Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
GAZA- Ushtria izraelite tha se ka filluar "aktivitet operacional" në dy zona të pjesës qendrore të Gazës, në një zgjerim të mundshëm të ofensivës tokësore një-mujore kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ushtria tha të mërkurën se forcat e saj po operonin "si mbi ashtu edhe nën tokë" në pjesët lindore të Deir al-Balah dhe Bureij - një kamp i ndërtuar refugjatësh palestinezë që daton nga lufta e vitit 1948.
Ushtria tha se operacioni filloi me sulme ajrore në infrastrukturën militante, pas së cilit trupat filluan një operacion tokësor në të dy zonat. Ofensiva tetë-mujore ka ndërprerë kryesisht fluksin e ushqimit, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera për palestinezët që po përballen me urinë e përhapur.
Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë presin që Izraeli dhe Hamasi t'i përgjigjen një propozimi të ri për armëpushim dhe lirimin e pengjeve. Një plan për armëpushim, i shpallur javën e kaluar nga presidenti amerikan, Joe Biden, përfshin, mes tjerash, armëpushimin e plotë, tërheqjen e forcave izraelite nga zonat e populluara në Gazë, dërgimin e ndihmave atje dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.
Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli e ka pranuar atë, ndonëse, sipas tij, plani ka të meta dhe do ende punë. Hamasi tha se e mirëpret nismën e presidentit Biden, por se kërkon garanci se do t’i jepet fund ofensivës në Gazë, e cila, sipas tij, ka lënë mbi 36.000 njerëz të vrarë. Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë.
Pas këtij sulmi nisi lufta në Rripin e Gazës - të kontrolluar nga Hamasi. Dhjetëra pengje të marra prej këtij grupi, u liruan gjatë një armëpushimi në nëntor, ndërsa disa të tjera u gjetën - të vdekura ose të gjalla - nga trupat izraelite.
Marrë nga REL
Fotografi në një nga takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. KOSOVA- Bashkimi Evropi...
Foto ilustruese KOSOVË- Firmat turke të ndërtimit deri më tani kanë përfunduar 30 projekte me vlerë 1.5 miliardë do...
Funerali i liderit të opozitës ruse Alexei Navalny RUSIA- Policia e Moskës ka ndaluar dy gra të cilat shkuan për të bër&...
Foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Prishtinë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ki...
Joe Biden FRANCA- Presidenti Joe Biden udhëtoi drejt Francës të mërkurën për të përkujtuar 80-vjetorin e D-Day(njo...
Foto ilustruese BRITANI- Kartëmonedhat me Mbretin Charles III do të shfaqen sot në kuletat britanike, duke zëvendësuar g...
Ushtarët dhe policët e ushtrisë sigurojnë një zonë ndërsa mbyllin një rrugë me tela me gjemba, që të &c...
Foto ilustruese SERBIA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i ka thënë të mërkurën Radios Evropa e Lirë se është...
Ilir Peci KOSOVË- Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci në një intervistë të zhvilluar së fundmi u shpreh se serbët q&eu...
Foto ilustruese SHBA- Një hulumtim i ri po kryhet duke përdorur inteligjencën artificiale (AI) për të analizuar shpërthi...