Berisha: Situata është kritike, kriza e narkoshtetit është thelluar. Kjo është revolta më e fuqishme studentore
Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbledhur në një takim drejtuesit e PD-së të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai u s...
Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbledhur në një takim drejtuesit e PD-së të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai u s...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shko...
Situata vijon të jetë e tensionuar në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën dy kamionçinave të Bashkis&...
Mes tensioneve dhe përplasjeve të protestës, një efektiv policie ka ndërhyrë për të shpëtuar një djalë t&...
Pasi shkatërruan dhe dogjën disa biznese në bulevardin “Dëshmoprët e Kombit”, protestuesit kanë lëvizur, duke mb&...
Një 11-vjeçar i identifikuar me emrin Bardhi raportohet se ka humbur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Përmes n...
Protestuesit kanë hapur derën e Kryesisë së Kuvendit. Gjithashtu në hyrje të godinës është ndezur edhe zjarr. Prot...
Pamje shokuese vijnë nga protesta e studentëve te Ministria e Arsimit në Tiranë për shkak të sjelljes kafshërore dhe tejet ...
Për të dytën ditë radhazi studentët janë tubuar përpara Ministrisë së Arsimit (11:00), sot më të shumt&...
Astrit Idrizi, 35-vjeçari i arrestuar për zjarrin në banesat sociale në Shkozë ku humbën jetën dy të moshuar, dyshoh...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se në Grenlandë pritet të nisë një eksplorim "masiv" për naftë, gaz dhe minerale.
Në një postim në platformën e tij "Truth Social" të mërkurën, Trump tha se ishulli i Arktikut – një territor danez me vetëqeverisje – zotëron disa nga rezervat më të mëdha në botë të naftës që mund të nxirret "lehtësisht".
"Po përgatitet të nisë eksplorimi masiv për naftë, gaz dhe minerale në Grenlandën tonë të re dhe të bukur!", tha Trump në një postim në "Truth Social".
"Sasia e naftës lehtësisht të disponueshme është shumë më e madhe se ajo në pothuajse... çdo vend tjetër të botës", shkroi ai, duke cituar ekspertë.
Megjithatë, ai nuk dha detaje mbi përfshirjen e mundshme të SHBA-së, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Muajin e kaluar, Trump arriti një marrëveshje sigurie me udhëheqësit e Danimarkës dhe Grenlandës, e cila zgjeron rolin e ushtrisë amerikane në ishull.
Marrëveshja hap rrugën për dy baza të reja ushtarake dhe për sistemin e mbrojtjes raketore "Golden Dome" (Kupola e Artë) të planifikuar nga Trump, ndërsa riafirmon sovranitetin danez dhe të drejtën e popullit të Grenlandës për vetëvendosje.
Marrëveshja synonte t'i jepte fund një krize gati dyvjeçare, të shkaktuar nga refuzimi i Trumpit për të përjashtuar mundësinë që SHBA-ja ta merrte Grenlandën me forcë.
Në postimin e tij në rrjetet sociale të mërkurën, Trump vlerësoi gjithashtu avantazhet e sigurisë që si SHBA-ja, ashtu edhe Evropa, kanë fituar nga pakti i muajit të kaluar, duke i cilësuar ato si "të pakrahasueshme".
Ai tha se asnjë sulm ajror kundër SHBA-së nuk mund të kryhej pa kaluar mbi Grenlandë, duke argumentuar se, si pasojë, Uashingtoni do të ishte në gjendje të neutralizonte çdo kërcënim.
"Çdo sulm i ardhshëm ndaj Shteteve të Bashkuara do të duhet të kalojë përmes Grenlandës, ku mbrojtja jonë do të rrëzojë në mënyrë rutinore dronët, raketat apo çdo formë tjetër arme që ende nuk është konceptuar", theksoi Trump.
"Kjo na jep kohë, vendndodhje dhe vijë shikimi, si askund tjetër në botë!".
Papa Leoni XIV ka falënderuar besimtarët katolikë për lutjet dhe mbështetjen e tyre, në mesazhin e parë publik pas ndërh...
Një 36-vjeçar, punonjës i shërbimit të urgjencës mjekësore në kontenë e Baltimorës, në Shtetet e Bashku...
Tregjet e naftës do të mbeten të ngjeshura edhe deri në vitin 2027 dhe çmimet me shumicë të naftës në Evropë...
Autoritetet ruse kanë arrestuar një gazetar japonez nën dyshimin për spiunazh, duke e akuzuar atë për mbledhjen e informacionit ...
Çmimet e naftës u rritën të mërkurën, më 14 tetor, ndërsa përshkallëzimi i sulmeve ndaj anijeve tregtare n&e...
Aktivistja suedeze Greta Thunberg ka dalë në mbështetje të nxënësve francezë, të cilët po protestojnë prej dis...
Një shtetas saudit është akuzuar për vendosjen e fshehtë të një pajisjeje regjistrimi në një nga zyrat e OpenAI n&e...
Një studente 23-vjeçare në Iran është dënuar me vdekje për fyerje të Profetit Muhamed, pas një postimi në rr...
Një objekt kyç energjetik që furnizon me ngrohje dhe energji elektrike kryeqytetin ukrainas, Kiev, është goditur nga raketa balistike...
Një gomar në Rripin e Gazës kushton sot deri në 30 mijë dollarë, plot 30 herë më shumë se përpara luftës....