BOTA

Trump po përgatitet për një luftë tregtare në "Ditën e Çlirimit", si do të përgjigjet Evropa?

r.ll Përditësimi i fundit 30 Mars 2025, 08:04
Trump po përgatitet për një luftë tregtare në
donald trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar të mërkurën e ardhshme, 2 prillin, si “ditën e çlirimit” për Shtetet e Bashkuara, kur qeveria e tij do të shpallë të ashtuquajturat tarifa hakmarrëse ose reciproke kundër vendeve të treta.  Megjithatë, për vendet e Eurozonës, dhe veçanërisht ato më ekstrovertet, si Gjermania, këto masa të nxjerra nga "balta e historisë" do të bëjnë vetëm dëm në një kohë kur ekonomia e saj po përpiqet të rikuperohet nga dy vitet e fundit.

Dhe tregjet, sidoqoftë, i konsiderojnë tarifat e Trump-it çdo gjë tjetër veçse çliruese, siç tregohet nga rënia e stoqeve dhe e dollarit që nga mesi i shkurtit. Në fakt, është tregues se Wall Street- i u rimëkëmb të hënën e kaluar, pas raportimeve se tarifat hakmarrëse do të ishin më të shënjestruara nga sa pritej, për të rënë sërish të mërkurën, kur presidenti amerikan njoftoi vendosjen e tarifave 25% për makinat e importuara dhe pjesët e makinave.

Komisioni Evropian është në pritje të njoftimeve nga Uashingtoni për t'u përgjigjur duke vendosur tarifa për importet e produkteve amerikane. Brukseli iu përgjigj tashmë vendosjes së tarifave 25% për importet e çelikut dhe aluminit në SHBA (nga të gjitha vendet) në fillim të këtij muaji dhe tashmë po shqyrton kundërmasat ndaj tarifave për makinat, të cilat do të godasin një nga sektorët më të fortë të industrisë evropiane.

Shifra kritike për Brukselin, megjithatë, do të jenë tarifat e shpallura nga SHBA të mërkurën, të cilat, sipas zyrtarëve të BE-së, do të zbatohen horizontalisht për të gjitha eksportet e vendeve anëtare të saj me një normë të vetme.

Ekziston një pasiguri e madhe për nivelin e tarifave hakmarrëse të SHBA-së, me vlerësime që variojnë nga një rritje në normën mesatare të tarifave prej 5 deri në 10 pikë përqindjeje. Vetë Trump tha javën e kaluar se tarifat do të jenë përfundimisht më të ulëta se sa pritej, gjë që mbetet për t'u parë. BE-ja do ta dijë, në çdo rast, brenda javës se sa do të rëndohen produktet e saj dhe do të përgjigjet në mënyrë proporcionale.

Teorikisht, tarifat hakmarrëse duhet të synojnë të përputhen me tarifat që SHBA vendos për importet nga vendet e treta me tarifat që ato vendosin për produktet amerikane. Kjo korrespodencë, sipas pikëpamjes së evropianëve të shprehur në Uashington nga Komisioneri i Tregtisë Marosh Shefçoviç, ekziston dhe për këtë arsye masa agresive e SHBA-së nuk është e justifikuar, shkruajnë mediat e huaja.

Megjithatë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessant, ka thënë se në llogaritjen e tarifave hakmarrëse do të merren parasysh edhe pengesat e tjera tregtare, si taksa ndaj kompanive teknologjike apo mënyra e vendosjes së TVSH-së.

Sipas Gary Cohn, ish-CEO i Goldman Sachs dhe këshilltari kryesor ekonomik i Trump gjatë presidencës së tij të parë, masat e shpallura nga Uashingtoni do të shkaktojnë një tronditje të re në tregje, sepse ato do të vendosen në nivele artificialisht të larta për të shërbyer si bazë për negociatat me vendet e treta.

Në përpjekjen e Shefçoviçit për të diskutuar me homologët e tij amerikanë një rrugëdalje nga politika agresive tarifore, nga e cila në fund të gjithë dalin humbës, përparimi që është bërë ka qenë shumë i vogël, ndoshta sepse synimi i tyre është ta nisin diskutimin nga baza e tyre.

Përqendrimi i politikës së Trump mbi tarifat po rrit shqetësimin si tek konsumatorët ashtu edhe tek bizneset në SHBA. Pritjet e amerikanëve për inflacionin për 12 muajt e ardhshëm u rritën në mbi 6% dhe indeksi i tyre i besimit ekonomik ra në nivelin më të ulët të katër viteve, duke ngritur shqetësime për një rënie të shpenzimeve konsumatore që do të ngadalësonte rritjen më shumë se sa pritej.

Pasi OECD dhe bankat e mëdha rishikuan në rënie parashikimet e tyre të rritjes për SHBA-në, javën e kaluar agjencia e vlerësimit Moody's, e cila kishte rishikuar perspektivën për vlerësimin e kreditit të SHBA (AAA) në negative në vitin 2023, paralajmëroi qeverinë amerikane se tarifat në fund të fundit mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa mirë për ekonominë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan