Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, ka emëruar Guvernatorin e Dakotës së Veriut Doug Burgum për të drejtuar Departamentin e Brendshëm, ndërsa kabineti i tij i ri vazhdon të marrë formë. Ky departament është përgjegjës për menaxhimin dhe ruajtjen e pjesës më të madhe të tokës në pronësi të qeverisë federale së bashku me burimet natyrore. Po kështu Trump njoftoi të premten se zoti Burgum do të drejtojë një Këshill Kombëtar të Energjisë që do të krijohet për të ndihmuar vendin që të "domininojë në çështje të energjisë" në mbarë globin.
Në këtë rol Burgum do të drejtojë një strukturë që shtrihet në të gjitha agjencitë e degës ekzekutive, të përfshira në çështje që lidhen me lejet për energjinë, prodhimin, shpërndarjen, transportin dhe rregulloret në këtë fushë, shprehej zoti Trump nëpërmjet një deklaratë. Si kryetar i Këshillit Kombëtar të Energjisë, zoti Burgum do të ketë një vend në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha presidenti i zgjedhur.
“Ky këshill do të mbikëqyrë rrugën drejt dominimit energjitik të SHBA-së duke shkurtuar burokracinë, rritur investimet e sektorit privat në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe duke u përqendruar tek inovacioni dhe jo tek rregulloret e vjetra e krejtësisht të panevojshme”, shkruante Trump.
Politikat e tij të reja do të ndihmojnë në uljen e inflacionit dhe fitimin e një gare me Kinën mbi inteligjencën artificiale, tha zoti Trump. Burgum, 68 vjeç, është guvernator me dy mandate i Dakotës së Veriut. Një ish-drejtues ekzekutiv i një kompanie programesh kompiuterike e miliarder, ai u zgjodh për herë të parë në postin e guvernatorit në vitin 2016 dhe u rizgjodh lehtësisht në vitin 2020.
Burgum kandidoi për një kohë të shkurtër kundër zoti Trump brenda kampit republikan për garën për president në vitin 2023 më pas ai u tërhoq dhe deklaroi mbështetjen e tij për zotin Trump. Një konservator i vendosur, zoti Burgum, në pozicionin e tij të ri, pritet të jetë një aleat i fortë i përpjekjeve të zotit Trump për të vënë në dispozicion toka publike për kërkime për naftë, gaz e minerale./ VOA
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të premten se ka zgjedhur zëdhënësen e tij të tranzicionit, 27 vjeçaren Karol...
SHBA- Frika financiare dhe trazirat gjeopolitike kanë dhënë një efekt të madh, shkruan The Economist. Më pak se një milje l...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka lartësuar të premten bashkëpunimin mes Koresë së Jugut, Japonisë ...
Foto ilustruese AUSTRI- Rusia e ka njoftuar Austrinë se do t’ia ndërpresë furnizimin me gazë nga 16 nëntori, që ës...
UKRAINË- Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se një bisedë telefonike midis Olaf Scholz dhe Vladimir Putin do të hapë një ...
SHBA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër udhëheqësit e parë të huaj që uroi Presidentin e zgjedhur të Shteteve...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, nuk i ka harruar kritikat e bëra për të nga mediat dhe botuesit amerikanë. Trump në...
Pllaka SHBA- Pllaka më e vjetër e njohur e mbishkruar me Dhjetë Urdhërimet nga Dhiata e Vjetër pritet të arrij...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, nuk i ka harruar kritikat e bëra për të nga mediat dhe botuesit amerikanë. Trump në...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha të premten se nuk mund t’i kërkohet Kosovës zbatimi i detyrimev...