Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump duket se është radhitur në krah të biznesmenit miliarder Elon Musk dhe mbështetësve të tij në fushën e industrisë së teknologjisë, në debatin brenda republikanëve, mbi programin e vizave H-1B për punonjësit e kualifikuar.
Në një intervistë për gazetën ‘New York Post’ të shtunën, zoti Trump mbështeti përdorimin e këtyre vizave për të sjellë punonjës të huaj të kualifikuar në Shtetet e Bashkuara.
Të premten në mbrëmje zoti Musk, drejtues i kompanive Tesla dhe SpaceX, u zotua të mbrojë me vendosmëri programin e vizave H-1B, duke iu referuar industrisë së teknologjisë.
Në një postim në platformën e mediave sociale X, zoti Musk shkruante se: "arsyeja pse jam në Amerikë së bashku me kaq shumë njerëz me rëndësi jetike, që ndërtuan kompanitë SpaceX, Tesla dhe qindra kompani të tjera që e bënë Amerikën të fortë, është programi i vizave H1B".
"Unë do të luftoj për këtë çështje, të cilën ju nuk mund ta kuptoni", shtoi ai.
Tema është bërë një pikë e nxehtë debati brenda bazës konservatore republikane.
“Gjithmonë më kanë pëlqyer vizat dhe kam qenë gjithmonë pro tyre. Kjo është arsyeja pse i kemi ato”, tha zoti Trump.
Në të kaluarën zoti Trump i ka përdorur këto viza në bizneset e tij, diçka që ai e pranoi edhe gjatë intervistës të së shtunës.
“Kam shumë njerëz me këto viza në pronat e mia. Kam besuar tek ato. I kam përdorur shumë herë. Është një program i mrekullueshëm”, tha zoti Trump për gazetën.
Por ai nuk tha nëse do të kishte ndonjë ndryshim në numrin e vizave të këtij lloji që do të jepeshin pasi të merrte detyrën më 20 janar.
Politikat e vijës së ashpër të zotit Trump ndaj imigracionit, të përqendruara kryesisht tek emigrantët që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme, ishin gur themeli i fushatës së tij presidenciale dhe një çështje prioritare për mbështetësit e tij.
Inxhinierët e programeve kompjuterike dhe të tjerë që punojnë në industrinë e teknologjisë i kanë përdorur vizat H-1B për punonjësit e huaj të kualifikuar. Ata thonë se ato janë një mjet jetik që të plotësohen pozicione të vështira. Por kritikët thonë se ato nënvlerësojnë shtetasit amerikanë, që mund t'i merrnin këto vende pune. Disa republikanë konservatorë kanë kërkuar që programi të mbyllet./VOA
IZRAEL- Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se ai iu nënshtrua të dielën një operacioni për heqjen e prostatës, një zhvil...
GJERMANI- Kandidati për kancelar i Unionit të Krishterë (CDU/CSU) Friedrich Mertz e përshkroi pozicionin e ri të Elon ...
Pamje nga vendngjarja KRETË- Një ngjarje tragjike është regjistruar në Haradara të Prevelit në Kretë. Një...
Foto KORE E JUGUT- Pyetje të reja po lindin në lidhje me rrethanat e tragjedisë me 179 viktima në Korenë e Jugut. Një ek...
Enrico Buardani KOSOVË- Komandanti i KFOR-it, Enrico Buardani ka zhvilluar një intervistë se fundmi për mediat në Kosovë...
Foto EGJIPT- Një turist u vra dhe një tjetër u plagos nga një sulm peshkaqeni në vendpushimin Marsa Alam të Egjiptit. Lajmin ...
SHBA- Presidenti aktual i SHBA-së Joe Biden duket se i vjen keq që u largua nga fushata pasi ai tani pretendon se do ta kishte mundur Trum...
SHBA- Një tren i linjës Brightline është përplasur me një zjarrfikëse të shtunën në mëngjes (28 dhjetor...
SHBA- Miliarderi teknologjik Elon Musk dyfishoi mbështetjen e tij për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermanin&e...
RUSI- Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov tha se Rusia nuk është e kënaqur me propozimet e ekipit të presidentit të zgjedhur të...