Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...

SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi se emëroi ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Matt Whitaker për postin e ambasadorit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në NATO. Trump ka shprehur vazhdimisht skepticizëm ndaj aleancës perëndimore.
Me anë të një deklarate, presidenti i zgjedhur tha se Whitaker është një luftëtar i fortë dhe patriot besnik i cili do të sigurojë avancimin dhe mbrojtjen e interesave të Shteteve të Bashkuara, si edhe do të forcojë marrëdhëniet me aleatët tanë të NATO-s dhe do të qëndrojë i palëkundur përballë kërcënimeve ndaj paqes dhe stabilitetit.
Përzgjedhja e Whitaker si përfaqësues i vendit në NATO është e pazakontë, duke pasur parasysh përvojën e tij si jurist dhe jo në politikën e jashtme.
Whitaker, një ish-prokuror në shtetin e Ajovas, shërbeu si Prokuror i Përgjithshëm në Detyrë nga nëntori 2018 deri në shkurt 2019, në fazat e fundit të hetimit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhje.
Më herët, ai kishte qenë shef i personelit të Prokurorit të parë të Përgjithshëm të Trump, Jeff Sessions, përpara se të zgjidhej për të zëvendësuar shefin e tij pasi Sessions u shkarkua në mes të pakënaqësive mbi vendimin e tij për t'u tërhequr nga hetimi për Rusinë.
Whitaker e mbajti postin për disa muaj, derisa William Barr u konfirmua si prokuror i përgjithshëm në shkurt 2019. Ai ka qenë një kritik i zjarrtë i çështjeve penale federale kundër Trump, të cilat mesa duket do të mbyllen pas fitores së tij në zgjedhje, sipas një praktike të Departamentit të Drejtësisë sipas së cilës presidentët në detyrë nuk mund të akuzohen për vepra penale.
Whitaker ka përdorur paraqitjet e rregullta në Fox News për t'iu bashkuar republikanëve të tjerë, duke denoncuar atë që ata pretendojnë se është politizimi i Departamentit të Drejtësisë gjatë katër viteve të fundit.
Presidenti i zgjedhur Trump ka paralajmëruar vazhdimisht se nuk do të mbrojë anëtarët e NATO-s që nuk përmbushin objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes të aleancës transatlantike.
Sipas klauzolës për mbrojtjen reciproke që parashikohet nga neni 5 i NATO-s, një sulm i armatosur kundër njërit ose më shumë anëtarëve të saj, konsiderohet si një sulm kundër të gjithë anëtarëve.
Në fillim të këtij viti, Trump tha se kur ishte president, ai paralajmëroi aleatët e NATO-s se "do të inkurajonte" Rusinë "të bënte çfarëdo që të donte" ndaj vendeve që nuk e përmbushin detyrimin e buxhetit të NATO-s, ndërsa shtoi sulmet ndaj ndihmës së huaj dhe aleancave historike ndërkombëtare./VOA
SHBA- Shtetet e Bashkuara më 20 nëntor vendosën veto ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që kërkonte armëpu...
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden ka rënë dakord t'i japë Ukrainës mina tokësore. Gjithashtu zyrtari amerikan thotë se ky v...
ZVICË- Pasi seriali koreano-jugor "Crash Landing on You" filmoi një skenë në Iseltwald, fshati i vogël zviceran u kthye në nj&eu...
Foto ilustruese ITALIA- Mijëra mjekë dhe infermierë italianë qëndruan në shtëpi të mërkurën për t&eu...
Papa Françesku ROMË- Papa Françesku ka rishikuar ritet e funeralit papal, duke i thjeshtuar ritualet për të theksuar roli...
ITALI- Pas një cikli polarizues zgjedhor presidencial, shumë amerikanë po mendojnë se si të largohen nga SHBA dhe të a...
GJERMANI Anëtarët e Partisë Social Demokrate të kancelarit gjerman po spekulojnë gjithnjë e më shumë se ministri ...
SHBA- Zëvendëspresidenti i sapozgjedhur JD Vance ka mbërritur në Kapitol këtë mëngjes. Siç raportohet Vance do ...
raketa "Storm Shadow" UKRAINA- Ukraina ka lëshuar për herë të parë raketa "Storm Shadow" të prodhimit britanik në objekt...
Foto ilustruese ATHINË- Greqia po përballet me një grevë të përgjithshme ndërsa punëtorët protestojnë p&e...