"Je treguar i butë me protestuesit"/ Vuçiç mëson Ramën si të shtypë revoltën studentore
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar protestat që prej ditësh po zhvillohen në Shqipëri, duke vlerësuar kryemi...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar protestat që prej ditësh po zhvillohen në Shqipëri, duke vlerësuar kryemi...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...

RUMANI- Ultranacionalisti George Simion siguroi një fitore solide në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, por ai nuk arriti të marrë shumicën e nevojshme për të shmangur një përballje balotazhi me prefektin e Bukureshtit, Nicusor Dan.
Pas numërimit të të gjitha fletëvotimeve në mëngjesin e 5 majit, Simion, udhëheqës 38-vjeçar i partisë AUR, doli i pari me 40.96 për qind, apo 3.860,000 vota, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rumanisë.
Dan, 55-vjeçar, i konsideruar politikan i moderuar, kaloi Crin Antonescun, pjesëtar i koalicionit qeverisës të vendit, për të zënë vendin e dytë, i ndihmuar nga votat nga diaspora.
Dan mori 20.99 për qind të votave, kurse Antonescu 20.07 për qind. Rreth 973.000 njerëz votuan në diasporë, treguan të dhënat. Simion doli i pari edhe me votat nga diaspora. Ai mori 61 për qind të tyre, i ndjekur nga Dan me 26 për qind dhe Antonescu me 6.8 për qind.
“Jemi në rundin e dytë. Faleminderit”, shkroi Dan në faqen e tij në Facebook.
Anketat pas votimit kishin sugjeruar rezultate të ngjashme të përgjithshme, ndonëse ato i jepnin Simionit një epërsi më të vogël.
“Mendoj se është rezultat i pakthyeshëm, siç qëndrojnë gjërat”, tha Antonescu, pasi u kalua nga Dan. “Unë prezantova një program; vendimi i popullit rumun ishte ndryshe”.
“Votat janë të qarta – qytetarët folën. Më vjen keq. Po i jap fund kësaj përpjekjeje, mendoj, me kokën lart”, u shpreh ai.
Antonescu nuk u deklarua se kë e pëlqen për rundin e dytë të zgjedhjeve. “Nuk kam rekomandime”, tha ai, teksa nxiti votuesit “të mendojnë vetë se idetë e cilit kandidat janë në përputhje me ato të cilat unë i kam prezantuar”.
Simion u tha mbështetësve të tij, përmes videolidhjes, gjatë natës, se “së bashku shkruam historinë!”.
“Po i afrohemi një rezultati të jashtëzakonshëm, përtej atij që po e paraqesin televizionet [kryesore]... të cilat dinë vetëm të nxisin përçarje me arrogancë, të helmojnë, të shtrembërojnë gjithçka e të përhapin gënjeshtra”, u shpreh ai.
Zgjedhjet u përcollën me interesim edhe jashtë Rumanisë, pjesërisht për faktin që Simion bëri deklarata kontroverse me pretendimet për pjesë të territoreve ukrainase dhe moldaviane, si dhe me vënien në pikëpyetje të ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Ai, po ashtu, kritikoi pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës. Nëntorin e kaluar, Calin Georgescu, nacionalist prorus, i konsideruar si kandidat pa përvojë, arriti një fitore të befasishme në rundin e parë të votimit.
Megjithatë, autoritetet anuluan rezultatet, mes akuzave për fushatë ruse të ndikimit për të shtyrë përpara kandidaturën e tij. Georgescut iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhjet e reja, dhe u vunë një varg rregullash të reja për përsëritjen e votimit, më 4 maj.
Anulimi i zgjedhjeve tërhoqi kritika jashtë Rumanisë, përfshirë nga nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance, i cili akuzoi zyrtarët se vepruan mbi “trysni të madhe dhe të dyshimtë nga fqinjët kontinentalë”. Simion ka përqafuar publikisht një pjesë të retorikës së presidentit amerikan, Donald Trump, dhe të lëvizjes së tij.
Balotazhi presidencial mes Simionit dhe Danit do të mbahet më 18 maj. Para zgjedhjeve, shumica e vëzhguesve janë shprehur se Simion do ta ketë të vështirë ta fitojë rundin e dytë, veçanërisht nëse Dan apo Antonescu dalin në vendin e dytë./ REL
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e trajtoi edhe një herë çështjen e aneksimit të Groenlandës nga SHBA-të n&eu...
JEMEN- Që nga 15 marsi, Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar fushatën e tyre ajrore kundër rebelëve jemenas, Huthi, që mbë...
JEMEN- Lëvizja rebele Houthi në Jemen raportoi sot se janë plagosur 14 persona nga sulmet ajrore të atribuuara forcave...
KINË- Nëntë persona kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë plagosur pasi dy anije që transportonin turistë u fundos&eum...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën se po fillon menjëherë procesin e vendosjes së t...
MEKSIKË- Një kryetar bashkie në Meksikë i dyshuar për shpërdorim detyre është arrestuar nga autoritetet meksikane...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën, se ka urdhëruar administratën e tij dh...
SHBA- Mike Waltz ishte zyrtari I sakrifikuar I Donald Trump për skandalin e mesazheve në Signal, ku u ndanë mesazhe që përmbanin info...
SHBA- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk kishte llogaritur siç duhet ndikimin e veprimeve të tij dhe për pasojë, shefja...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se nuk beson se Rusia do t'i përmbahej një armëpushimi tre-ditor q...