Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite urdhëroi të hënën dhjetëra mijëra njerëz në qytetin jugor të Gazës, Rafah, që të nisin evakuimin, duke sinjalizuar se një pushtim tokësor për të cilin është zotuar prej kohësh, mund të jetë i afërt. Njoftimi ndërlikoi përpjekjet e fundit ndërkombëtare, përfshirë drejtorin e CIA-s, për të ndërmjetësuar një armëpushim. Hamasi dhe Katari, një ndërmjetësues i rëndësishëm, kanë paralajmëruar se një pushtim i Rafahut mund të prishë bisedimet.
Izraeli e ka përshkruar Rafahun si fortesën e fundit të rëndësishme të Hamasit pas shtatë muajsh lufte dhe udhëheqësit e tij kanë thënë vazhdimisht se duhet një pushtim tokësor për të mposhtur grupin militant islamik. Nënkoloneli Nadav Shoshani, një zëdhënës i ushtrisë, tha se rreth 100,000 njerëz janë urdhëruar të zhvendosen në një zonë humanitare të shpallur nga Izraeli aty pranë, të quajtur Muwasi. Ai tha se Izraeli po përgatiste një "operacion të kufizuar" dhe nuk tha nëse ky ishte fillimi i një pushtimi më të gjerë të qytetit. Tetorin e kaluar, Izraeli nuk njoftoi zyrtarisht nisjen e një pushtimi tokësor që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Veprimi pasoi sulmin vdekjeprurës me raketa të një dite më parë nga militantët e Hamasit, që vrau tre ushtarë izraelitë. Zëdhënësi Shoshani tha se Izraeli publikoi një hartë të zonës së evakuimit dhe urdhrat po lëshoheshin përmes afisheve të hedhura nga qielli, mesazheve dhe transmetimeve radiofonike. Ai tha se Izraeli ka zgjeruar ndihmën humanitare në Muwasi, duke përfshirë spitalet në terren, tendat, ushqimin dhe ujin. Plani i Izraelit për të pushtuar Rafahun ka ngritur shqetësimin global për shkak të mundësisë për dëmtim të më shumë se një milion civilëve palestinezë të strehuar atje.
Rreth 1.4 milionë palestinezë, më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës, janë bllokuar në qytet dhe rrethinat e tij. Shumica u larguan nga shtëpitë e tyre diku tjetër në territor për t'i shpëtuar sulmit të Izraelit dhe tani përballen me një lëvizje tjetër tronditëse, ose rrezikun për t'u përballur me pasojat e një sulmi të ri. Ata jetojnë në kampe tendash, strehimore të tejmbushura të OKB-së ose apartamente të mbushura me njerëz dhe varen nga ndihma ndërkombëtare për ushqim, me sisteme sanitare dhe infrastrukturë të objekteve mjekësore të gjymtuara.
Shtetet e Bashkuara, aleatja më e afërt e Izraelit, kanë kërkuar shmangien e e pushtimit, duke thënë se nuk ka një plan të besueshëm për të mbrojtur civilët. Por, edhe pse Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari janë vënë në përpjekje për një marrëveshje armëpushimi, kryeministri Benjamin Netanyahu përsëriti javën e kaluar se ushtria do të hynte në qytet "me ose pa një marrëveshje" për të arritur qëllimin e saj për të shkatërruar grupin militant Hamas. Të dielën, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant pretendoi se Hamasi nuk ishte serioz në synimet për një marrëveshje dhe paralajmëroi "një operacion të fuqishëm në të ardhmen shumë të afërt në Rafah." Komentet e tij pasuan sulmin e Hamasit në vendkalimin kryesore të Izraelit të dielën për ofrimin e ndihmës, që la pas vetes tre ushtarë të vrarë.
Zëdhënësi Shoshani nuk tha nëse operacioni i ardhshëm në Rafah është një përgjigje ndaj sulmit të së dielës. Ai tha se incidenti nuk do të ketë asnjë efekt në sasinë e ndihmave shumë të nevojshme që hyjnë në Gaza, sepse vendkalimet tjera mbeten funksionale. Ai nuk deshi të komentojë megjithatë, mbi paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara kundër sulmit në Rafah dhe nuk ishte i qartë nëse evakuimi ishte i bashkërenduar me Egjiptin. Egjipti, një partner strategjik i Izraelit, ka thënë se një pushtim ushtarak izraelit i kufirit Gaza-Egjipt, që supozohet të çmilitarizohet, ose çdo lëvizje për të shtyrë palestinezët në Egjipt, do të kërcënonte marrëveshjen e tij të paqes katër dekadash me Izraelin./ VOA
Foto ilustruese UKRAINA- Rusia sulmoi rajonin Sumi të Ukrainës me dronë dhe artileri gjatë natës, thanë Forcat Ajrore të...
Matteo Falcinelli SHBA- Një 25-vjeçar italian, është dhunuar nga policia në Miami të SHBA-ve më 2 shkurt të k&eum...
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Hissein Brahim. NEW YORK- Vendet anëtare të Organizat&e...
Boban Bogdanoviç KOSOVA- I larguar tashmë nga vendi i tij për çështje sigurie, politikani serb Boban Bogdanoviç, bë...
foto ilustruese BRITANI- Katër burra janë arrestuar pasi gjysmë ton kokainë me vlerë 40 milionë paund u gjet në një...
Antarktidë ANTARKTIDA- Shkencëtarët kanë zbuluar se çfarë po bën që një vrimë e përmasave të ...
Përfaqësuesit e BRICS INDIA- Vendet e BRICS, një organizatë ndërqeveritare e përbërë nga Brazil...
foto ilustruese GAZA- Një zyrtar i lartë i OKB-së akuzoi të dielën Izraelin se vazhdon të mohojë aksesin humanitar t&eum...
foto nga vendngjarja GREQI- Në burgun “Koridhalos” aty ku vuajnë dënimin shumë shqiptarë, policia greke ka gjetur nj&e...
foto ilustruese RUSI- Forcat ruse dyshohet se kanë ekzekutuar të paktën 15 ushtarë ukrainas që po përpiqeshin të dor&eum...