbi hetimin e tij penal mbi përpje...
Barcelona SPANJË- Spanja planifikon të rrisë taksat për qiratë e shtëpive të pushimeve në mënyrë që ...
NIGERI- Të paktën 40 persona janë vrarë në një sulm nga persona të armatosur në komunitetin Duba, në shtetin...
Mbreti Charles BRITANI- Mbreti Charles do të udhëtojë në Aushvic këtë muaj për të marrë pjesë në nj&...
GREQI- Reshje bore, shira të rrëmbyeshëm dhe temperatura të ulëta kanë përfshirë gati më shumë se gjysmë...
SLLOVAKIA- Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, e ka ftuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedime për transitin e gazit, n&e...
nigeri NIGERI- Militantët e dyshuar islamikë vranë 40 fermerë në një sulm ndaj komunitetit Dumba në shtetin Borno të...
GAZA- Armëpushimi dhe marrëveshja për lirimin e pengjeve që po diskutohet aktualisht nga Izraeli dhe Hamasi ka qenë në tryez&eum...