foto ilustruese
SHBA- Ceremonia e rikthimit të Donald Trump në presidencën amerikane të hënën ndiqet me vëmendje të posaçme edhe në Kosovë, ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në procesin e çlirimit dhe shtetndërtimit.
Qytetarët në Prishtinë me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës thanë se pavarësisht ndërrimit të pushtetit lidhja ndërmjet dy popujve mbetet e palëkundur ndërsa shfaqën shpresën se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në proceset e ardhshme politike dhe ato të integrimeve euroatlantike.
“I uroj suksese dhe shpresoj meqë ne kemi qenë gjithmonë mirë me Amerikën, na ka ndihmuar shumë, na ka përkrahur edhe në kohën e luftës por edhe pastaj. Uroj që mos të lëkundet ajo marrëdhënie që kemi bashkë si shtete. Shpresoj edhe që në problemet që i kemi me Serbinë do të na mbështes edhe më shumë sepse kemi ende nevojë për përkrahjen e saj në këtë cështje, kemi nevojë për intervenim që të pajtohen dy shtete sepse nuk kemi si të ia bëjmë ndryshe”, thotë Besarta Latifi.
“Amerika ne shqiptarët na do. Amerika e ka qëllimin që ne t’i marrim të drejtat që i ka çdo popull në Evropë. Planet e zhvillimit në Amerikë nuk i bëjnë sot për nesër por për 100 e besa edhe më shumë vite dhe atë drejtim pa marrë parasysh se cili president vjen në pushtet nuk guxon ta lëshojë”, thotë Gani Krasniqi.
“Amerika do të interesohet për këtë vend sepse ne me ndihmën e Amerikës e kemi fituar pavarësinë. Nuk ka fëmijë, as burrë, grua e as student që nuk e di atë që Amerika ka dhënë për Kosovën. Ne jemi bërë shtet me Amerikën. Amerika pa marrë parasysh politikën, për një njeri nuk e lë popullin sepse populli shqiptar është shumë i dashur për Amerikën. Amerika na ka ndihmuar shumë dhe ky lider është shumë i fortë, besoj që këtë problemin që e kemi ne me Serbinë këtu në veri, kam besim se do ta përmbyllë ky president amerikan”, thotë Hasan Ramadani.
“Unë mendoj se presidenti Trump atë çfarë e thotë e zbaton, i mirëmbahet atyre rregullave dhe është shumë i vendosur. Prandaj besoj që për Kosovën nuk do ndryshojë asgjë vetëm çka do të bëhet ndoshta edhe më mirë”, thotë Selvete Krasniqi.
Ndonëse roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësohet thelbësor në çlirimin e vendit, Kosova po kalon një periudhë të asaj që duket si një zbehje në marrëdhënien e qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara.
E ndodhur para zgjedhjeve të reja parlamentare që pritet të mbahen me 9 shkurt, Kosova thonë vëzhguesit, duhet të punojë në ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara./VOA
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
20 Janar21:04
Mark Rutte pas inaugurimit të Trump: Me Presidentin Trump të rikthyer në pushtet do të rrisim ndjeshëm shpenzimet dhe prodhimin e mbrojtjes
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka uruar Donald Trumpin pasi u betua si presidenti i 47-të i SHBA-së. Rutte t...
E.D
BOTA
20 Janar20:56
Sky News: Shtatë pikat kyçe të fjalimit të parë të Donald Trump si president i SHBA-së
SHBA- Donald Trump foli për rreth 30 minuta në fjalimin e inaugurimit, me komente që pasqyronin tonin e fushatës së tij. Më posh...
E.D
BOTA
20 Janar20:33
Moment i sikletshëm për Trump dhe Melanian/ Kapelja e pengon presidentin të puthë bashkëshorten e tij në faqe (VIDEO)
SHBA- Donald Trump nuk arriti të puthte në faqe bashkëshorten e tij Melania pak çaste para se të betohet si president për her&...
E.D
BOTA
20 Janar19:55
Erdogan pas inagurmit të Trump si president: Është shumë e rëndësishme të ruajmë miqësinë tonë me Trump!
TURQI- President turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se është shumë e rëndësishme të ruhet miqësia me Donald Trump.&n...
BOTA
20 Janar19:44
Netanyahu uron Trumpin pas inagurimit si president: Bashkëpunimi ynë do ta çojë aleancën SHBA- Izrael në lartësi edhe më të mëdha!
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka uruar sot presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump. Netanyahu përmes n...
E.D
BOTA
20 Janar19:34
Trump për marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas: Pengjet po kthehen te familjet e tyre
SHBA- Donald Trump në fjalimin e tij si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara tha se në Lindjen e Mesme, do të jetë nj&...
n.f
BOTA
20 Janar19:18
Donald Trump, një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
Trump
SHBA- Donald Trump bëri sot (20 janar) betimin si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ky moment shënon një rikthim h...
n.f
BOTA
20 Janar19:17
Senatori demokrat i Pensilvanisë "godet" me zgjedhjen e tij në veshje, tërheq vëmendjen me stilin e tij sportiv në ceremoninë e inagurimit të Trump
Senatori
SHBA- Senatori demokrat i Pensilvanisë, John Fetterman ka tërhequr vëmendjen e mediave për zgjedhjen e tij në veshje...
E.D
BOTA
20 Janar18:53
"Nuk do pushtohemi..."/ Trump: Fuqia jonë do të ndalojë çdo luftë dhe do sjellë paqen në një botë të egërsuar
SHBA- Donald Trump në fjalimin e tij si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara, shpalli një vizion të ri për Amerikë...
E.D
BOTA
20 Janar18:44
"Amerika do admirohet në të gjithë botën"/ Trump: SHBA do marrë sërish Kanalin e Panamasë, do kemi ushtrinë më të madhe në glob
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, pas betimit, dha disa premtime përpara të pranishmëve. Ai tha se SHBA do të ketë misione hap&...