“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

UKRAINA- Disa njerëz janë vrarë dhe plagosur si pasojë e sulmeve ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës gjatë natës, njoftuan zyrtarët ukrainas më 8 shtator, pak pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi po vazhdon të kërkojë “zgjidhje për armët me rreze të gjata veprimi” me qëllim që t’i ndalë sulmet ajrore ruse brenda Ukrainës.
Në një video të publikuar më 8 shtator, Zelensky tha se gjatë javës së fundit, ushtria ruse e ka sulmuar Ukrainën me “më shumë se 800 raketa antitanke, gati 300 dronë Shahed, dhe me mbi 60 raketa balistike”.
“Terrori mund të ndalet vetëm në një mënyrë: duke i goditur fushat ajrore të ushtrisë ruse, në bazat e tyre, dhe logjistikat e terrorizmit rus”, tha Zelensky.
Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht vendeve aleate ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët, me të cilat ato e furnizojnë, për të goditur më thellë brenda tokës ruse.
Ai e përsëriti këtë lutje edhe më 6 shtator gjatë një takimi të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Gjermani.
Por, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha pas takimit se asnjë armë ushtarake si e vetme nuk është vendimtare për Ukrainën për t’u mbrojtur nga pushtimi i plotë rus, dhe se përdorimi i armëve amerikane për sulme thellë brenda në Rusi nuk do ta kthente luftën në dobi të Ukrainës.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, ushtria ruse kreu sulme natën e kaluar dhe mëngjesin e sotëm me katër raketa të telekomanduara nga rajoni Belgorod i Rusisë, si dhe me 23 dronë të prodhimit iranian, Shahed.
“Sulmet e armikut u zmbrapsën nga kundërajrorët, grupet e artilerisë mobile dhe njësitet e Forcave të Mbrojtjes së Ukrainës”, thuhet në njoftim.
Një çift i moshuar u vra nga bombardimet ruse në qytetin Sumi të Ukrainës gjatë natës, thanë zyrtarët të dielën.
“Katër persona të tjerë u plagosën, përfshirë një vajzë 2-vjeçare dhe një djalë 8-vjeçar”, tha zyra e prokurorit lokal.
Raportohet se një shtëpi është shkatërruar dhe 20 të tjera janë dëmtuar.
Të paktën një person u vra nga një sulm rus kundër një hoteli në qytetin Mikolaivka të rajonit Donjeckut, raportoi Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë të dielën. Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të gjetur dy persona të zhdukur në vendngjarje.
Zyrtarët në kryeqytetin ukrainas, Kiev, thanë të dielën së të paktën dy persona u vranë nga një shpërthim me në një fabrikë automobilash.
“Dy persona janë vrarë, ndërsa ka mundësi që të ketë njerëz nën rrënoja”, shkroi administrata ushtarake e Kievit në Telegram, duke shtuar se ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje.
Një ndërtesë dykatëshe u "shkatërrua pjesërisht", shkruan zyrtarët./REL
LONDËR- Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë Londrën javën e ardhshme për të diskutuar mbi Lindjen ...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dhe kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, në zgjedhjet e 5 nëntorit, tha...
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shprehet se Serbia është në panik, pasi sipas tij, “shkolla ...
ursula von der leyen BRUKSEL- Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se në ekipin e saj të r...
elon muska SHBA- Elon Musk është hapave për t’u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, sipas...
pamje nga pasojat e tajfunit AZI- Tajfuni Yagi, më i forti që ka goditur Azinë këtë vit, e ka ulur intensitetin në një s...
edmundo gonzalez VENEZUELË- Qeveria e Venezuelës ka thënë se kandidati presidencial i opozitës, Edmundo González ësht&...
foto ilustruese TIRANË- Një numër i jashtëzakonshëm institucionesh duhet të punojnë së bashku, shkruan The Economis...
foto ilustruese SHBA- Kërkime për një person të armatosur janë duke u zhvilluar në Kentaki pasi një numër njerë...
foto ilustruese KENIA- Një shkollë vajzash është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët në Kenian qendrore, ngj...