
TURQI- Turqia ishte investitori i huaj kryesor në Shqipëri vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2024 investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 257 milionë eurove, me një rritje prej 44% krahasuar me një vit më parë. Stoku i investimeve turke në fund të vitit 2024 ka arritur në 1.3 miliardë euro, në rritje me 23% krahasuar me një vit më parë.
Ndërmarrjet turke kanë rol të rëndësishëm në disa sektorë ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse apo edhe në ndërtim. Vlera e investimeve të huaja përfshin jo vetëm flukset e reja, por edhe fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve ekzistuese. Ky zë ka fituar një peshë në rritje gjatë viteve të fundit në strukturën e investimeve të huaja direkte.
Pas Turqisë, investitori i dytë më i madh për vitin 2024 ishte Italia, me një fluks total prej 200 milionë eurosh. Investimet italiane kanë pësuar një rënie të lehtë me 1.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.
Stoku i investimeve italiane në fund të vitit 2024 arriti në 1.68 miliardë euro, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë.
Rritja në stokun e investimeve nuk lidhet vetëm nga flukset e reja (që ishin në rënie), por në të llogariten edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe ndryshimet e tjera.
Bazuar në metodologjitë e përdorur për matjen e investimeve të huaja, flukset e reja vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës. Gjithashtu, stoku i investimeve të huaja rivlerësohet në mënyrë periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve.
Pas kryesoi investimet e huaja për pesë vite radhazi, Holanda zbriti në vendin e tretë mes investitorëve të huaj për 2024. Vlera e investimeve holandeze ra në 176 milionë euro, 41% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa stoku i investimeve hollandeze ka arritur vlerën e 2.54 miliardë eurove, në rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë.
Ndër të paktët investitorë të mirëfilltë holandezë në Shqipëri është kompania Shell, që vlerësohet se në vitet e fundit ka kryer investime të mëdha për me shpimet në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut.
Vitin e kaluar, kjo kompani vendosi të ndërpresë shpimet në puset naftëmbajtëse në vendin tonë dhe ka lënë të kuptohet se me shumë mundësi do të heqë dorë përfundimisht nga kërkimet e naftës në Shqipëri.
Duke përjashtuar Shell, vlerat e larta të investimeve holandeze në vitet e fundit lidhen kryesisht me faktin se Hollanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.
Holanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore, është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve. Ajo është edhe një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, sepse ajo ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.
Investori i katërt më i rëndësishëm vitin e kaluar, për nga vlera e flukseve të reja, ishte Austria, me 119 milionë euro, vlerë kjo e njëjtë me vitin 2023. Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik dhe në shërbimet e hotelerisë. Stoku i investimeve austriake në fund të 2024 arriti në 875 milionë euro, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë.
Rritje të ndjeshme vitin e kaluar shënuan edhe investimet e ndërmarrjeve nga Kosova, që arritën vlerën e 96 milionë eurove, me një rritje prej 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Stoku i investimeve të Kosovës raportohet në 422 milionë euro, në rritje me 37% krahasuar me vitin 2023.
Në fillim të këtij, viti biznesi i Kosovës realizoi një tjetër investim madhor në Shqipëri, ndoshta më të rëndësishmin e realizuar deri më sot. Kompania që zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë, Viva Fresh Store, njoftoi blerjen e Spar Albania, rrjeti i dytë më i madh i shitjeve me pakicë në Shqipëri./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
M.B.
BOTA
27 Mars07:49
Analiza: “Gatishmëria 2030”, si po planifikon Evropa të riarmatoset dhe a mund ta përballojë?
EUROPA- Bashkimi Evropian është angazhuar për të forcuar kapacitetet evropiane të mbrojtjes. Propozimi i Komisionit Evropian, i ...
E.D
BOTA
26 Mars22:25
Arrestimi i Ekrem Imamoglut/ Reagon bashkëshortja e tij: Nuk do dorëzohem! Do luftojmë me çdo mjet kundër regjimit të Erdogan
TURQI- Dilek Imamoglu, bashkëshortja e Ekrem Imamoglu, kryebashkiakut të Stambollit, ka reaguar pas arrestimit të burrit të saj nga autori...
e. d
BOTA
26 Mars20:52
Shtëpia e Bardhë: Signal është një aplikacion i miratuar dhe i sigurt!
SHBA- Shtëpia e Bardhë këmbëngul se Signal është një aplikacion i miratuar dhe i sigurt, pavarësisht kritika...
M.B.
BOTA
26 Mars20:49
"Pritet të tregohet se si kriminelët e luftës ikën në atje!" Mediat e huaja: Presidenti i Argjentinës do të deklasifikojë dosjet naziste
ARGJENTINA- Presidenti argjentinas Javier Milei njoftoi se Argjentina do të deklasifikonte arkivat e qeverisë në lidhje me aktivitetin naz...
b.z
BOTA
26 Mars20:30
Qeveria greke njofton rritje të pagës minimale në 880 euro, përfitojnë dhe emigrantët shqiptarë
Mitsotakis
GREQI - Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar se qeveria do të rrisë pagën minimale në vend, deri në...
BOTA
26 Mars20:11
Plani i Trump për paqe në Ukrainë/ Presidenti amerikan: Rusia po zvarrit armëpushimin! Kjo luftë duhet të përfundojë sa më shpejt
Donald Trump
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump pranoi se Rusia mund të vonojë nënshkrimin e një marrëveshjeje armëpushi...
b.z
BOTA
26 Mars19:50
Protestat masive në Turqi për arrestimin e Imamoglu-t/ Trump mbështet Erdogan: Është një udhëheqës i mirë!
Trump, Erdogan
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi të martën Turqinë si "një vend të mirë" dhe vlerë...
BOTA
26 Mars19:19
VIDEO/ Autobusi turistik përfundon në lumin “Po” në Itali, humb jetën shoferi
ITALI- Një autobus turistik ka rënë në lumin "Po", pranë Piazza Vittorio Veneto, në qytetin e Torinos. Siç rapo...