Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja për bashkëpunim bërthamor civil me Arabinë Saudite do të hyjë në fuqi vetëm nëse Riadi njeh zyrtarisht shtetin e Izraelit dhe i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit. Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump theksoi se programi bërthamor do të jetë ekskluzivisht për përdorim civil dhe nuk do të lejojë pasurimin e uraniumit.
“Marrëveshja për energjinë bërthamore civile do të miratohet, por është plotësisht e kushtëzuar me bashkimin e Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit,” shkroi Trump.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se ky kusht i është bërë i qartë udhëheqjes saudite edhe më herët. Zëdhënësja Karoline Leavitt deklaroi se presidenti amerikan ka qenë i prerë në qëndrimin e tij.
“Ai ka thënë se nëse Arabia Saudite nuk i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit, marrëveshja nuk do të realizohet.”
Deri tani, Arabia Saudite nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Trump. Riadi ka mbajtur prej kohësh qëndrimin se nuk do ta njohë Izraelin pa krijimin e një shteti palestinez.
Nga ana tjetër, Izraeli e mirëpriti deklaratën e presidentit amerikan. Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu e cilësoi anëtarësimin e Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit si “një hap historik për paqen në Lindjen e Mesme”. Marrëveshjet e Abrahamit, të ndërmjetësuara nga administrata Trump gjatë mandatit të tij të parë, çuan në normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe disa vendeve arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Sudanin, Marokun dhe Kazakistanin.
Marrëveshja e re SHBA-Arabi Saudite parashikon bashkëpunim në zhvillimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore dhe hap mundësi të mëdha për kompanitë amerikane në programin bërthamor saudit. Megjithatë, ajo ka ngjallur debat mes ekspertëve dhe ligjvënësve amerikanë për shkak të shqetësimeve mbi rrezikun e përhapjes së teknologjisë bërthamore në një rajon tashmë të paqëndrueshëm.
Projektmarrëveshja pritet të shqyrtohet nga Kongresi amerikan, ku, pavarësisht kundërshtimeve të pritshme nga disa ligjvënës, republikanët gëzojnë shumicën e nevojshme për ta miratuar atë.
Një rrëshqitje e dheut që ka ndodhur javën e kaluar në qytetin jugperëndimor kinez të Chongqing ka shkaktuar nj&e...
Në luftë me zjarret dhe temperaturat e larta, Europa vijon të përjetojë orë të vështira. Mbi 10 mijë persona u ev...
Britania e Madhe ka nisur një vlerësim për mundësinë e pezullimit të marrëveshjes tregtare me Izraelin, një lëviz...
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të ulë përkohësisht akcizën e karburanteve, me synim zbutjen e ndikimit të krizës glob...
Një skaut francez mode, i akuzuar se siguronte gra për Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur në banesën e tij, sipas raportimeve....
Një vajzë nëntëvjeçare nga Maroku vdiq mesditën e së martës pasi u përfshi nga rrymat në liqenin e Komos n&e...
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për një përgjigje të ashpër ushtarake në rast të sulmeve ndaj a...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të jetë një kandidat për p...