
UKRAINA- Ushtria ukrainase ka nisur ofensivë të re në rajonin rus Kursk, sipas deklaratave preliminare të zyrtarëve ukrainas dhe raportimeve në disa kanale pro-ruse në platformën Telegram. Ofensiva e papritur është bërë e ditur nga Andriy Kovalenko, udhëheqës i Qendrës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës kundër Dezinformimit, përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.
Ai ka thënë se forcat ruse në Kursk janë “sulmuar në disa drejtime, në mënyrë të befasishme”. Edhe shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka përmendur sulmin në mënyrë indirekte në Telegram.
“Rajoni Kursk, lajme të mira, Rusia po fiton atë që e meriton”, ka thënë ai.
Ofensiva është raportuar të jetë nisur nga qendra Sudzha, e cila ka qenë nën kontrollin ukrainas prej gushtit të vitit 2024, dhe ka vazhduar në drejtim të Bolshoje Soldatskojes, rreth 70 kilometra larg qytetit Kursk. Ushtria ukrainase nuk i ka komentuar ende raportimet për sulme, mirëpo Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë përmes agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se “rreth orës 9:00, forcat e armatosura ukrainase kanë nisur kundërsulm për të bllokuar avancimin e trupave ruse në drejtim të Kurskut”.
Radio Evropa e Lirë nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur zhvillimet e reja në Kursk. Sipas llogarive ruse në Telegram që vëzhgojnë nga afër zhvillimet në fushëbetejë, sulmet janë duke u kryer me makina të armatosura, pajisje për pastrim minash, sisteme elektrike të luftës, dhe armë tjera që po luftojnë me sukses dronët rusë. Trupat ukrainase patën kryer edhe në gusht ofensivë të befasishme në Kursk.
Pothuajse gjysma e tokës së kapur nga ukrainasit është rikthyer prapë nën kontrollin rus, mirëpo Kievi e ka nën kontroll Sudazhn, dhe rreth 500 kilometra katrorë të territorit rus. Në ditët e fundit në Telegram ka pasur raportime për ofensive të re të Ukrainës, teksa kanë mbetur edhe pak ditë deri te inaugurimi i Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara. Përgjatë fushatës zgjedhore, ai është zotuar se në rast të fitores do t’i japë fund luftës së Moskës në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
lufta ne ukraine
Artikuj te sugjeruar
M.B.
BOTA
5 Janar13:43
Gënjeu për apartamentin luksoz, presion ndaj ministres së antikorrupsionit në Britani, kërkohet dorëheqja e saj
BRITANI- Ministrja kundër korrupsionit në Britaninë e Madhe, Tulip Siddiq ishte nën presion për të dhënë dorë...
M.B.
BOTA
5 Janar13:26
Meloni zhvillon vizitë të papritur në rezidencën e Trump, takim dhe me Marco Rubio-n
SHBA- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e ka realizuar një vizitë jozyrtare dhe të papritur në rezidencën e presidentit të ...
ZH.LL
BOTA
5 Janar13:25
Ukraina nis një ofensivë të re/ Zelensky thotë se trupat ruse dhe koreano-veriore pësuan humbje të konsiderueshme në Kursk
Zelensky
UKRAINË- Forcat ruse dhe koreano-veriore pësuan humbje të rëndësishme në luftimet intensive në rajonin jug...
ZH.LL
BOTA
5 Janar11:26
Paralajmërim për borë dhe akull në fuqi në të gjithë Britaninë, aeroporte të shumta mbyllin pistat
aeroport ne Britani
BRITANI- Bora dhe ngricat kanë përfshirë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar pasi paralajmërim...
M.B.
BOTA
5 Janar11:04
Clinton, Soros dhe Bono në mesin e të nderuarve me Medalje të Lirisë nga Biden
SHBA- Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, miliarderi, George Soros, pjesëtari i grupit U2, Bono, aktorët, Denzel Washington dhe Mic...
M.B.
BOTA
5 Janar10:58
Karl Nehammer dha dorëheqjen nga posti i kancelarit! Dështojnë negociatat në Austri, DW: A do të kthehet tani Sebastian Kurz?
AUSTRIA- Partitë politike austriake ÖVP dhe SPÖ nuk arritën as një ditë negociatash së bashku. Të shtunën pa...
ZH.LL
BOTA
5 Janar10:34
New Yorku bëhet qyteti i parë amerikan me tarifë mbipopullimi për automjetet! Skema synon të lehtësojë problemet me trafikun
New York
NEW YORK- Skema e parë e tarifave të mbipopullimit për automjetet në SHBA ka hyrë në fuqi në New York.
Drejtue...